By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi: 14 milionë turistë pritet që të vizitojnë Shqipërisë
May 15, 2025
Përfundon takimi i presidentes me liderët, s`ka marrëveshje
May 15, 2025
Starmer: Bashkëpunim për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake
May 15, 2025
Studentët serbe do të vizitojnë Kosovën
May 15, 2025
Makina përfundon në kanal, humb jetën punonjësi i policisë
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Cilat janë sanksionet e reja që BE-ja po përgatit ndaj Rusisë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Cilat janë sanksionet e reja që BE-ja po përgatit ndaj Rusisë?
Ballina 2Rajon / Botë

Cilat janë sanksionet e reja që BE-ja po përgatit ndaj Rusisë?

Kosova Times
Last updated: 2024/05/14 at 4:22 PM
Kosova Times Published May 14, 2024
Share
SHARE

Më 8 maj, Komisioni Evropian ua prezantoi ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një rund të ri sanksionesh ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë. Propozimi, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, çuditërisht është ambicioz, marrë parasysh se në të kaluarën blloku ka miratuar një sërë paketash të dobëta sanksionesh.

Pyetja kyçe tani është nëse masat, nëse miratohen, do të ruajnë peshën e tyre. Pasi që masat duhet të miratohen në mënyrë unanime, ekziston rreziku që ato të dobësohen.

Çuditërisht, masat e propozuara prekin energjinë ruse, sektor që nuk është prekur që kur BE-ja arriti të vendosë pothuajse një ndalesë ndaj importeve ruse të naftës më 2022, pas disa muajsh mospajtime diplomatike. Këtë radhë, Komisioni Evropian ka propozuar që të goditet me sanksione gazi i lëngshëm natyror rus (LNG).

Megjithatë, sanksionet e propozuara nuk sugjerojnë ndalim të importeve direkte për në BE, të cilat përbëjnë rreth 5 për qind të konsumit të energjisë të bllokut dhe mund të zëvendësohen menjëherë, sipas vlerësimeve të KE-së. Në vend të kësaj po sugjerohet një qasje graduale, duke ndaluar transportin, që do të thotë se vendet e BE-së nuk do të lejohen që të rieksportojnë LNG-në ruse dhe për rrjedhojë anijet ruse do të detyrohen të bëjnë udhëtime më të gjata që gazi të arrijë në destinacionin përfundimtar.

Gjithashtu ka një ndalesë për investime apo ofrimin e shërbimeve për projekte të mëdha infrastrukture ruse të LNG-së që janë duke u ndërtuar: Arctic LNG dhe Murmansk LNG. Shtetet e mëdha sikurse Gjermania, Franca dhe Italia veçse kanë kërkuar që të një vlerësim se çfarë ndikimi do të kishin masat e lidhura me LNG-në, nëse ato do të miratoheshin, duke sugjeruar se shtetet anëtare janë në siklet për këtë lëvizje.

Një tjetër çështje që mund të jetë e ndërlikuar që të marrë dritën e gjelbër nga shtetet anëtare të BE-së është propozimi për ndalimin e importit të heliumit. Deri më tani, importet e heliumit nga Rusia në BE janë në vlerë prej vetëm 1 miliard dollarë në vit, por Rusia ka ambicien që në të ardhmen të bëhet një prej furnizueseve më të mëdha në botë me helium.

Në propozim, po ashtu ka një përpjekje për të zgjeruar përgjegjësitë për shkeljen e sanksioneve ndaj kompanive partnere të BE-së jashtë bllokut, që mund të jetë një hap shumë i madh për shtetet anëtare të BE-së, pasi ato argumentojnë se është shumë e ndërlikuar që të gjurmojnë se apo respektohen të gjitha masat e vendosura nga Brukseli dhe se kjo do të ishte një barrë shumë e madhe për kompanitë.

Por, çfarë tjetër përfshin propozimi i KE-së? Është edhe ndalimi i përdorimit të Sistemit për Transfer të Mesazheve Financiare (SPFS), një lloj sistemi SWIFT me bazë në Moskë, ndalim i cili duhet të miratohet ,edhe pse Hungaria ka shprehur rezerva.

Pastaj edhe ka gjëra që duken se mund të miratohen lehtë, por potencialisht mund të mos pranohen nga shtetet anëtare. Një prej tyre ka të bëjë me kufizimin e përdorimit dhe transferimit në Rusi të të drejtave të varieteteve bujqësore, që u japin fermerëve kontrollin ekskluziv për mbjelljen, korrjen, shitjen, eksportin dhe importin e llojeve të caktuara. Për këtë gjë, shqetësim kanë shprehur Franca dhe Portugalia, duke argumentuar se një veprim i tillë mund të çojë në mungesë të ushqimit në botë.

Po ashtu do të jetë interesante të shihet nëse ndalesa e propozuar ndaj financimit shtetëror rus për partitë politike me bazë në BE, fondacionet, institutet, organizatat joqeveritare dhe ofruesit e shërbimeve mediale në bllok do të hiqet. Disa shtete, veçmas Hungaria dhe Sllovakia, gëzojnë raporte të ngushta me Kremlinin dhe mund të mos kenë vullnet ta miratojnë një ndalesë të tillë. Të tjerët, sikurse Holanda dhe Suedia, kanë kufizime kushtetuese sa i përket ndërhyrjes së shtetit në financimin e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile.

Propozimi për ndalimin e blerjeve të mallrave kulturore ukrainase nëse ato dyshohen se janë mallra që ilegalisht janë larguar nga Ukraina, pritet të miratohet pa problem. Po ashtu përpjekja për të ndaluar operimin në BE të kompanive të transportit, kur 25 për qind e pronësisë së tyre është në duart e rusëve, po ashtu pritet të miratohet. Kjo masë është më e drejtpërdrejtë se status quo-ja, ku kompanitë mund të bllokohen nëse rusët kanë shumicën e aksioneve të tyre. Masat që godasin flotën “në hije” të Moskës – anijet që kanë pronësi të paqartë, të cilat Moska i përdorë për të shmangur ndalesën e transportit të naftës në bllok – po ashtu pritet të miratohet.

Po ashtu pritet që të propozohet ndalimi i transmetimit të rrjetit propagandues prorus, Voice of Europe, agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti, gazetave ruse Izvestia dhe Rossiiskaya. Nëse vendoset një masë e tillë, këto katër kompani do të vendoseshin në listën e njëjtë të zezë të BE-së ku gjenden RT dhe Sputnik. Kjo nënkupton që qytetarët e BE-së nuk mund të kenë qasje në produktet mediale të këtyre mediumeve, por korrespondentët nga këto kompani do të kenë të drejtë të raportojë nga shtetet e bllokut. Një vendim i tillë mund të merret ndaras nga ambasadorët e BE-së kur ata të mblidhen sërish në Bruksel më 15 maj.

Po ashtu ka sugjerime për ngrirje të aseteve dhe vendosje të ndalesave të udhëtimeve ndaj dy personave të lidhur me Voice of Europe: Artem Marchevskiy dhe Viktor Medvedchuk. Në propozim thuhet se “Marchevskiy ka përdorur Voice of Europe si mjet për kanalizimin e burimeve të papërcaktuara financiare për shpërblimin e propaganduese dhe për të ndërtuar një rrjet ndikimi që e lidhë Medvedchukun dhe bashkëpunëtorët e tij me përfaqësuesit e partive politike në Evropë”.

Si gjithmonë, janë propozuar disa gjëra interesante. Një ndalesë për fluturimin e avionëve rusë mbi territorin e BE-së hyri në fuqi menjëherë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, udhëtarët rusë kanë përdorur mënyra kreative për të shmangur këtë masë, duke përdorur vendet sikurse Armenia, Gjeorgjia dhe Turqia, ose duke fshehur se kush qëndron pas kompanive të flurimeve. Tani, Komisioni Evropian po propozon që të forcohet kjo masë, duke shtuar kërkesën që operatorët e fluturimeve të bëjnë të ditur pronarin e avionit dhe kombësinë e pasagjerëve. Megjithatë, ka një përjashtim në këtë drejtim. Përjashtimi ndaj një kërkese të tillë është propozuar të bëhet në rastet kur avionët kanë më pak se katër ulëse. Por, një përjashtim i tillë duket se është ideal për avionët e vegjël privatë që përdoren nga rusët e pasur.

Më pas është rasti i Bjellorusisë. KE-ja po sugjeron masa për Minskun që veçse janë miratuar për Rusinë. Këtu përfshihen, veç tjerash, ndalesat për importe të komponentëve të navigimit detar, diamanteve, arit dhe thëngjillit. Po ashtu, është propozuar që të ndalohet ofrimi i disa shërbimeve të teknologjisë informative për Bjellorusinë.

Një tjetër përjashtim i rëndësishëm po ashtu është sugjeruar: mundësia që potasi bjellorus të lejohet – që përdoret për plehrat artificiale në agrikulturë – që të dërgohet përmes BE-së në shtetet e treta ku ka pasiguri ushqimore. Deri më tani, potasi bjellorus është ndaluar dhe do të vazhdojë të jetë i ndaluar, por tani është bërë një sugjerim që mund të miratohet një aneks i dokumentit, në të cilin emrat e shteteve të treta, që janë në rrezik, mund të shtohen në rast se në të ardhmen ato kanë mungesë potasi. Shtetet baltike janë kundër një lëvizjeje të tillë, pasi kanë argumentuar se një gjë e tillë do të shpërblente regjimin e Alyaksandr Lukashenkas dhe do t’i detyronte ata që të lejojnë kalimin transit të produkteve bjelloruse nëpër vendet e tyre. Shtete të tjera, sikurse Italia, Portugalia dhe Spanja kanë kundërshtuar, duke thënë se BE-ja duhet të bëjë më shumë që të shmangë akuzat se po shkakton mungesë të ushqimit në nivel global dhe që një aneks i tillë është zgjidhja e fundit dhe një zgjidhje e mirë. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Studentët serbe do të vizitojnë Kosovën

Detajet e incidentit në Estoni: “Su-35 rus hyri në hapësirën e NATO-s, kjo është serioze”

Pas tre dekadave bie në prangat greke nje nga kriminelët më të kërkuar ne BH

Sanchez: Ne nuk tregtojmë me një shtet gjenocidal

Turqia kërkoi një shtyrje, negociatat do të zhvillohen pasdite pa Trumpin dhe Putinin. Zelensky zbarkoi

TAGGED: #BE-ja, #Rusia, #Sanksione
Kosova Times May 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Krimi: Kontrabandisti më i kërkuar i emigrantëve në Evropë i mbiquajtur “Scorpion” pas hetimit të BBC

Kosova Times Kosova Times May 14, 2024
Biden e siguron Zelenskyn lidhur me mbështetjen globale për Ukrainën
Nancy Pelosi do të garojë sërish në zgjedhjet e Kongresit
Italia rikthen artefaktet antike nga ShBA-ja
Kreu i LDK në mesazhin e fund vitit: Paralajmëron mobilizim të anëtarësisë dhe godet rivalët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?