Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu përmes një postimi në Facebook ka njoftuar që kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës Junik-Rastavic me të cilën Juniku lidhet me regjionin e Pejës dhe atë të Gjakovës.
Tutje, Shehu tha se ky projekt ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse rruga Junik-Rastavicë paraqet artieren kryesore që pos që lidh regjionin e Pejës dhe të Gjakovës do të shërbej edhe për lidhjen me pjesën tjetër të Dukagjinit.
“Kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës Junik-Rastavic. Ky projekt ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse rruga Junik-Rastavicë paraqet artieren kryesore me të cilën Juniku lidhet me regjionin e Pejës dhe regjionin e Gjakovës por edhe me pjesën tjetër të Dukagjinit”, tha Shehu.
Rruga Junik-Rastavicë është ndërtuar në vitin 1976 dhe pas një kohe kaq të gjatë kjo rrugë po shtrohet që nga fillimi në tërësi së bashku me infrastrukturën përcjellëse (zgjerimi i rrugës, trotuaret, ndriçimi dhe shtigjet për biçikleta) dhe në përputhje me standardet moderne rrugore.