By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lansohet platforma dhe këndi “Made in Kosova”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Lansohet platforma dhe këndi “Made in Kosova”
Financa

Lansohet platforma dhe këndi “Made in Kosova”

Kosova Times
Last updated: 2024/05/14 at 6:37 PM
Kosova Times Published May 14, 2024
Share
SHARE

Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in Kosova”, që vjen si rezultat i bashkëpunimit  ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe agjencisë amerikane USAID.

“Made in Kosova” apo MIK synon të jetë dritarja e parë digjitale institucionale e cila do të përmbush interesimin e njerëzve për të mësuar më shumë për realitetin e potencialin ekonomik, kulturor e turistik të vendit tonë, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Bëhet e ditur se kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se ky projekt prezanton potencialin, kreativitetin dhe veprimtarinë e vendit tonë, drejt një njohje të gjerë e një tregu ndërkombëtar përmes misioneve tona diplomatike e konsullore.

“Platforma “Made in Kosova” nuk është simbolike, por përmban informata të detajuara mbi dhjetë sektorët kyç të vendit tonë, me shifra të cilat jo vetëm iu shërbejnë investitorëve potencial por që tregojnë transparencën me të cilën qeveriset vendi ynë”, tha ai.

“Nëse hyn te sektori i verërave për shembull, ke mundësi ta shohësh saktësisht sa hektarë vreshta janë në Rahovec, Suharekë e Malishevë. Ndërsa te përpunimi i drurit figuron që industria në fjalë kishte 1 miliardë euro qarkullim në 5 vitet e fundit. Gjithashtu, platforma krijon mundësi të komunikimit direkt, të kërkesës për vizitë, të cilën MPJD-ja e lidhë me departamentin përkatës. Kështu që “it got lost in the mail” nuk vlen më as për dërguesit e porosisë e as për të cilët e pranojnë atë”, shtjelloi më tej ai.

Kurti shtoi se platforma krijon mundësi edhe të komunikimit direkt, të kërkesës për vizitë, të cilën Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e lidhë me departamentin përkatës.

Ndërkaq, këndi fizik i “Made in Kosova” mundëson që prodhuesit, artistët dhe sipërmarrësit tanë të shfaqen në çdo mision diplomatik. Sipas kryeministrit Kurti, synimi i platformës dhe këndit MiK është të ndërtojë një imazh të fuqishëm dhe të besueshëm të Kosovës, duke shtrirë mundësitë për bizneset vendore për të hyrë në tregje të reja dhe për të tërhequr drejtpërdrejtë investime të huaja.

Gjersa po jetësohen këto iniciativa, kryeministri kujtoi mungesën e një platforme të tillë deri më sot, ku si pasojë Kosova qëndroi e izoluar për shumë vite jashtë vëmendjes që pothuajse të gjitha shtetet evropiane e gëzojnë. “Sot, ne shpalosim vendin ku mund të shihet potenciali dhe puna e vendit tonë. E me emrin e kësaj platforme, ne nderojmë miqësinë kosovare dhe të gjithë ata që shërbyen si diplomatë të vendit tonë, para se të kishte ministri të punëve të jashtme e aq më pak ambasadorë”, tha ai.

Zëvendëskryeministrja Gërvalla, në fjalën e saj hyrëse, u shpreh se Platforma MIK do të ofrojë informata rreth industrive kryesore të Kosovës, të bërit biznes në Kosovë, turizmit, eksportit, ngjarje të ndryshme, si dhe informata tjera relevante për mërgatën dhe të interesuarit për biznesin, kulturën dhe turizmin në Kosovë, thuhet tutje në këtë njoftim.

“Ambasadat, konsullatat dhe misionet tona gjithandej botës, angazhohen edhe në promovimin e bizneseve tona vendore, në rritjen e eksportit dhe rrjetëzimit të bizneseve tona me atë të diasporës dhe me bizneset e huaja. Platforma MIK do të jetë një ndihmesë e madhe edhe në këtë drejtim. Kështu ne rrisim ekonominë tonë, kështu rrisim punësimin, ndalim migrimin e të rinjve, marrim përvoja të reja dhe fuqizojmë imazhin tonë në botë”, tha ajo.

Duke qenë fryt i bashkëpunimin me USAID, me rastin e lansimit të platformës sot, si një nga folësit kryesor ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Në fjalën e tij, krahas rëndësisë edhe potencialit të sektorin privat në Kosovë, ai foli edhe për bashkëpunimin rreth krijimit të platformës “Made in Kosova”, për të cilën ai tha se do të krijojë hapësirë për diçka shumë të rëndësishme siç është diplomacia komperciale, duke i ofruar investitorëve potencialë të dhëna praktike rreth Kosovës dhe mundësitë për investime.

Ndërkaq, zëvendësministrja Liza Gashi teksa falënderoi të gjithë hisedarët që kanë ndihmuar në këtë platformë, dha detaje rreth idesë, zhvillimit dhe punës deri në krijimin dhe lansimin e saj sot. Ajo foli për zanafillën e projektit të bazuar në analiza dhe të dhëna që kanë treguar për nevojën për një platformë që i përgjigjet interesimit të vizitorëve të shumtë në misionet tona diplomatike. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times May 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kuçi: Kushtetuta e Kosovës ndërtoi bazamentin e shtetit

Kosova Times Kosova Times April 9, 2024
Sulmohet në tubim opozitari kontrovers serb Branimir Nestoroviq
Kualifikimet për Botërorin 2026: Kosova e nis në Zvicër
Loriana Kuka e nis me fitore Grand Prix Upper Austria
Një zjarr shpërtheu në kryqëzorin e vetëm aeroplanmbajtës në flotën ruse “Admiral Kuznetsov”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?