By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vend parkimi prej 11 metrash katrorë në Athinë u shit për 197,000 euro
November 25, 2025
Osmani: Femicidi është një krizë kombëtare, letrat nuk shpëtojnë jetë
November 25, 2025
MPJD konfirmon arrestim në Serbi, kërkon reagim nga Bashkësia Ndërkombëtare
November 25, 2025
“Rrezik”: Çfarë përcollën mediat ruse nga fjalimi i Vuçiçit në lidhje me Industrinë Serbe të Naftës?
November 25, 2025
Secili ndan një hartë që tregon personin më të famshëm nga secili vend evropian
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ligji për “agjentë të huaj” para Kuvendit të Republikës Sërpska më 22 maj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ligji për “agjentë të huaj” para Kuvendit të Republikës Sërpska më 22 maj
Ballina 2Rajon / Botë

Ligji për “agjentë të huaj” para Kuvendit të Republikës Sërpska më 22 maj

Kosova Times
Last updated: 2024/05/14 at 6:59 PM
Kosova Times Published May 14, 2024
Share
SHARE

Projektligji që përcakton se kush janë “agjentë me ndikim të huaj’ në Republikën Sërpska, entitetin serb në Bosnje-Hercegovinë, është caktuar për diskutim më 22 maj.

Projektligji është hartuar pas propozimeve për të pasur një regjistër të posaçëm për punën e organizatave joqeveritare, që më gjerësisht njihet si ligji për “agjentë të huaj”.

Në projektligj “agjentët me ndikim të jashtëm” përcaktohen si organizata joqeveritare që u ndihmojnë subjekteve të huaja dhe që merren me aktivitete politike, ndikojnë në opinionin publik, si dhe personat që “shkelin integritetin dhe Kushtetutën e Republikës Sërpska”.

Propozimi është publikuar në faqen e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Sërpska.

Dokumenti parasheh edhe ndalim të veprimtarisë për organizatat, në rast të shkeljes së “integritetit të Republikës Sërpska”.

Në rast të miratimit, një organizatë joqeveritare obligohet me ligj “të dorëzojë një aplikacion në Ministrinë e Drejtësisë brenda 15 ditëve të pranimit të fondeve apo ndonjë tjetër lloji të ndihmës prej një entiteti të huaj”.

Projektligji parasheh që Ministria e Drejtësisë e Republikës Sërpska të monitorojë aktivitetet e organizatave joqeveritare, përveç territorit ku shtrihet entiteti serb, edhe në pjesë tjera të Bosnje-Hercegovinës.

Pritjet janë që ligji të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.

Udhëheqësi i Ministrisë së Drejtësisë, i cili e ka propozuar ligjin është Millosh Bukejlloviq, i cili është sanksionuar prej Shteteve të Bashkuara prej korrikut të vitit të kaluar, për punën e bërë në hartim të ligjit për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës.

Një analizë e bërë prej Radios Evropa e Lirë ka lënë të kuptohet se ligji për agjentë të huaj është i ngjashëm me atë të Rusisë, të vitit 2012.

Më 2017, Qeveria ruse e ka shtuar Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë, si dhe gjashtë shërbime tjera në listën e “agjentëve të huaj”.

Grupet ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Qeveria amerikane si dhe Bashkimi Evropian, e kanë akuzuar Qeverinë ruse për shfrytëzim të ligjit për “agjentë të huaj” për të shtypur kundërshtarët politikë.

Ambasada amerikane në Bosnje i ka thënë më parë Radios Evropa e Lirë se një ligj i tillë në Republikën Sërpska është “jodemokratik”, dhe nëse zbatohet, do të shkelë të drejtën e lirisë së shprehjes.

Ligji është kritikuar edhe nga shumë organizata joqeveritare në Bosnjë-Hercegovinë dhe shumë institucione e organizata ndërkombëtare.

You Might Also Like

Vend parkimi prej 11 metrash katrorë në Athinë u shit për 197,000 euro

“Rrezik”: Çfarë përcollën mediat ruse nga fjalimi i Vuçiçit në lidhje me Industrinë Serbe të Naftës?

Secili ndan një hartë që tregon personin më të famshëm nga secili vend evropian

Operacioni i Madh i Ukrainës me Dron + Raketa djeg ‘AWAC’-et ruse dhe rafineritë e naftës

Çfarë monstra . Përdhunojnë vajzën (18) para syve të të fejuarit të saj

Kosova Times May 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Barcelona me fitore të thellë nga Girona

Kosova Times Kosova Times September 15, 2024
Haradinaj prezanton kandidatët në Rahovec
Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, vizitë zyrtare në FFK për forcimin e bashkëpunimit
Sekreti i fshatit Vaccina. Programi rus i armëve biologjike
Aksident në rrugën `Xheladin Rekaliu`, rrotullohet makina
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?