By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vërshime në Volljakë, banorët evakuohen dhe bizneset ndalojnë punën
January 7, 2026
Osmani viziton Gjakovën: Do punojmë bashkë që kjo situatë të tejkalohet
January 7, 2026
KQZ: Ende s’janë sjellë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë
January 7, 2026
Lladrovci: Rruga Drenas–Guri i Plakës mbetet e bllokuar
January 7, 2026
FSK: Në gatishmëri të plotë për ndihmë pas vërshimeve
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OBSh: Asgjë gabim me shifrat e Gazës për viktimat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > OBSh: Asgjë gabim me shifrat e Gazës për viktimat
Ballina 2Rajon / Botë

OBSh: Asgjë gabim me shifrat e Gazës për viktimat

Kosova Times
Last updated: 2024/05/14 at 4:32 PM
Kosova Times Published May 14, 2024
Share
SHARE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka shprehur besim të plotë në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë lidhur me shifrat e të vdekurve nga konflikti në muajt e fundit.

OBSh-ja ka thënë se është duke iu afruar konfirmimit të shkallës së viktimave, pasi Izraeli i ka vënë në pikëpyetje të dhënat.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë e ka përditësuar javën e kaluar shifrën e viktimave nga konflikti i nisur më 7 tetor të vitit të kaluar në 35.000, duke thënë se rreth 25.000 janë identifikuar plotësisht – shumica gra dhe fëmijë.

Konflikt Izrael – Hamas ka nisur pasi militantët e Hamasit, grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Izraeli më pas ka nisur ofensivën në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit.

Izraeli ka reaguar së fundi, duke thënë se shifrat nuk janë të sakta, pasi autoritetet palestineze patën vlerësuar fillimisht që më shumë se 70 për qind e personave të vrarë kanë qenë gra dhe fëmijë.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara i kanë ripublikuar të dhënat palestineze, të cilat tani e kanë tejkaluar shifrën e 35.000 të vdekurve.

“Asgjë gabim me të dhënat, të dhënat e përgjithshme (më shumë se 35.000) janë ende të njëjtat”, ka thënë zëdhënësi i OBSh-së Christian Lindmeier në një konferencë për media në Gjenevë.

“Fakti që kemi 25.000 njerëz të identifikuar është një hap përpara”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se beson që rreth 60 për qind e viktimave janë gra dhe fëmijë dhe që shumë të tjerë që kanë mbetur nën rrënoja do të jenë të kësaj kategorie, kur të identifikohen.

Lindmeier ka thënë se është “normale” që shifrat e viktimave të ndryshojnë nëpër konflikte, duke rikujtuar se edhe Izraeli e ka zvogëluar ndërkohë shifrën e viktimave pas sulmeve të Hamasit.

You Might Also Like

Lladrovci: Rruga Drenas–Guri i Plakës mbetet e bllokuar

SHBA sekuestron tankerin e naftës me flamur rus të lidhur me Venezuelën

Amerika bashkon kundërshtarët e betuar në Lindjen e Mesme, dihet se për çfarë u ra dakord

Putini festoi Krishtlindjet i rrethuar nga oficerë të GRU-së

WSJ: Rusia dërgoi një nëndetëse për të shoqëruar një cisternë nafte

Kosova Times May 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Sot dy ndeshje interesante për adhuruesit e basketbollit

Kosova Times Kosova Times March 26, 2023
Abdixhiku: Gjenocidi në Srebrenicë, tragjedia më e madhe njerëzore pas luftës së dytë botërore
“Një shuplakë për Vuçiçin në mes të Beogradit”:Mediat rajonale për vizitën e Von der Leyen në Serbi?
Borrell pret që Kurti e Vuçiqi të takohen “së shpejti” për mbështetje të propozimit
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?