By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kryeministri pakistanez priti 40 minuta që Putini të takohej me Erdoganin, pastaj i ‘u prish filmi’
December 12, 2025
BE kthesë jashtëzakonisht të rëndësishme në lidhje me vendimin për të ndaluar plotësisht automjetet me benzinë ​​dhe naftë!
December 12, 2025
Rusia goditi një anije transporti turke në portin e Chornomorsk në rajonin e Odessa-s
December 12, 2025
Bashkimi Evropian ka rënë dakord për një ngrirje të pacaktuar të aseteve ruse
December 12, 2025
Ukraina mohon pretendimin e Putinit për rënien e Siverskut, ndërsa Kievi rrethon forcat ruse në Kupyansk
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pas raportimit të REL-it, dy toksikologët e Biokimisë transferohen në tjetër departament
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Pas raportimit të REL-it, dy toksikologët e Biokimisë transferohen në tjetër departament
Shëndetësi

Pas raportimit të REL-it, dy toksikologët e Biokimisë transferohen në tjetër departament

Kosova Times
Last updated: 2024/05/14 at 2:59 PM
Kosova Times Published May 14, 2024
Share
SHARE

Dy toksikologët e Klinikës së Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, do të zhvendosen prej aty, pas raportimit të Radios Evropa e Lirë se të dy ata nuk e kanë kryer punën e tyre, për të cilën kanë pasur kontratë nga viti 2021.

Për raportimin më 7 maj, Islami dhe Bajraktari – të vetmit toksikologë në QKUK – kanë pranuar se nuk i kryejnë detyrat e tyre, duke thënë se nuk kanë kushte për trajtimin e rasteve toksikologjike.

“Pas raportimit tuaj, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka shqyrtuar rastin e toksikologëve në Klinikën e Biokimisë dhe ka vendosur që të dy ata të transferohen menjëherë në Barnatoren Qendrore të ShSKUK-së, për t’i kryer detyrat që u takojnë me kontratë”, tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi.

Transferimi, sipas tij, do të jetë i përkohshëm, deri në themelimin e laboratorit të toksikologjisë në kuadër të Klinikës së Biokimisë.

Azizi shtoi se edhe për drejtorin e Biokimisë, Shemsi Veseli, tash për tash, janë duke u shqyrtuar disa rregullore, pasi në një periudhë kohore “ai e kishte njoftuar ShSKUK-në për mospunën dhe mosangazhimin e toksikologëve”.

Departamenti ligjor i ShSKUK-së konfirmoi për REL-in se është duke u marrë me rastin në fjalë, përkatësisht “duke vlerësuar dhe identifikuar përgjegjësinë individuale”.

Islami dhe Bajraktari kanë nënshkruar kontratë me ShSKUK-në nga marsi i vitit 2021 dhe që nga ajo kohë kanë marrë pagë prej më shumë se 1.200 eurosh në muaj.

Udhëheqja e ShSKUK-së, ndërkohë, është ndërruar dhe Azizi, i cili ka marrë detyrën rreth një vjet më parë thotë se, deri vonë, nuk ka qenë në dijeni për rastin e tyre.

REL-i ka biseduar edhe me ish-drejtorin e ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, i cili i ka nënshkruar kontratat me toksikologët në fjalë, por ai ka thënë se “nuk i kujtohet koha kur janë nënshkruar ato”.

Ekipi i REL-it ishte i pranishëm në Klinikën e Biokimisë edhe të martën më 14 maj, ku pa se Islami dhe Bajraktari ishin nënshkruar në fillim dhe në fund të orarit të punës.

You Might Also Like

MSH forcon shërbimet emergjente, 8 autoambulanca të reja për komunat

Ky ushqim ul sheqerin në gjak brenda sekondave

Realizohet për herë të parë zëvendësimi i harkut të aortës në QKUK

6 të vdekur e 31 raste të reja me HIV / AIDS në vitin 2025

Evropa mbetet e vonuar në zbulimin e infeksioneve me HIV

Kosova Times May 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bislimi takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, flasin për situatën në veri

Kosova Times Kosova Times June 1, 2023
Sindikata insiston në shkarkimin e kryeshefit të “Trepçës” – Opozita: Leja duhet të jepet nga “mbreti” Albin Kurti
Bosnja dënon pesë serbë etnikë për krime të kryera gjatë luftës
Kurti: Draft-statuti për Asociacionin ndërpret trashëgiminë e mosnjohjes së Kosovës
Heshtje nga Pekini ndërsa Rusia mburret me marrëveshjen e tubacionit të gazit “Fuqia e Siberisë 2”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?