By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lufta po konsumon njerëz, por Kremlini ofron paga të mëdha
December 11, 2025
Demonstrata masive në të gjithë Bullgarinë: Më shumë se 150,000 njerëz në rrugë përpara miratimit të euros
December 11, 2025
Një familje amerikane padit OpenAI. “ChatGPT e inkurajoi djalin të vriste nënën”
December 11, 2025
“Herën e fundit që e pashë mamin tim”: 11-vjeçari ukrainas që u zhvendos në Strasburg – Përkthyesi shpërtheu në lot
December 11, 2025
Fituesja e Çmimit Nobel nga Venezuela, Maria Machado, mbërriti fshehurazi në Oslo
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sveçla mori pjesë në Konferencën Ndërministrore të vendeve të Ballkanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sveçla mori pjesë në Konferencën Ndërministrore të vendeve të Ballkanit
Lajme

Sveçla mori pjesë në Konferencën Ndërministrore të vendeve të Ballkanit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/14 at 7:05 PM
Kosova Times Published May 14, 2024
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mori pjesë sot në Konferencën Ndërministrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor “Bashkëpunimi për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit Perëndimor”, që është duke u mbajtur në Tiranë, në prag të Samitit të Berlinit.

Bëhet e ditur se Sveçla tha se është i rëndësishëm fakti që ky takim po zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, pak para Samitit të Berlinit, si një nismë e krijuar bazuar në vlerat themelore të Bashkimit Evropian, atë të paqes, stabilitetit, demokracisë dhe bashkëpunimit. Ai theksoi se pikërisht mbi këtë bazë, duhet të forcohet  më tutje bashkëpunimi rajonal i shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja nga shtetet e tjera partnere dhe strategjike.

“Dëshiroj që ky takim sot të na shërbejë si platformë reflektimi dhe zotimi mes nesh për të mbrojtur vlerat demokratike dhe evropiane, për të ndërtuar veprime dhe mekanizma konkret në luftën kundër krimeve ndërkufitare dhe lëvizjeve migratore si dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë në përgjithësi me shtetet e rajonit dhe më gjerë”, tha ministri në fjalën hyrëse në këtë Ministerial, njofton zyra për informim e MPB-së.

Ai vuri në dukje se Ministeriali, si dhe temat që do të diskutohen në sesione, janë të një rëndësie të veçantë në arritjen e objektivave për përmirësimin e menxhimit të integruar të kufirit, vlerësimit të kërcënimeve ndërkufitare dhe efektivitetit të arritur deri më tani në këto fusha si dhe nevojat e bashkëpunimit rajonal.

“Përpjekjet e vazhdueshme të vendeve tona për të ngritur sigurinë me fokus në luftimin e krimit të organizuar, trafikimit të armëve dhe drogës, migrimit të parregullt dhe trafikimit me qenie njerëzore e kontrabandës, si dhe ngritjen e sigurisë së kufijve, gjithmonë duke u siguruar se respektohen të drejtat e migrantëve, paraqesin rëndësi jo vetëm për shtetet tona dhe rajonin, por edhe për sigurinë e Evropës dhe më gjerë”, theksoi ministri Sveçla.

Duke folur për veprimet konkrete, ministri Sveçla vuri në pah se Qeveria e Kosovës në tri vite të mandatit përballë sfidave ka shënuar rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, migrimit të paligjshëm e trafiqeve të ndryshme.

Në këtë njoftim bëhet e ditur se theks të rëndësishëm në këtë ministerial, ministri Sveçla i vuri edhe bashkëpunimit rajonal, në kuadër të angazhimit për parandalimin e kontrabandës dhe trafiqeve të ndryshme, angazhime të cilat kanë rezultuar me mbylljen e 35 rrugëve ilegale prej të cilave 27 njëanshëm me Serbinë, 6 në koordinim me Malin e Zi dhe 2 me Maqedoninë e Veriut. Ai tha se nisur nga kjo, Kosova dhe institucionet e saj të sigurisë, kanë dëshmuar se janë partnerë seriozë në nismat rajonale, shpeshherë duke u marrë edhe si shembull për rajonin, jo vetëm në nivel organizativ, por edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe armëve, por edhe formave të tjera të trafikimit, zbatimin e Udhërrëfyesit për AVL-të etj.

Sot edhe formalisht u zgjerua bashkëpunimi mes Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, si dhe Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, përmes nënshkrimit të deklaratës për angazhime të përbashkëta në luftimin e krimit dhe migracionit të paligjshëm.

“Ky bashkëpunim ndihmon edhe më shumë në zgjerimin e bashkëpunimit në nivel operacional midis agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe angazhimet e përbashkëta do të ndihmojnë në shkatërrimin e grupeve kriminale që veprojnë jo vetëm në rajon por edhe më gjerë”, përmbylli rezymenë e tij në Ministerialin e Tiranës, ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, njofton zyra për informim e MPB-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rrahje në Prishtinë, shoqërohen tre persona në polici

Gurthemeli në ‘Zahir Pajaziti’, Kurti: Ia kemi borxh Llapit, ka dhënë yje

Kurti për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe: Çështje e KQZ-së

MKRS zgjat afatin për vërtetimet e sponsorizimeve deri më 12 dhjetor

DnV kritikon KQZ-në për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe

Kosova Times May 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Këto janë të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë

Kosova Times Kosova Times December 18, 2024
Putini për herë të parë në 10 vitet e fundit anuloi të gjitha fjalimet e tij vjetore për rusët: eksperti përmendi 4 arsye
Caka: S’kam diskutuar me askënd për funksione publike a politike, s’kam asnjë interesim
Shtohet prodhimi i rukollës, marulla përmbush 100 % konsumin vendor
Kievi: Rusia ka rrëmbyer më shumë se 19 mijë fëmijë ukrainas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?