By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rojet kapën një mace që po sillte pako me drogë NË BURG: Kokainë dhe marihuanë të “kontrabanduar”
May 19, 2025
Oficeri ukrainas jep dorëheqjen nga komanda në brigadën e elitës, kritikon gjeneralët e lartë për ‘misione budallaqe’
May 19, 2025
Merz: Evropa do të rrisë presionin ndaj Moskës përmes sanksioneve
May 19, 2025
Koncerti i parë i Filharmonisë së Kosovës në Bullgari
May 19, 2025
Ndalohen dy zyrtarë publikë, dyshohen për manipulim me patentë-shofer
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fillon edicioni i 23-të i Panairit Ndërkombëtar ”EXPOKOS”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Fillon edicioni i 23-të i Panairit Ndërkombëtar ”EXPOKOS”
Financa

Fillon edicioni i 23-të i Panairit Ndërkombëtar ”EXPOKOS”

Kosova Times
Last updated: 2024/05/15 at 2:39 PM
Kosova Times Published May 15, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë hapëse të edicionit të 23-të të Panairit Ndërkombëtar ‘’EXPOKOS’’, ku po ashtu ishte folës kryesor.

Në fjalën e tij hapëse të kësaj ceremonie, Kryeministri Kurti theksoi se Panairet si ky janë të rëndësishëm për të njohur inovacionet në biznes, për të krijuar lidhje të reja dhe për të ndërtuar partneritete afariste. Ai shtoi se panairet ofrojnë një mundësi të çmuar për bizneset që të vlerësojnë konkurrencën dhe të grumbullojnë njohuri, sepse kështu i ndihmojnë bizneset të ecin përpara më shpejtë e më shumë në treg. Duke folur për veçoritë që e bëjnë Kosovën vend tërheqës për investime ai veçoi pozitën gjeografike që ofron qasje shumë të përshtatshme në tregjet evropiane, në Lindjen së Mesme, e në Afrikën Veriore, por edhe rregullat tatimore në Kosovë. Për këto të fundit, kryeministri theksoi se ato janë më të favorshmet në Ballkanin Perëndimor sa i përket bizneseve.

“Përfitimet përfshijnë 0% tarifë doganore për eksportet, normën e dytë më të ulët të tatimit korporativ në Evropë me vetëm 10%, dhe përjashtime nga tarifat doganore për importet e makinerive dhe materialeve të para që përdoren për përpunim të mëtutjeshëm. Gjithashtu, Kosova ka nënshkruar traktate për shmangien e tatimit të dyfishtë me shtete të ndryshme evropiane”, tha ai.

Ai gjithashtu përmendin edhe mërgatën, veçanërisht në Gjermani, Zvicër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëri të Bashkuar dhe Turqi, si një faktor të rëndësishëm për rritjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë.

“Shumica e investimeve të huaja direkte që kanë ardhur dhe vazhdojnë të vijnë në Kosovë kanë një lidhje të ngushtë me afaristët tanë në diasporë. Pra, ndërmarrësit tanë në diasporë janë ura për investimet e huaja direkte, por të dhënat tregojnë që janë edhe urë për turizmin në Kosovë. Meqenëse një pjesë e madhe e turistëve që vijnë tek ne, janë në fakt miq, dashamirë të njohur të bashkatdhetarëve tanë në Evropën Perëndimore dhe gjetiu. Vendi ynë është përherë falënderues për kontributin që ka dhënë e nuk po rresht së dhëni edhe sot e kësaj dite mërgata jonë”, tha kryeministri.

Në fund të fjalës së tij, ai u shpreh mirënjohës për mikpritjen e përzemërt, u uroi pjesëmarrësve shkëmbime frytdhënëse dhe u ofroi bashkëpunimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për projekte që do t’i kenë në të ardhmen.

Pas ceremonisë, kryeministri Kurti vizitoi kompanitë pjesëmarrëse të cilat prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre në këtë panair.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Unë, kur e pashë këtë emërtimin EXPOKOS, mendja menjëherë më shkoi tek EXPO si eksploro Kosovën, pra që kjo paraqet një thirrje për të zbuluar, për të hulumtuar vendin tonë të bukur e të pasur me njerëz të mrekullueshëm e punëtorë, që të zbulohen edhe trevat edhe bizneset. Ndonëse e dimë që në fakt fjala EXPO ka të bëjë me ekspozimin e produkteve e të shërbimeve për çfarë padyshim se ky edicion i 23-të, është një shans për të gjithë neve, por edhe për ndërmarrësit që të njihen e të vendosin ura komunikimi e bashkëpunimi me njëri-tjetrin.

E nderuara zëvendëskryeministre e Republikës së Kosovës, znj. Emilija Rexhepi,

I nderuari, z.Bekim Xhafa, organizator i Panairit Ndërkombëtar EXPOKOS,

I nderuari, z.Mentor Arifaj, zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

I nderuari, Luan Dalipi, Shef i Stafit në Kryeministri,

Të nderuar përfaqësues të vendeve mike të akredituara në Republikën e Kosovës,

I nderuari, zëvendës ambasador britanik,

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj,  

Panairet si ky janë të rëndësishëm për të njohur inovacionet në biznes, për të krijuar lidhje të reja dhe për të ndërtuar partneritete afariste. Ata ofrojnë një mundësi të çmuar për bizneset të vlerësojnë konkurrencën dhe të grumbullojnë njohuri, ose siç quhet ‘inteligjencë biznesi’, që i ndihmon bizneset të ecin përpara më shpejtë, më shumë në treg.

Kosova, në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit dhe modernizimit të sektorit privat, po shënon hapa të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Pozicionuar në një pikë strategjike në Evropën Juglindore, vendi ynë ofron qasje shumë të përshtatshme në tregjet evropiane, në Lindjen së Mesme, e në Afrikën Veriore.

Në këtë kohë nuk mjafton që të jesh vetëm lokacion i përshtatshëm, ta zëmë për nearshoring, por duhet të jesh edhe për friendlyshoring, pra një bashkërendim i vlerave me demokracitë perëndimore. Ne jemi duke e dëshmuar që demokracia e mirëfilltë edhe e mundëson edhe e mbështetë zhvillimin ekonomik. Ndër arritjet kryesore janë përmirësimet në Kosovë në sundimin e ligjit dhe liritë civile. Kjo është reflektim i një angazhimi të qartë dhe të palëkundur për demokraci dhe për progres.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkanin Perëndimor për periudhën 2023-2025, duke u shfaqur si model i suksesit dhe transformimit. Rritja e jashtëzakonshme e ekonomisë sonë, me një mesatare vjetore prej 6.2% të bruto produktit vendor në tre vitet e fundit, është mbështetur nga rritja e dyfishtë e investimeve të huaja direkte, dyfishimi i eksporteve, rritja e theksuar e qarkullimit në sektorin privat, si dhe një rritje në punësim për 20% në krahasuar me pranverën e vitit 2021. Këto zhvillime kanë kontribuar në një ekonomi më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse, e madje pa krijuar borxhe të reja dhe duke realizuar shpenzime kapitale rekord në vitin 2023.

Kosova planifikon projekte ambicioze në infrastrukturën publike, që kalojnë shifrën e 7 miliardë eurove, duke përfshirë energjinë e ripërtëritshme dhe projekte infrastrukturore që prekin jetën e qytetarëve çdo ditë siç janë projekte në transport (rrugët, hekurudhat, e tunelet), mjedisin (furnizimi me ujë, trajtimin e ujërave të zeza, menaxhimin e mbetjeve) dhe në energji, me synim të prodhimit të 1.2 GW energji nga burimet e ripërtëritshme dhe të rikonstruktimit të termocentraleve ekzistuese me thëngjill.

Suksesi i fundit në ankandin prej 100 MW energji diellore në Kramovik të Rahovecit, të fituar nga një konsorcium i udhëhequr nga një kompani zvicerane me pjesëtarë nga Diaspora jonë në Zvicër, tregon se jemi në rrugën e duhur për të ndërtuar një të ardhme prosperuese.

Gjithashtu, fund të muajit të kaluar kemi përuruar Programin Kompakt nga Millenium Challenge Corporation (MCC), një nismë historike me vlerë prej më shumë se 230 milionë euro, kryesisht e financuar nga një grant i Qeverisë së ShBA-së ku ky projekt do të na bëjë shtetin me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë.

Kurse me mbështetjen e një institucioni tjetër qeveritar Amerikan, USAID, Kosova së fundmi po ashtu ka arritur të marrë vlerësimin e saj të parë të kredisë sovrane nga FitchRatings, BB- që nuk është keq për herën e parë. Kjo arritje pritet të rrisë investimet e huaja, të ulë kostot e huamarrjes, të përmirësojë qasjen në tregjet globale të kapitalit dhe të nxisë rritjen ekonomike.

Të nderuar përfaqësues të bizneseve,

Ju që bartni barrën kryesore edhe të mbushjes të buxhetit të shtetit edhe të zvogëlimit të barrës sociale përmes punësimit të popullsisë posaçërisht të rinjve, ne i mirëpresim mundësinë për të diskutuar mbi mënyrat se si ju mund t’i zgjeroni bizneset dhe rrisni investimet tuaja në Kosovë.

Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në sektorët si industria e lehtë e përpunimit, bujqësia dhe ushqimi, dhe sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit apo (TIK) siç njihet ndryshe e që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së vendit dhe gjithashtu ofrojnë mundësi të reja për investime.

Në vitin 2023, industria e lehtë e përpunimit, duke përfshirë eksportet në pajisje elektrike, plastikë, dru dhe metal, ka përbërë mbi 43% të eksporteve totale të Kosovës. Industria e përpunimit të drurit dhe metalit ofron mundësi premtuese për investime falë burimeve të pasura vendore dhe përvojës së konsoliduar të industrisë. Në Kosovë ka fabrika që lëndën e parë të drurit për industrinë e lehtë të përpunimit të drurit e marrin nga Austria ndërkaq kuzhinat si prodhim final i eksportojnë në Zvicër. Ndërkohë që Austria dhe Zvicra janë vende fqinje. Kjo tregon se shpirti ndërmarrës i Kosovës, dija e prodhimit dhe punëtorët e mundësitë e tjera për bizneset janë tejet të mëdha kur kemi këso shembuj që ilustrojnë progresin tonë.

Sektorët ku ka një ngritje të theksuar janë edhe Bujqësia dhe Ushqimi të cilët kontribuojnë me 17% në eksportet totale dhe përfitojnë nga kostot konkurruese të punës, klima e përshtatshme dhe një industri e lulëzuar e verës.

Duke shfrytëzuar bumin global në Teknologjinë e Informacionin dhe Komunikimit, Kosova tregon rritje të konsiderueshme në shërbimet e Business Process Outsourcing të mundësuara nga kompanitë të cilat janë të mbështetura nga një fuqi pune e kualifikuar dhe shumëgjuhëshe prej rreth 14,000 profesionistësh.

Të nderuar të pranishëm,

Rregullat tatimore në Kosovë janë më të favorshmet në Ballkanin Perëndimor sa i përket bizneseve. Përfitimet përfshijnë 0% tarifë doganore për eksportet, normën e dytë më të ulët të tatimit korporativ në Evropë me vetëm 10%, dhe përjashtime nga tarifat doganore për importet e makinerive dhe materialeve të para që përdoren për përpunim të mëtutjeshëm. Gjithashtu, Kosova ka nënshkruar traktate për shmangien e tatimit të dyfishtë me shtete të ndryshme evropiane.

E me këtë rast dua të përmend edhe një faktor të rëndësishëm për rritjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë: Është mërgata, diaspora jonë e çmuar, e suksesshme dhe e integruar anembanë botës, e veçanërisht në Gjermani, Zvicër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëri të Bashkuar dhe Turqi. Shumica e investimeve të huaja direkte që kanë ardhur dhe vazhdojnë të vijnë në Kosovë kanë një lidhje të ngushtë me afaristët tanë në diasporë. Pra, ndërmarrësit tanë në diasporë janë ura për investimet e huaja direkte, por të dhënat tregojnë që janë edhe urë për turizmin në Kosovë. Meqenëse një pjesë e madhe e turistëve që vijnë tek ne, janë në fakt miq, dashamirë të njohur të bashkatdhetarëve tanë në Evropën Perëndimore dhe gjetiu. Vendi ynë është përherë falënderues për kontributin që ka dhënë e nuk po rresht së dhëni edhe sot e kësaj dite mërgata jonë.

Ata e përfaqësojnë pozitivisht Kosovën jashtë vendit, por edhe kanë krijuar lidhje të fuqishme me bizneset dhe me rrjetet e bizneseve që janë thelbësore për të tërhequr investime dhe për të ndërtuar një ekonomi të fortë.

Oda ekonomike amerikano-kosovare, gjermano-kosovare, zvicerano-austriako-kosovare, më së miri e dinë dhe e dëshmojnë këtë gjë. Teksa i vizitoni këtu stendat, në sallën 1 Tetori, dhe merrni pjesë në diskutime të ndryshme sot, mos harroni se çdo dialog mund të hap dyert për mundësi të reja në bizneset tuaja.

Për sa i përket hapjes së dyerve, Kosova është një shembull i ndritur i hapjes së dyerve për të gjithë qytetarët e saj, për bizneset e huaja, pa marrë parasysh nacionalitetin apo besimin e tyre. Ne duam që bizneset të fitojnë në Kosovë, e Republika e Kosovës të përfitojë prej tyre. Kemi hapur dyert për një prani ndërkombëtare unike, me të cilën kemi ndërtuar për 25 vjet e sidomos në këto 3 të fundit, një nga demokracitë e reja më progresive në botë dhe më të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit tonë Perëndimor. Dyert tona janë të hapura ashtu sikurse edhe të çdo demokracie të zhvilluar perëndimore!

Ato qëndrojnë të hapura, jo vetëm në nxitjen e partneriteteve ndërkombëtare, por edhe në bërjen pioniere e një të ardhme ku prosperiteti ekonomik dhe progresi demokratik ecin dorë për dore. Jo zhvillimi në kurriz të lirisë, ose liria në kurriz të zhvillimit, jo progresi demokratik pa mirëqenie ekonomike, por gjithashtu jo anasjelltas. Të dyja bashkë e ndihmojnë njëra-tjetrën dhe na bëjnë neve një shembull suksesi edhe për të tjerët. Andaj, le t’i përqafojmë këto mundësi së bashku dhe le ta formojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë që nuk e lë asnjë mbrapa.

Unë ju falënderoj shumë për vëmendjen sot, për këtë mikpritje të përzemërt dhe ju uroj shkëmbime frytdhënëse e mbi të gjitha ju ofroj bashkëpunimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për projekte inspiruese që do t’i keni në të ardhmen.

Ju faleminderit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

ZKA prezantoi gjetjet kryesore të auditimit për 2024/2025

Kosova Times May 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kush është Xhesika Aber, ish-prokurorja (43) që u gjet e vdekur në Amerikë?

Kosova Times Kosova Times March 24, 2025
IKD: Për shkak të mosveprimit të institucioneve shtetërore, u privua nga jeta 67-vjeçarja nga Dragashi
Tërmet në Mal të Zi, epiqendra afër Ulqinit
Pesë skenarë pasi Putini fitoi një mandat të ri: Çfarë nënkuptojnë për Rusinë dhe çfarë për Perëndimin?
Meta gjobitet me 1.2 miliardë euro për shkeljen e rregullave të BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?