Presidentja Vjosa Osmani – Sadriu pas deklarimit për media ka vazhduar me homazhe pranë shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Presidentja e vendit është pritë nga qytetarët përballë shtatores së Presidentit,Ibrahim Rugova.
“Jemi në vendlindjen e presidentit Rugova dhe do të kemi mundësi t’i takojmë shumë nga njerëzit që janë rritur e zhvilluar me vizionin e tij dhe vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik vizionit të tij”, ka thënë ajo para se të shkonte për homazhe.
Presidentja Vjosa Osmani – Sadriu është deklaruar për media pas takimit me kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Ferati.
Ajo tha se gjatë ditës në agjendën e saj ka takime me mërgatën, përfaqësuesit e komuniteteve, bizneset dhe qytetarët.
“Ajo me të cilën do të ecim përpara është elektrifikimi sa i përket bjeshkëve të Istogut sepse është projekt që s’kushton shumë, por kthimi është i jashtëzakonshëm për shkak se do të hapen mundësitë për zhvillimin e turizmit malor, për nxitjen e shumë turistëve nga bota për këtë pjesë shumë të bukur, rrjedhimisht zhvillimin ekonomik të kësaj komune dhe Kosovës”, ka thënë Osmani – Sadriu.
Tutje ka përmendur se përveç ndarjes së dekoratave presidenciale për personalitete të shquara të kësaj komune, do të bëj edhe homazhe te përmendorja e Presidentit Ibrahim Rugova.
Osmani në takim me kryetarin e Istogut, do të bëjë homazhe për Rugovën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu e ka nisur në mesditë vizitën e saj ne komunën e Istogut.