By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim i fuqishëm në Diell
July 17, 2025
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë
July 17, 2025
Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri
July 17, 2025
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri sllovak në gjendje të rëndë pas plagosjes me armë zjarri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kryeministri sllovak në gjendje të rëndë pas plagosjes me armë zjarri
Ballina 2Rajon / Botë

Kryeministri sllovak në gjendje të rëndë pas plagosjes me armë zjarri

Kosova Times
Last updated: 2024/05/15 at 8:11 PM
Kosova Times Published May 15, 2024
Share
SHARE

Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico, është në gjendje të rëndë si rezultat i plagosjes me armë zjarri, në përfundim të një tubimi politik të mërkurën, thuhet në faqen e tij në Facebook.

Stacioni televiziv sllovak, TA3, njoftoi se 59-vjeçari Fico u godit me armë zjarri në stomak pas katër të shtënave pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova. Kryeministri po takohej me mbështetësit e tij në qytetin që gjendet rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit. Televizioni sllovak njoftoi për ndalimin e një të dyshuari.

Në një postim në llogarinë e zotit Fico në rrjetin Facebook thuhej se udhëheqësi “është qëlluar disa herë dhe është në rrezik për jetën. Në këtë moment ai po transportohet me helikopter në Banska Bystrica, për shkak të nevojës për ndërhyrje të menjëhershme dhe se Bratislava ishte shumë larg. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare”.

Policia ndalon një person pas incidentit ku u qëllua kryeministri i Sllovakisë.
Policia ndalon një person pas incidentit ku u qëllua kryeministri i Sllovakisë.

Të shtënat në Sllovaki ndodhin tre javë përpara zgjedhjeve vendimtare për Parlamentin Evropian, në të cilat partitë populiste dhe të ekstremit të djathtë në bllokun 27-anëtarësh duket se do të shënojnë përparime.

Nënkryetari i parlamentit të Sllovakisë, Lubos Blaha i shtyu punimet deri në një njoftim të dytë, njoftoi agjencia sllovake e lajmeve TASR.

Partitë kryesore në opozitë, Sllovakia Progresive dhe Liria dhe Solidariteti, anuluan një protestë të planifikuar kundër një plani të debatueshëm të qeverisë për të reformuar radion dhe televizionin publik. Opozita thotë se kjo do t’i jepte qeverisë kontroll të plotë mbi transmetimet publike.

“Dënojmë absolutisht dhe fuqishëm dhunën dhe plagosjen e kryeministrit Robert Fico”, tha Michal Simecka, kreu i partisë Sllovakia Progresive. “Në të njëjtën, kohë u bëjmë thirrje të gjithë politikanëve që të përmbahen nga çdo qëndrim dhe hap që mund të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të tensioneve”.

Presidentja Zuzana Caputova e dënoi sulmin, siç u shpreh ajo “brutal dhe të pamëshirshëm” ndaj kryeministrit.

“Jam e tronditur”, tha zonja Caputova. “I uroj Robert Ficos shumë forcë në këtë moment kritik dhe një rikuperim të shpejtë nga ky sulm.”

Zoti Fico, kryeministër për herë të tretë dhe partia e tij e majtë Smer, fituan zgjedhjet parlamentare të 30 shtatorit në Sllovaki, duke organizuar një rikthim politik pas fushatës me një mesazh pro-rus dhe anti-amerikan.

Kritikët janë të shqetësuar se Sllovakia nën kryeministrin Fico do të braktiste kursin pro-perëndimor të vendit dhe do të ndiqte rrugën e Hungarisë nën kryeministrin populist Viktor Orbán.

Mijëra njerëz kanë protestuar vazhdimisht në të gjithë Sllovakinë kundër politikave të kryeministrit Fico.

Dhuna politike është dënuar nga udhëheqësit në të gjithë Evropën, megjithëse aktualisht nuk dihen motivet e sulmit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dënoi atë që ajo e cilësoi si një “sulm të turpshëm”.

“Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë të përbashkët më të çmuar”, tha zonja von der Leyen në një postim në rrjetin X.

Kryeministri çek, Petr Fiala, e quajti incidentin “tronditës”, ndërsa uroi shërimin sa më të shpejtë të kryeministrit. Ai tha se dhuna nuk duhet toleruar dhe se nuk ka vend për të në shoqëri. Deri në vitin 1992, Republika Çeke dhe Sllovakia kanë qenë pjesë e Çekosllovakisë.

Kryeministri polak, Donald Tusk, shkroi në rrjetin social X: “Lajme tronditëse nga Sllovakia”, duke shtuar se mendjen e kishte tek kryeministri gjatë këtij momenti kaq të vështirë, siç u shpreh ai.

You Might Also Like

Shpërthim i fuqishëm në Diell

Gjykata e dënoi gjeneralin rus me 6 vjet burg dhe ia hoqi gradën

“Jo më pak se 59 goditje me thikë.” Rektori i një Universiteti të Shën Petersburgut i dha një çmim vrasësit

Dy britanikë mbërrijnë me pushime në Portugali. Gjenden të vdekur në pishinë brenda 24 orësh

Vitali Klitschko për DW: “Nevojiten sanksione, jo 50 ditë”

Kosova Times May 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Raporti: Ish-drejtori i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mediat Globale abuzoi me postin, shpërdoroi 1.6 milionë dollarë

Kosova Times Kosova Times May 12, 2023
Bashkëpunëtor i ngushtë i Vulin, i arrestuar në Leposaviq, një muaj paraburgim
Varhelyi: Dialogu është rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë
Azemi: Qeveria ka dështuar në premtimin për `qeveri me duar të pastra`
2444 gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?