By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll
January 6, 2026
Erëza që ata e quajnë “ushqimi i perëndive” thuhet se është e shkëlqyer për zemrën, trurin dhe humbjen e peshës
January 6, 2026
Çantat që do t’i shohim kudo në vitin 2026: 3 trende të papritura retro që po rikthehen
January 6, 2026
Një burrë dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës
January 6, 2026
Shqiperia ne destinacionet më të mira evropiane për kulturë dhe aventurë në vitin 2026
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndryshimet kushtetuese, “nyje” në bisedimet mes VMRO-së dhe VLEN-it
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ndryshimet kushtetuese, “nyje” në bisedimet mes VMRO-së dhe VLEN-it
Rajon / Botë

Ndryshimet kushtetuese, “nyje” në bisedimet mes VMRO-së dhe VLEN-it

Kosova Times
Last updated: 2024/05/15 at 4:43 PM
Kosova Times Published May 15, 2024
Share
SHARE

VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare VLEN kanë njoftuar për takime lidhur harmonizimin e qëndrimeve për Qeverinë e re, por detaje nuk japin asnjëra palë, përveç asaj që tashmë është bërë e ditur se shtyllat e saj bazohen në integrimin evropian, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Përfaqësues të të dyja blloqeve kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se për ndarjen e ministrive do të bisedojnë pasi të bien dakord çështjet programore, apo temat më të ndjeshme, në veçanti ato që kanë të bëjnë me integrimin.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, që pritet të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re, ka paralajmëruar një riorganizim të ministrive, në veçanti të Ekonomisë, Punës dhe Politikës Sociale dhe Arsimit.

Për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe për sundimin e ligjit, VMRO dhe koalicioni VLEN nuk kanë dallime.

Sa i përket integrimit evropian që pritet të jetë ndër shtyllat kryesore të punës së Qeverisë së re, partitë dallojnë në qëndrime lidhur me ndryshimet kushtetuese, që janë kusht për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Ndryshimet duhet të bëhen me qëllim përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës, si popull shtetformues, bazuar në marrëveshjen e arritur me Bullgarinë.

VMRO-DPMNE në fushatën zgjedhore është deklaruar kundër ndryshimit të Kushtetutës “nën diktatin bullgar”, ndërsa koalicioni VLEN, thotë se “është garantues se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin”.

Partia e Mickoskit, zgjidhjen e këtij problemi e sheh te miratimi i ndryshimeve kushtetuese, ndërsa zbatimin e tyre vetëm pasi vendi të jetë pranë anëtarësimit në BE, apo pasi të kenë përfunduar bisedimet.

“Zbatimi me vonesë i ndryshimeve kushtetuese është një alternativë që është plotësisht në përputhje me praktikën e mëparshme të të gjitha shteteve, të cilat para aktit të anëtarësimit të tyre të plotë në BE, zakonisht bëjnë ndryshimet kushtetuese të nevojshme ose të kushtëzuara”, thuhet në programin e VMRO DPMNE-së.

Koalicioni VLEN beson se ndryshimet kushtetuese do të bëhet brenda një periudhë prej 6 deri 9 maj, apo pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, si dhe atyre në Bullgari që të ketë atje një qeveri të qëndrueshme me të cilën shpreson të bisedohet për ndonjë kompromis të ri.

“Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut do të thotë që të ndryshohet Kushtetuta, të bëhen ndryshime të caktuara kushtetuese. Ne të gjithë e dimë se korniza e bisedimeve vështirë se do të mund të ndryshohet. Do të bisedojmë edhe një herë për këtë çështje, sepse në qershor kemi zgjedhje në Bullgari, për të parë nëse do të kemi një qeveri të qëndrueshme në Bullgari, gjë që është shumë e rëndësishme për të ardhmen evropiane”, ka deklaruar Arben Taravari, një nga drejtuesit e koalicionit VLEN.

Ai pret mbështetjeje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian nëpërmjet të dërguarve të tyre, që procesi i integrimit të zhbllokohet dhe me këtë të hapet perspektiva evropiane e vendit.

ShBA-ja, pas betimit të presidentes së re, Gordana Silanovska-Davkova, më 13 maj doli me një komunikatë ku inkurajoi vazhdimin e dialogut ndërmjet Shkupit dhe Sofjes.

“Ne inkurajojmë vazhdimin e dialogut ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në kuadër të angazhimeve të përbashkëta për anëtarësimin e ardhshëm të plotë të Maqedonisë së Veriut në BE”, thuhet në komunikatën e Departamentit të Shtetit.

Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se Qeveria e re maqedonase duhet të mbetet e përkushtuar në integrimin evropian dhe përmbushjen e detyrimeve që dalin nga marrëveshjet bilaterale.

You Might Also Like

Telefonata Trump-Erdogan

Pse Trump ia ktheu shpinën Machados

Trump bëri në gjysmë ore atë që Putini nuk mundi ta bënte në katër vjet

VIDEO Rusët pësuan një katastrofë në sulmin ndaj Kupyanskut

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times May 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Transgjinorja Riki Valerie Kole u bë Miss Holanda

Kosova Times Kosova Times July 10, 2023
Kurti sot për herë të parë në Sarajeve, cmendet Dodik
“Mënyra e formimit të Qeverisë nga partitë fituese, të definohet me norma juridike”
Ambasada e SHBA-së: Kosova ka potencial të bëhet kontribuese në siguri
Kampion irlandez
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?