By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ambasada e SHBA-së në Kosovë përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit
January 27, 2026
Ambasada Gjermane në Kosovë nderon viktimat e Holokaustit
January 27, 2026
Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde
January 27, 2026
I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, kapet në Tiranë
January 27, 2026
Policia e Kosovës njofton për mbylljen e përkohshme të aksit Ferizaj–Gjilan
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Turqia e ekstradon të dyshuarin kryesor për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Turqia e ekstradon të dyshuarin kryesor për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup
Ballina 2Rajon / Botë

Turqia e ekstradon të dyshuarin kryesor për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup

Kosova Times
Last updated: 2024/05/15 at 9:36 PM
Kosova Times Published May 15, 2024
Share
SHARE

Shtetasi maqedonas Lupço Palevski – Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit Panço Zhezhovski, u ekstradua në Maqedoninë e Veriut nga Turqia të mërkurën.

Ai u soll në aeroportin e kryeqytetit maqedonas me një avion të linjës së rregullt Stamboll-Shkup, nga ku u dërgua në burgun e Shkupit nën masa të rrepta të sigurisë.

Autoritetet e burgut kanë bërë të ditur se Palevski do të vendoset në një qeli të posaçme dhe se nuk do të ketë asnjë kontakt me të burgosur të tjerë.

Palevski u arrestua nga policia turke në qytetin Balikesiri më 5 dhjetor 2023.

Kërkesa e autoriteteve maqedonase për ekstradimin e tij në Shkup u miratua nga një gjykatë në Turqi më 30 prill.

Për këtë vrasje të dyfishtë dyshohen edhe tre persona të tjerë, ndërsa pjesë e hetimit është edhe babai i 14-vjeçares.

Trupi i pajetë i 14-vjeçares ishte gjetur në një zonë të braktisur në dalje të Shkupit më 3 dhjetor, ndërsa ai 74-vjeçarit ishte gjetur në qytetin e Velesit.

Vanja Gjorçevska, 14 vjeçe, ishte zhdukur më 27 nëntor, pas daljes nga shtëpia për të shkuar në shkollë.

Sipas organeve të ndjekjes penale, “motivi për këtë rast është përfitimi, me ç’rast një nga personat në marrëveshje edhe me një anëtar të familjes, kanë organizuar dhe kryer aktin me qëllim që të marrin para nga nëna e vajzës së mitur që më pas të gjithë të keni përfitime”.

Sipas policisë maqedonase, viktima tjetër nga Velesi nuk kishte lidhje me vajzën, por kishte hesape të pasqaruara me një anëtar tjetër të grupit të dyshuar kriminal.

You Might Also Like

I mbijetuari i Holokaustit: “Ne na dehumanizuan”

Axhenda ndërkombëtare

Akulli mbulon SHBA-në, qindra mijëra pa energji elektrike, të paktën 30 të vdekur

VIDEO: Narko-nëndetëse u fundos në Azore, 35 balona me kokainë përfunduan në fund të oqeanit

Spastrim në krye të ushtrisë kineze: Çfarë po ndodh në Pekin?

Kosova Times May 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Edhe pse nuk e di çfarë ka ndodhur Borel rrëmbimin e policëve e vlerëson arrestim!

Kosova Times Kosova Times June 15, 2023
Bloomberg përshkroi një skenar të një pushtimi të mundshëm rus të vendeve baltike
Nuk kalon asnjë projektligj në Komisionin për Integrime Evropiane
Gutiérrez ka bërë thirrje që të sigurohen pagat për punonjësit e RTK-së
Pirenejtë magjepsës: Vendi ideal nëse keni nevojë për pushime siç nuk i keni pasur kurrë më parë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?