By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Frontex: Ulet numri i migrantëve të parregullt që përdorin Ballkanin Perëndimor për të kaluar në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Frontex: Ulet numri i migrantëve të parregullt që përdorin Ballkanin Perëndimor për të kaluar në BE
Ballina 2Rajon / Botë

Frontex: Ulet numri i migrantëve të parregullt që përdorin Ballkanin Perëndimor për të kaluar në BE

Kosova Times
Last updated: 2024/05/16 at 3:11 PM
Kosova Times Published May 16, 2024
Share
SHARE

“Rruga e Ballkanit Perëndimor” njohu rënien më të madhe të kalimeve të migrantëve të parregullt drejt Bashkimit Evropian, me rreth 69%, për katër muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit të publikuar të mërkurën nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Kontrollin e Kufijve, Frontex, “Rruga e Ballkanit Perëndimor” njohu rreth 7 mijë kalime të parregullta që nga fillimi i janarit deri në fund të prillit të cilat shënojnë, agjencisë rënien më të madhe në mesin e rrugëve kryesore të migracionit në Bashkimin Evropian.

Sipas Frontex-it edhe kalimet e parregullta kufitare në Bashkimin Evropian në të gjitha rrugëkalimet e tjera në katër muajt e parë të 2024 ranë me gati një të katërtën.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, migrantët e parregullt nga Siria, Turqia dhe Afganistani përbëjnë numrin më të madh të personave që janë evidentuar në rrugën e Ballkanit Perëndimor.

Sipas studiuesve të çështjeve të emigracionit edhe kur migrantët e parregullt kërkojnë azil nuk synojnë të qëndrojnë në vendet e Ballkanit, por e përdorin këtë praktikë për të fituar kohë dhe gjetur mundësi për të kaluar drejt vendeve evropiane.

Pjesa dërrmuese e migrantëve të parregullt prej vështirësive të gjuhës, ekonomive të dobëta të vendeve të Ballkanit, nuk arrijnë të integrohen në tregun e punës.

Vetë vendet e Ballkanit janë prekur ndjeshëm nga emigrimi i banorëve të tyre dhe së fundi në shumë zona sidomos turistike janë rritur nevojat për fuqi punëtore.

Shumë sipërmarrje në Shqipëri kanë dështuar të tërheqin me kontrata fuqi punëtore nga Bangaldeshi, India, Pakistani apo vende të tjera, pasi shumë raste kanë dëshmuar se pas një kohe të shkurtër qëndrimi vetëm disa mujore punëtorët janë larguar.

Në prill të këtij viti Prokuroria e Posaçme dhe policia zbuluan në Shqipëri një skemë të kontrabandimit ndërkombëtar të punonjësve nga Bangladeshi.

Pas një hetimi 1-vjeçar u zbulua se përmes korruptimit të oficerëve të policisë, agjencive të ndërmjetësimit dhe kontratave fiktive të punësimit ishte realizuar mbërritja e punëtorëve kryesisht nga Bangladeshi në Shqipëri dhe më pas kalimi drejt vendeve të Bashkimit Evropian në këmbim të 5 mijë eurove për secilin punëtor.

Prokuroria e Posaçme Shqiptare (SPAK) tha se nga hetimet e zhvilluara në bashkëpunimin me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, caktoi masat e sigurimit për 26 persona, të dyshuar si të përfshirë në organizmin e kontrabandimit nga të cilët 21 janë lënë në arrest me burg.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Kosova Times May 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Përmbytjet në jug të Bosnjës: Katastrofë që s’mbahet mend

Kosova Times Kosova Times October 4, 2024
Horoskopi ditor për 8 tetor 2024
MPJD reagon pas vjedhjes së targave të kosovarëve në Lubjanë
Rikonfirmohet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet ushtrive Kosovë-Shqipëri
Protesta në Novi Sad dhe Beograd, pas incidentit vdekjeprurës në stacionin hekurudhor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?