By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren
January 11, 2026
Dhunë fizike dhe familjare, policia raporton për disa raste
January 11, 2026
Klikoi në link mashtrues, i zbrazet llogaria bankare pesonale dhe e firmës
January 11, 2026
Jaka: Kosova është investitori kryesor i huaj në Shqipëri në vitin 2025
January 11, 2026
Mot i ftohtë me reshje bore, temperaturat nën zer
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania: Kosova është dashur ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese para takimit të KiE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjermania: Kosova është dashur ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese para takimit të KiE-së
Lajme

Gjermania: Kosova është dashur ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese para takimit të KiE-së

Kosova Times
Last updated: 2024/05/16 at 12:51 PM
Kosova Times Published May 16, 2024
Share
SHARE

Ambasada gjermane në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë se Kosova është dashur që ta dërgojë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese para takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Më 16 maj, ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, tha se ka njoftuar Këshillin e Evropës se Qeveria po përgatit një draft-statut për Asociacionin, të cilin mëton që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim deri në fund të majit.

Në letër, ajo tha se me këtë Kosova ka përmbushur kërkesën e vendeve anëtare të Këshillit që kushtëzuan pranimin në këtë organizatë me themelimin e Asociacionit. Kryediplomatja kosovare tha se Kosova ka përmbushur zotimin e saj dhe kërkoi që shtetit t’i hapet rrugë për anëtarësim në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.

Komiteti i Ministrave takohet në Strasburg më 16 dhe 17 maj. Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, tha në një intervistë për REL-in se nuk pret që Kosova të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, ku do të mund të votohej për pranimin e saj në këtë organizatë.

Ndërkaq, Ambasada amerikane tha për REL-in se Gjermania, së bashku me shtetet e tjera të QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Italinë – vazhdimisht kanë kërkuar që Kosova të bëjnë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit, në mënyrë që të arrihet mbështetja e shumicës së anëtarëve në Komitetin e Ministrave të KiE-së për pranimin e Kosovës.

Gjermania ishte në mesin e shteteve të Këshillit të Evropës që kushtëzuan pranimin e Kosovës në këtë organizatë me themelimin e Asociacionit.

“Sipas nesh, dërgimi i draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese para takimit të Komitetit do të ishte një hap i tillë. Siç ka thënë ambasadori [gjerman në Kosovë, Jorn] Rohde në postimin në X pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: ‘Kosova tani duhet të bëjë punën e vështirë’. Kjo nuk ka ndodhur”, tha Ambasada gjermane në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë.

Sipas letrës që Gërvalla i ka dërguar Këshillit të Evropës, draft-statuti që po përgatit Kosova është frymëzuar nga ai i paraqitur në fillim të vitit të kaluar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung.

Deri më tani, për themelimin e Asociacionit janë prezantuar disa draft-statute.

Në fund të janarit të vitit 2023, FES-i publikoi një draft-statut për themelimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës, ashtu siç insiston edhe Qeveria e kryeministrit Albin Kurti.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian, si ndërmjetës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i prezantoi palëve një draft-statut për Asociacionin, i cili u pranua në parim.

Po vitin e kaluar, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për normalizimin e raporteve, që parasheh edhe sigurimin e një niveli të vetëmenaxhimit të komunitetit serb dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog.

Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin: më 2013 dhe 2015.

Por, Gjykata Kushtetuese tha më 2015 se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionin nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Harmonizimi, sipas Kushtetueses, mund të bëhet përmes akteve nënligjore.

Megjithatë, Kosova deri më tani nuk kishte ndërmarrë hapa drejt themelimit të tij.

Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një asociacioni njëetnik.

You Might Also Like

Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren

Dhunë fizike dhe familjare, policia raporton për disa raste

Klikoi në link mashtrues, i zbrazet llogaria bankare pesonale dhe e firmës

Mot i ftohtë me reshje bore, temperaturat nën zer

Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete

Kosova Times May 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli thotë se po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban

Kosova Times Kosova Times September 25, 2024
Made in Veles: Kartelat e Trumpit me “miliona”
Osmani për peticionin në veri: Është e drejt e qytetarëve, duhet respektuar
Nova: Serbët përballen me 3 skenarë të mundshëm, i fundit pakrahasueshëm më i keqi
Hakerët rusë sulmojnë kontrollin evropian të trafikut ajror
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?