By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
AAK në Viti: Është koha që Vitia të shndërrohet në shembull zhvillimi
September 27, 2025
Reagimi konkret i NATO-s ndaj dronëve mbi Danimarkë ka mbërritur
September 27, 2025
Si është e mundur që gjithçka kaloi pa u vënë re? Më shumë se 150 persona nga Moldavia dhe Rumania iu nënshtruan trajnimit pro-rus në Serbi
September 27, 2025
Vuçiç për FAS gjermane: Deklarata ruse për eksportin e municioneve është deklarata më fyese kundër Serbisë ndonjëherë
September 27, 2025
LDK në Pejë: Janë hartuar projektet për qeverisjen e ardhshme
September 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli do t’i përgjigjet akuzës për gjenocid në GjND pas kërkesës për armëpushim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Izraeli do t’i përgjigjet akuzës për gjenocid në GjND pas kërkesës për armëpushim
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli do t’i përgjigjet akuzës për gjenocid në GjND pas kërkesës për armëpushim

Kosova Times
Last updated: 2024/05/17 at 8:40 AM
Kosova Times Published May 17, 2024
Share
SHARE

Izraeli do të përgjigjet ndaj akuzës për gjenocid në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara më 17 maj, pasi Afrika e Jugut dorëzoi një kërkesë urgjente pranë gjykatës, duke kërkuar që të lëshohet urdhri për armëpushim në Gazë.

Kjo është hera e tretë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) mban seanca dëgjimore për luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që kur Afrika e Jugut ngriti çështje në dhjetor pranë kësaj gjykate që ka selinë në Hagë.

Të enjten, Afrika e Jugut i tha gjykatës se situata në Gazë ka arritur “në një fazë të re dhe të tmerrshme” dhe u bëri thirrje 15 gjyqtarëve që të ndërmarrin veprim urgjent. Izraeli duhet “plotësisht dhe pa kushte” të tërhiqet nga Rripi i Gazës, tha Vusimuzi Madonsela, ambasador i Afrikës së Jugut në Holandë.

Afrika e Jugut ka dorëzuar katër kërkesa në GjND për të hetuar Izraelin. Sipas kërkesës së fundit, shteti tha se inkursioni ushtarak i Izraelit në Rafah kërcënon “mbijetesën e palestinezëve në Gazë”.

Gjatë seanca dëgjimore që u mbajtën më herët gjatë këtij viti, Izraeli mohoi fuqishëm akuzën se po kryen gjenocid në Gazë, duke thënë se po bën gjithçka që mundet për të kursyer civilët dhe se po shënjestron vetëm radikalët e Hamasit. Izraeli thotë se Rafahu është bastioni i fundit i Hamasit.

Në janar, gjykatësit urdhëruan Izraelin që të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar vdekjen, shkatërrimin dhe çdo akt të gjenocidit në Gazë, por paneli i gjyqtarëve nuk e urdhëroi që t’i japë fund ofensivës ushtarake.

Gjykata veçse ka gjetur se palestinezët në Gazë janë në “rrezik të vërtetë” nga operacionet ushtarake të Izraelit.

“Ky mund të jetë shansi i fundit që gjykata të veprojë”, tha avokati Blinne Ni Ghralaigh, që është pjesë e ekipit ligjor të Afrikës së Jugut.

GjND-ja ka fuqi të gjera sa i përket lëshimit të një urdhri për armëpushim dhe masave të tjera, edhe pse gjykata nuk ka aparatin e vet që të zbatojë këto vendime.

Shumica e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës është zhvendosur që kur nisën luftimet.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Më shumë se 35.000 palestinezë janë vrarë në luftë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, institucion që nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve në shifrat e publikuara për viktimat.

You Might Also Like

Reagimi konkret i NATO-s ndaj dronëve mbi Danimarkë ka mbërritur

Si është e mundur që gjithçka kaloi pa u vënë re? Më shumë se 150 persona nga Moldavia dhe Rumania iu nënshtruan trajnimit pro-rus në Serbi

Vuçiç për FAS gjermane: Deklarata ruse për eksportin e municioneve është deklarata më fyese kundër Serbisë ndonjëherë

Blogerët rusë: Nëndetësja jonë u prish në Mesdhe, mund të shpërthejë

Metamorfosi: Dy shqiptarë të plagosur, të përfshirë në përleshje në Kretë

Kosova Times May 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dokumentet sekrete mbi pergatitjen e Rusise per lufte kibernetike

Kosova Times Kosova Times March 31, 2023
Gjykata në Shqipëri vendos ta ekstradojë një shtetas rus
Përplasje pozitë-opozitë në Komisionin Hetimor për blerjen e teksteve
Mijëra persona evakuohen për shkak të zjarreve në Kanada
Spanja lë mbrapa Francën dhe kalon në finale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?