By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?
June 5, 2025
Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë
June 5, 2025
Ky njeri dyshohet se qëndron pas sulmit historik, rusët kanë nisur një kërkim njerëzish. Kush është ai?
June 5, 2025
Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”
June 5, 2025
Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nga Kennedy-Nixon deri te Trump-Biden: Gjashtë dekada debatesh presidenciale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Nga Kennedy-Nixon deri te Trump-Biden: Gjashtë dekada debatesh presidenciale
Ballina 2Rajon / Botë

Nga Kennedy-Nixon deri te Trump-Biden: Gjashtë dekada debatesh presidenciale

Kosova Times
Last updated: 2024/05/17 at 3:19 PM
Kosova Times Published May 17, 2024
Share
SHARE

Joe Biden dhe Donald Trump do të përballen në një debat presidencial, më 27 qershor, para zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tradite të karakterizuar nga disa prej momenteve më të veçanta të historisë politike moderne amerikane.

I hedhim një vështrim retrospektiv disa prej përballjeve klasike dhe deklaratave që i veçuan ato. /rel/

1960: Debati i parë televiziv vuri përballë njëri-tjetrit kandidatin demokrat, John F. Kennedy, dhe nënpresidentin republikan, Richard Nixon, i cili sapo kishte dalë nga spitali dhe u shfaq i parruar, pasi kishte refuzuar makijazhin. Rreth 70 milionë shikuesit u përqendruan në atë që panë, dhe jo në atë që dëgjuan. Kennedy fitoi zgjedhjet.
11960: Debati i parë televiziv vuri përballë njëri-tjetrit kandidatin demokrat, John F. Kennedy, dhe nënpresidentin republikan, Richard Nixon, i cili sapo kishte dalë nga spitali dhe u shfaq i parruar, pasi kishte refuzuar makijazhin. Rreth 70 milionë shikuesit u përqendruan në atë që panë, dhe jo në atë që dëgjuan. Kennedy fitoi zgjedhjet.
1976: Në debatin e parë televiziv në 16 vjet, demokrati Jimmy Carter u ballafaqua me presidentin republikan, Gerald Ford, që kishte marrë detyrën pa fituar zgjedhje. Një deklaratë që ai bëri, u pa si gafë e madhe. Ford tha: “Nuk ka dominim sovjetik të Evropës Lindore, dhe nuk do të ketë kurrë gjatë administratës Ford”. Carter fitoi zgjedhjet.
21976: Në debatin e parë televiziv në 16 vjet, demokrati Jimmy Carter u ballafaqua me presidentin republikan, Gerald Ford, që kishte marrë detyrën pa fituar zgjedhje. Një deklaratë që ai bëri, u pa si gafë e madhe. Ford tha: “Nuk ka dominim sovjetik të Evropës Lindore, dhe nuk do të ketë kurrë gjatë administratës Ford”. Carter fitoi zgjedhjet.
1980: Carter u paraqit në një debat të dytë me republikanin Ronald Reagan, pasi bojkotoi të parin, për shkak të përfshirjes së një kandidati nga partia e tretë – John Anderson. Presidenti akuzoi Reaganin se planifikonte të shkurtonte financimin për planin e përkujdesjes shëndetësore, Medicare, për amerikanët nga mosha 65-vjeçare. Reagan, i cili më parë ishte ankuar se Carter i kishte keqinterpretuar qëndrimet e tij mbi një varg çështjesh, tha: “Ja, përsëri”, dhe qeshi, duke nxitur të qeshura në audiencë dhe duke krijuar një frazë të popullarizuar. Reagan fitoi zgjedhjet.
31980: Carter u paraqit në një debat të dytë me republikanin Ronald Reagan, pasi bojkotoi të parin, për shkak të përfshirjes së një kandidati nga partia e tretë – John Anderson. Presidenti akuzoi Reaganin se planifikonte të shkurtonte financimin për planin e përkujdesjes shëndetësore, Medicare, për amerikanët nga mosha 65-vjeçare. Reagan, i cili më parë ishte ankuar se Carter i kishte keqinterpretuar qëndrimet e tij mbi një varg çështjesh, tha: “Ja, përsëri”, dhe qeshi, duke nxitur të qeshura në audiencë dhe duke krijuar një frazë të popullarizuar. Reagan fitoi zgjedhjet.
1984: Reagan, 73 vjeç, me sukses minimizoi çështjen e moshës së tij, kur debatoi me demokratin Walter Mondale, 56-vjeçar, duke thënë: “Dua që ta dini se as unë nuk do ta bëj moshën çështje fushate. Nuk do ta shfrytëzoj, për qëllime politike, moshën e re dhe papërvojën e kundërshtarit tim”. Reagan u rizgjodh.
41984: Reagan, 73 vjeç, me sukses minimizoi çështjen e moshës së tij, kur debatoi me demokratin Walter Mondale, 56-vjeçar, duke thënë: “Dua që ta dini se as unë nuk do ta bëj moshën çështje fushate. Nuk do ta shfrytëzoj, për qëllime politike, moshën e re dhe papërvojën e kundërshtarit tim”. Reagan u rizgjodh.
1988: Një debat kundër nënpresidentit republikan, George H. W. Bush, u hap me pyetjen ndaj demokratit Michael Dukakis nëse ai do të përkrahte dënimin me vdekje për dikë që kishte përdhunuar dhe vrarë bashkëshorten e tij. Pyetja i ofroi kandidatit, të cilin kritikët e quanin “i akullti”, një rast për të shfaqur anën e tij emocionale. Përgjigja e tij e gjatë bëri pikërisht të kundërtën. Bush fitoi zgjedhjet.
51988: Një debat kundër nënpresidentit republikan, George H. W. Bush, u hap me pyetjen ndaj demokratit Michael Dukakis nëse ai do të përkrahte dënimin me vdekje për dikë që kishte përdhunuar dhe vrarë bashkëshorten e tij. Pyetja i ofroi kandidatit, të cilin kritikët e quanin “i akullti”, një rast për të shfaqur anën e tij emocionale. Përgjigja e tij e gjatë bëri pikërisht të kundërtën. Bush fitoi zgjedhjet.
1988: Debati mes kandidatëve për nënpresident u nxeh kur Dan Quayle, zëvendësi i propozuar i Bushit, krahasoi veten politikisht me John F. Kennedyn. Demokrati Lloyd Bentsen u përgjigj me një ton të qetë dhe bindës: “Senator, unë kam shërbyer me Jack Kennedyn. E njihja Jack Kennedyn. Jack Kennedy ishte mik i imi. Senator, ti as nuk i afrohesh Jack Kennedyt”.
61988: Debati mes kandidatëve për nënpresident u nxeh kur Dan Quayle, zëvendësi i propozuar i Bushit, krahasoi veten politikisht me John F. Kennedyn. Demokrati Lloyd Bentsen u përgjigj me një ton të qetë dhe bindës: “Senator, unë kam shërbyer me Jack Kennedyn. E njihja Jack Kennedyn. Jack Kennedy ishte mik i imi. Senator, ti as nuk i afrohesh Jack Kennedyt”.
1992: Tre kandidatë – Bush, demokrati Bill Clinton dhe i pavaruri Ross Perot – zunë skenën e debatit. Zgjedhjet i fitoi Clinton.
71992: Tre kandidatë – Bush, demokrati Bill Clinton dhe i pavaruri Ross Perot – zunë skenën e debatit. Zgjedhjet i fitoi Clinton.
1996: Në një debat me Clintonin, republikani Bon Dole u pyet nga një student nëse ai, në moshën 73-vjeçar, e ishte shumë i vjetër për të kuptuar nevojat e të rinjve. Ai u përgjigj duke thënë se në moshën e tij, inteligjenca dhe përvoja nënkuptonin se ai kishte përparësinë e urtisë. Clinton komentoi: “Unë vetëm mund t’ju them se nuk mendoj se senatori Dole është shumë i vjetër për t’u bërë president. Është mosha e ideve të tij që unë e vë në pikëpyetje”. Clinton u rizgjodh.  
81996: Në një debat me Clintonin, republikani Bon Dole u pyet nga një student nëse ai, në moshën 73-vjeçar, e ishte shumë i vjetër për të kuptuar nevojat e të rinjve. Ai u përgjigj duke thënë se në moshën e tij, inteligjenca dhe përvoja nënkuptonin se ai kishte përparësinë e urtisë. Clinton komentoi: “Unë vetëm mund t’ju them se nuk mendoj se senatori Dole është shumë i vjetër për t’u bërë president. Është mosha e ideve të tij që unë e vë në pikëpyetje”. Clinton u rizgjodh.  
2000: Në debatin e tij të parë me republikanin George W. Bush, nënpresidenti demokrat, Al Gore, u kritikua për psherëtimat e tij teksa Bush fliste. “Ne të gjithë bëjmë gabime. Unë njihem për sakatimin e një apo dy rrokjeve”, tha Bush gjatë debatit të tyre të dytë, duke shqiptuar qëllimisht gabimisht fjalën “rrokje”. Bush fitoi zgjedhjet.
92000: Në debatin e tij të parë me republikanin George W. Bush, nënpresidenti demokrat, Al Gore, u kritikua për psherëtimat e tij teksa Bush fliste. “Ne të gjithë bëjmë gabime. Unë njihem për sakatimin e një apo dy rrokjeve”, tha Bush gjatë debatit të tyre të dytë, duke shqiptuar qëllimisht gabimisht fjalën “rrokje”. Bush fitoi zgjedhjet.
2004: Debati i fundit ndërmjet Bushit dhe demokratit John Kerry u ofroi votuesve një kontrast të ashpër stilesh, teksa Bush bëri argumente të thjeshta, përderisa Kerry lëshoi një lumë faktesh për të arsyetuar qëndrimet e tij. Bush u rizgjodh.
102004: Debati i fundit ndërmjet Bushit dhe demokratit John Kerry u ofroi votuesve një kontrast të ashpër stilesh, teksa Bush bëri argumente të thjeshta, përderisa Kerry lëshoi një lumë faktesh për të arsyetuar qëndrimet e tij. Bush u rizgjodh.
2008: Sarah Palin, zëvendëse e propozuar e John McCainit, dhe Joe Biden, i propozuar për zëvendës të demokratit Barack Obama, u përballën për ekonominë dhe për Irakun, gjatë një debati të gjallë por miqësor mes kandidatësh për nënpresident. Palin vazhdimisht shfaqi një stil popullor. Në një moment, ajo tha: “Ou, thuaj se s’është kështu, Joe”, duke shtuar një “dreqi e marrtë”. Si Biden, ashtu edhe Palin u zotuan që do ta bënin politikën ekonomike amerikane më të favorshme për punonjësit e shtresës së mesme, por Biden tha se McCain i kishte cilësuar shtyllat e ekonomisë të forta në kohën kur shpërtheu një krizë financiare. Dyshja Obama-Biden fitoi zgjedhjet.
112008: Sarah Palin, zëvendëse e propozuar e John McCainit, dhe Joe Biden, i propozuar për zëvendës të demokratit Barack Obama, u përballën për ekonominë dhe për Irakun, gjatë një debati të gjallë por miqësor mes kandidatësh për nënpresident. Palin vazhdimisht shfaqi një stil popullor. Në një moment, ajo tha: “Ou, thuaj se s’është kështu, Joe”, duke shtuar një “dreqi e marrtë”. Si Biden, ashtu edhe Palin u zotuan që do ta bënin politikën ekonomike amerikane më të favorshme për punonjësit e shtresës së mesme, por Biden tha se McCain i kishte cilësuar shtyllat e ekonomisë të forta në kohën kur shpërtheu një krizë financiare. Dyshja Obama-Biden fitoi zgjedhjet.
2012: Obama çaloi në debatin e tij të parë me republikanin Mitt Romney, duke befasuar dhe duke brengosur mbështetësit e tij. Por, në debatin e tyre të dytë, Romney, duke iu përgjigjur një pyetjeje për hendekun gjinor në paga, tha se kishte “dosje plot me emra grash” si kandidate për poste në kabinet. Fraza u bë e popullarizuar në mediat sociale, teksa përdoruesit u tallën me Romneyn. Obama fitoi përsëri.
122012: Obama çaloi në debatin e tij të parë me republikanin Mitt Romney, duke befasuar dhe duke brengosur mbështetësit e tij. Por, në debatin e tyre të dytë, Romney, duke iu përgjigjur një pyetjeje për hendekun gjinor në paga, tha se kishte “dosje plot me emra grash” si kandidate për poste në kabinet. Fraza u bë e popullarizuar në mediat sociale, teksa përdoruesit u tallën me Romneyn. Obama fitoi përsëri.
2016: Debati i parë ndërmjet biznesmenit Donald Trump dhe ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, tërhoqi 84 milionë teleshikues në SHBA – rekord për një debat dhe shifër e rrallë në një kohë transmetimesh digjitale. Një shkëmbim fyerjesh dominoi debatin e tyre të dytë, teksa demokratja sulmoi republikanin për komentet e tij të natyrës seksuale për gratë. Trump u mundua të shmangë sulmet, duke akuzuar Bill Clintonin, bashkëshortin e kundërshtares, për sjellje më të këqija përballë grave. Në librin e saj, të publikuar më 2017, Clinton shkroi se, në debatin e tyre të dytë, Trump e kishte tmerruar duke i shkuar prapa në skenë, dhe se ajo kishte menduar t’i thoshte atij “mos m’u afro, ore bastard”. Por, ajo tha se ruajti qetësinë, “nga përvoja shumëvjeçare me burra të vështirë që janë munduar të më irritojnë”. Në debatin e tretë, Trump e quajti Clintonin “grua kaq e keqe”, dhe refuzoi të thoshte se do ta pranonte rezultati
132016: Debati i parë ndërmjet biznesmenit Donald Trump dhe ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, tërhoqi 84 milionë teleshikues në SHBA – rekord për një debat dhe shifër e rrallë në një kohë transmetimesh digjitale. Një shkëmbim fyerjesh dominoi debatin e tyre të dytë, teksa demokratja sulmoi republikanin për komentet e tij të natyrës seksuale për gratë. Trump u mundua të shmangë sulmet, duke akuzuar Bill Clintonin, bashkëshortin e kundërshtares, për sjellje më të këqija përballë grave. Në librin e saj, të publikuar më 2017, Clinton shkroi se, në debatin e tyre të dytë, Trump e kishte tmerruar duke i shkuar prapa në skenë, dhe se ajo kishte menduar t’i thoshte atij “mos m’u afro, ore bastard”. Por, ajo tha se ruajti qetësinë, “nga përvoja shumëvjeçare me burra të vështirë që janë munduar të më irritojnë”. Në debatin e tretë, Trump e quajti Clintonin “grua kaq e keqe”, dhe refuzoi të thoshte se do ta pranonte rezultati
2020: Përballë në rënieje në sondazhe, presidenti i atëhershëm Trump u paraqit në debatin e tij të parë me Bidenin, ish-nënpresidentin, me shpresë për një luftë me të. Por, armiqësia e tij iu kthye kundër. Ai vazhdimisht ndërpreu Bidenin dhe moderatorin e debatit, Chris Wallace, sa që e tërë ngjarja doli jashtë kontrolli. Trump sulmoi familjen e Bidenit. Sondazhet e kryera pas debatit treguan se votuesve të pavendosur u kishte penguar sjellja e tij. Në një moment, kur Trump po e ndërpriste atë, Biden i tha: “A mund ta mbyllësh gojën, or burrë? Kjo është sjellje aq jopresidenciale”. Wallace i tha Trumpit: “Unë mendoj se do të ishte më mirë për vendin nëse i lejojmë të dy njerëzit të flasin, me më pak ndërprerje. Ju bëj thirrje juve, zotëri, ta bëni këtë”. Trump, duke iu referuar Bidenit, u përgjigj: “Edhe ai”. Wallace tha: “T’ju them të drejtën, ju po pengoni më shumë”. Trump më vonë do të anulonte pjesëmarrjen në debatin e dytë, pas
142020: Përballë në rënieje në sondazhe, presidenti i atëhershëm Trump u paraqit në debatin e tij të parë me Bidenin, ish-nënpresidentin, me shpresë për një luftë me të. Por, armiqësia e tij iu kthye kundër. Ai vazhdimisht ndërpreu Bidenin dhe moderatorin e debatit, Chris Wallace, sa që e tërë ngjarja doli jashtë kontrolli. Trump sulmoi familjen e Bidenit. Sondazhet e kryera pas debatit treguan se votuesve të pavendosur u kishte penguar sjellja e tij. Në një moment, kur Trump po e ndërpriste atë, Biden i tha: “A mund ta mbyllësh gojën, or burrë? Kjo është sjellje aq jopresidenciale”. Wallace i tha Trumpit: “Unë mendoj se do të ishte më mirë për vendin nëse i lejojmë të dy njerëzit të flasin, me më pak ndërprerje. Ju bëj thirrje juve, zotëri, ta bëni këtë”. Trump, duke iu referuar Bidenit, u përgjigj: “Edhe ai”. Wallace tha: “T’ju them të drejtën, ju po pengoni më shumë”. Trump më vonë do të anulonte pjesëmarrjen në debatin e dytë, pas
2020: Në debatin mes kandidatëve për nënpresident, atë vit, një mizë e mori përkohësisht vëmendjen nacionale, kur u ndal në flokët e thinjura të nënpresidentit Mike Pence, teksa ai debatonte me rivalen e tij demokrate, senatoren Kamala Harris.
152020: Në debatin mes kandidatëve për nënpresident, atë vit, një mizë e mori përkohësisht vëmendjen nacionale, kur u ndal në flokët e thinjura të nënpresidentit Mike Pence, teksa ai debatonte me rivalen e tij demokrate, senatoren Kamala Harris.

You Might Also Like

Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?

Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë

Ky njeri dyshohet se qëndron pas sulmit historik, rusët kanë nisur një kërkim njerëzish. Kush është ai?

Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”

Trump u kërkoi vendeve të Ballkanit të pranojnë emigrantët e deportuar

Kosova Times May 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kilicdaroglu, kundërkandidat i Erdoganit në zgjedhjet presidenciale turke

Kosova Times Kosova Times March 6, 2023
Soros: Humbja e Moskës në Ukrainë do të çonte në shembjen e “Perandorisë Ruse”
NATO e shqetësuar për retorikën secesioniste në Bosnje
HANDIKOS ofroi mbi 700 pajisje ndihmëse më 2022 — 74 fëmijë përfituan nga shërbimet sociale
Rice pas kualifikimit: Do të vazhdojmë të ‘luftojmë’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?