By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
May 22, 2025
Moti ne Shqiperi me alternime vranësirash dhe kthjellimesh të herëpashershme
May 22, 2025
Moti me diell dhe vranësira
May 22, 2025
Çift i ri nga ambasada izraelite vritet në Uashington para fejesës
May 22, 2025
Kallas sot në Kosovë
May 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Diplomati amerikan e viziton Nagorno-Karabakun në një kohë presioni nga Bakuja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Diplomati amerikan e viziton Nagorno-Karabakun në një kohë presioni nga Bakuja
Ballina 2Rajon / Botë

Diplomati amerikan e viziton Nagorno-Karabakun në një kohë presioni nga Bakuja

Kosova Times
Last updated: 2024/05/18 at 10:48 AM
Kosova Times Published May 18, 2024
Share
SHARE

“Nëse diplomatët amerikanë janë kundër vizitimit të Susas, atëherë në djall të vejnë”, shkroi Caliber.az më 5 maj. Ky medium shihet nga shumëkush si një përfaqësues i Qeverisë autoritare të Azerbajxhanit.

Një ditë më vonë, Mark Libby, ambasadori amerikan në Azerbajxhan, u nis drejt Susas, një qytet i madh i rajonit Nagorno-Karabak, i cili njihet si Shushi në armenisht.

Ambasadori amerikan në Azerbajxhan, Mark Libby, së bashku me bashkëshorten e vet, Danusia, në aeroportin ndërkombëtar Fuzuli më 6 maj. Aeroporti ndodhet në territorin e rimarrë së fundmi nga Azerbajxhani prej forcave etnike armene.
Ambasadori amerikan në Azerbajxhan, Mark Libby, së bashku me bashkëshorten e vet, Danusia, në aeroportin ndërkombëtar Fuzuli më 6 maj. Aeroporti ndodhet në territorin e rimarrë së fundmi nga Azerbajxhani prej forcave etnike armene.

Një zëdhënëse e Ambasadës amerikane në Azerbajxhan tha për Radion Evropa e Lirë se vizita e Libbyt u bë “si pjesë e vizitave të tij të rregullta nëpër Azerbajxhan”. Por, shumëkush e ka vënë në pikëpyetje kohën e vizitës.

Më 3 maj, gjatë një tryeze të rrumbullakët me gazetarët azerbajxhanas, Libby u pyet nëse do ta vizitonte territorin që Bakuja e rimori nën kontroll së fundmi prej forcave etnike armene.

Ambasadori u përgjigj se Nagorno-Karabak dhe rajonet përreth ishin “paksa më ndryshe” krahasuar me pjesën tjetër të Azerbajxhanit dhe siguroi se nuk donte të “luante rol në një shfaqje propagande”.

Ambasadori shtoi se “kur të vijë koha [për t’i vizituar territoret e rimarra] do ta bëj”.

Por, ngurrimi i Libbyt për t’u futur në Nagorno-Karabak – i cili u banua nga armenët etnikë me shekuj, por ndërkombëtarisht njihet si tokë azerbajxhanase – u duk se e zemëroi Bakunë.

Një sërë shkrimesh, përfshirë shkrimin e lartcekur të mediumit azerbajxhanas – “Kohë e mirë për ta shpallur ambasadorin amerikan person non-grata” – lanë të kuptohej se Azerbajxhani mund ta përjashtojë diplomatin amerikan, i cili e mori detyrën në janar të këtij viti.

Fotografi që shfaqin fshatin Dasalti, në jug të Susas, para dhe pasi u fshi. Zona e madhe ndërtimore është një xhami duke u ndërtuar.
Fotografi që shfaqin fshatin Dasalti, në jug të Susas, para dhe pasi u fshi. Zona e madhe ndërtimore është një xhami duke u ndërtuar.

Në kohën e vizitës kundërthënëse të Libbyt më 6 maj, qarkullonin lajme se një kishë historike në Susa ishte çrrënjosur dhe se një fshat i tërë – më parë i populluar me armenë të krishterë – ishte fshirë, ndërsa në atë tokë ishte ndërtuar një xhami.

Në një përgjigje përmes emailit për REL-in në lidhje me pyetjet nëse ambasadori i kishte pyetur zyrtarët lokalë për shkatërrimin kulturor që kishte ndodhur në Susa, ose nëse udhëtimi i Libbyt ishte aprovuar nga Uashingtoni, Vanessa Schulz Zenji, zëdhënëse e Ambasadës amerikane në Baku, tha se ata “nuk komentojnë për bisedat private, diplomatike të ambasadorit me Qeverinë vendase”.

“Shtetet e Bashkuara e mbështetin ruajtjen e trashëgimisë kulturore armene dhe azerbajxhanase në Kaukazin Jugor dhe u bëjnë thirrje vendeve ta mbrojnë trashëgiminë kulturore në përputhje me detyrimet ndërkombëtare”, theksoi ajo.

Schulz Zenji shtoi se ambasadori kishte thënë, derisa po e vizitonte rajonin Nagorno-Karabak, se udhëtimi i tij kishte qenë i planifikuar para “gati dy muajve”.

Një burrë në mesin e gërmadhave brenda Katedrales Ghazanchetsots në Susan, 8 tetor 2020, pasi ajo ishte goditur dy herë nga raketat, pak para se qyteti të pushtohej nga forcat azerbajxhanase.
Një burrë në mesin e gërmadhave brenda Katedrales Ghazanchetsots në Susan, 8 tetor 2020, pasi ajo ishte goditur dy herë nga raketat, pak para se qyteti të pushtohej nga forcat azerbajxhanase.

Megjithatë, mediumi Caliber.az, i cili është i lidhur me Qeverinë e Azerbajxhanit, pretendoi pas vizitës se shkrimi i tij e kishte “përshpejtuar” udhëtimin në Nagorno-Karabak. Vizita e Libbyt shkaktoi stuhi në rrjetet sociale, ku shumëkush pretendoi se ajo mund të shihet si një dritë jeshile nga Uashingtoni që Bakuja ta vazhdojë fshirjen e trashëgimisë armene në rajon.

David Sarkisian, një 26-vjeçar vendës i Susas, tha për Radion Evropa e Lirë më 6 maj se “mendoj se asnjë ambasador i huaj nuk duhet ta vizitojë [Nagorno-Karabakun] përderisa çështja është e pazgjidhur. Fakti që ambasadori amerikan shkoi atje është në veçanti i pakëndshëm për mua”.

Ambasadori Libby (majtas) duke i vëzhguar punimet për rindërtimin e qarkut Fuzuli të Azerbajxhanit, i cili u rimor nga forcat etnike armene në tetor 2020.
Ambasadori Libby (majtas) duke i vëzhguar punimet për rindërtimin e qarkut Fuzuli të Azerbajxhanit, i cili u rimor nga forcat etnike armene në tetor 2020.

Schulz Zenji sugjeroi se vizita mund të jetë e lidhur me përpjekjet për një marrëveshje për paqe mes Bakusë dhe Jerevanit.

“Ne jemi inkurajuar nga hapat së fundmi drejt arritjes së një marrëveshjeje dhe ne jemi të përkushtuar ta mbështesim paqen e qëndrueshme dhe dinjitoze në rajon”, tha ajo.

Kur REL-i raportoi muajin e kaluar rreth dyshimeve për shkatërrimin kulturor në Susa, nuk mori përgjigje në pyetjet e tij dërguar administratës presidenciale të Azerbajxhanit. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Çift i ri nga ambasada izraelite vritet në Uashington para fejesës

E tmershme: Ish gazetarja hodhi vajzën e saj (7) nga kati i pestë dhe kërceu pas saj!

Orbani e surprizoi Erdoganin, ja si dukej takimi i tyre (VIDEO)

Skena apokaliptike nga Subotica: Uji mbart gjithçka përpara, një grua mban një fëmijë në shpinë – Makinat e shkatërruara plotësisht

Kosova Times May 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO Po përhapen pamjet e një avioni luftarak të pazakontë kinez

Kosova Times Kosova Times April 9, 2025
Pse kaq shumë zhurmë për telefonin e ri të Huaweit?
Qeveria e Kosovës vendos sanksione kundër Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit
Bastiset shtëpia e e ish këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Berhramaj
Koci: Momentalisht nuk shoh gatishmëri për hapjen e urës së Ibrit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?