By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arsyet e vërteta pse njerëzit po lindin më pak fëmijë
June 10, 2025
BE përgatit sulm të ri ndaj Putinit. Detajet janë publikuar
June 10, 2025
Britania vendosi sanksione ndaj dy ministrave izraelitë
June 10, 2025
Trump dërgon marinsat në Los Angeles, kryebashkiaku i tërbuar. “Nuk e kemi përjetuar ende këtë”
June 10, 2025
Konfiskohen rreth 18 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Vermicë
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kupari, nga një vendpushim luksoz në një ngrehinë në bregdetin kroat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kupari, nga një vendpushim luksoz në një ngrehinë në bregdetin kroat
Ballina 2Rajon / Botë

Kupari, nga një vendpushim luksoz në një ngrehinë në bregdetin kroat

Kosova Times
Last updated: 2024/05/18 at 5:29 PM
Kosova Times Published May 18, 2024
Share
SHARE

Dikur një vendpushim luksoz ku u hodhën themelet e arkitekturës së Evropës Lindore, tani Kupari po shembet. Ai që dikur ishte xhevahiri i Kroacisë përgjatë bregdetit të Adriatikut, tani është kthyer në ngrehinë. Në vitin 1960 Kupari ishte simbol i përparimit dhe modernizimit, por nuk arriti të rimëkëmbej kurrë pas luftës në Ballkan.

Dikur ishte një vend pushimi, tani mbart mbetjet e një zone lufte. Në kulmin e tij në vitet 1960, Kupari vlerësohej jo vetëm për bukurinë e jashtëzakonshme të plazhit, por edhe për arkitekturën e tij moderniste.

Ishte një vendpushim që gjatë kohës së ish-Jugosllavisë duhej vizituar patjetër. Kompleksi i pushimit, gjendet vetëm 15 minuta larg me makinë në jug të qytetit magjepsës historik mesjetar të Dubrovnikut.

Ai u ndërtua në një epokë kur kompanitë shtetërore dhe qeveria e Jugosllavisë komuniste ngritën vendpushime për punëtorët përgjatë bregut të Adriatikut. Forcat e armatosura jugosllave e zgjeruan atë duke e kthyer në një qendër pushimi për anëtarët e ushtrisë.

Pjesa më tërheqëse e të gjithë kompleksit ishte Hotel Pelegrin, një ndërtesë e madhe moderniste me më shumë se 400 dhoma gjumi, ndërtuar në vitin 1963. i u ndërtua sipas projektit të një arkitekti premtues 32-vjeçar boshnjak, David Finci.

Pothuajse menjëherë ai u vlerësua si një strukturë ikonë, i admiruar për fasadën e tij të një stili të ri dhe rreshtat e ballkoneve të veshura me beton dhe gurë me pamje nga Adriatiku.

Arkitekti Finci emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1966 dhe kaloi pjesën tjetër të jetës dhe karrierës së tij profesionale duke ndërtuar arena sportive për universitetet.

Në Kroaci me kalimin e viteve u shtuan disa hotele dhe ndërtesa të tjera dhe në vendpushimin luksoz mund të akomodoheshin 1600 pushues dhe 4000 të ftuar të tjerë në një kamping aty pranë.

Historiani i arkitekturës Boris Vidakoviç thotë se është e vështirë të vlerësohet tani se sa e rëndësishme ishte bërë zona në atë kohë.

“Hotel Pelegrini, i krijuar nga arkitekti David Finci, zuri kopertinat e revistave të arkitekturës, kur u ndërtua. Në atë kohë, ai befasoi si ekspertët edhe publikun e gjerë. Ndërtesa hodhi themelet e një lloji të ri projektesh bregdetare. Ishte e pabesueshme, të shihje një arkitekt kaq të ri, me kaq shumë besim, të arrinte sukses në ngritjen e një hoteli kaq origjinal.Tërheq vëmendjen edhe ditët e sotme sepse edhe pse është në këtë gjendje rrënimi, përsëri duket monumental, vazhdon të jetë i identifikueshëm për stilin e tij”, thotë ai.

Sipas arkitektit Vidakoviç, nuk ishte vetëm lufta ballkanike që i dha fund ditëve të lavdisë së vendpushimit, pasi ai e kishte humbur më parë shkëlqimin e dikurshëm.

“Fatkeqësisht, edhe pse hoteli u dëmtua gjatë luftës në vitet 1990, gjendja e tij aktuale është kryesisht rezultat i prishjes së 20 viteve të fundit. Pasi humbi funksionin e tij parësor, ndërtesa u la të kalbet. Askush nuk mbikëqyr se çfarë po ndodh me të, kështu që vit pas viti gjendja e tij e rrënuar sa vjen e përkeqësohet”, thotë ai.

Megjithëse hotelet në Kupari nuk ishin të hapura për publikun e gjerë deri në vitet 1980, qendrat e argëtimit të vendpushimit ishin të hapura për vendasit gjatë dimrit.

Është një kohë që Edin Brajoviç e kujton mirë.

“Ka pasur pishina, ambiente të brendshme e të jashtme për balet, not, pingpong, basketboll, futboll. Unë personalisht bëja praktikë këtu kur isha fëmijë në shumë sporte si karate, not, tenis”, thotë zoti Brajovic.

Në fillim të viteve 1990, gjatë shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë, vendpushimi u plaçkit dhe u dogj nga forcat jugosllave kur ata u tërhoqën nga zona, përpara se ushtria kroate të përparonte.

Më pas ai u mor nga ushtria kroate, e cila kontrollon ende një pjesë të vogël, por pjesa më e madhe u vu nën administrimin e qeverisë në vitet 2000.

Në maj 2022, një kompani hoteliere me bazë në Singapor mori përsipër një projekt ri zhvillimi të qendrës bregdetare. Sipas zyrtarëve lokalë, plani i ri është rindërtimi dhe hapja e një vendpushimi të ri deri në vitin 2025.

You Might Also Like

BE përgatit sulm të ri ndaj Putinit. Detajet janë publikuar

Britania vendosi sanksione ndaj dy ministrave izraelitë

Trump dërgon marinsat në Los Angeles, kryebashkiaku i tërbuar. “Nuk e kemi përjetuar ende këtë”

Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare

Zëdhënësja e BE-së shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave dhe qytetit të Gracit

Kosova Times May 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shërbimi i evropian i klimës: 21 korriku, dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë

Kosova Times Kosova Times July 23, 2024
Pranga autoreve te dy rasteve te dhunimit
Me Donald Trump fitoi Amerika, por do humb bota e në veçanti Kosova e Bosnja!
Ukrainasit sulmuan fabrikat e alkoolit në Rusi me dronë, shikoni pamjet
MPB-ja mohon se ka marrëveshje për tërheqjen e policisë nga Zveçani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?