By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi
Ballina 2Rajon / Botë

Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi

Kosova Times
Last updated: 2024/05/18 at 10:03 PM
Kosova Times Published May 18, 2024
Share
SHARE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut të shtunën caktoi datën 22 maj për rivotimin në shtatë qendra zgjedhore pasi Gjykata Administrative i hodhi poshtë ankesat e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Frontit Evropian.

Partitë e koalicionit u ankuan kundër mundësisë së përsëritjes së procesit ndërsa vendimin e KSHZ-së e quajtën një skenar në mënyrë që BDI-ja dhe Fronti Evropian të dëmtohen, duke i marrë të paktën një deri në dy deputetë.

Të gjithë anëtarët e KShZ-së, përveç nënkryetares Ditmire Shehu, e cila nuk mori pjesë në seancë, votuan që të përsëritet votimi në një qendër të Komunës së Zhelinës pranë Tetovës. Bëhet fjalë për zonën e gjashtë zgjedhore, ku Fronti Evropian fitoi nëntë deputetë, ndërsa koalicioni “Vlen” shtatë.

Rivotimi rrezikon që Frontit Evropian t’i merret një deputet dhe ai t’i shkojë koalicionit Vlen, duke pasur parasysh ndikimin që drejtues të këtij koalicioni kanë, konkretisht në fshatin Llërcë, ku u konfirmua rivotimi. Më pak se dyqind vota do të përcaktojnë nëse BDI dhe koalicioni i tij do të humbasë apo do të ruajë këtë vend në parlament.

Rivotime do të ketë edhe në gjashtë qendra të tjera në Krushevë, Dollnen, Strugë dhe Ohër, si pjesë e zonës së gjashtë zgjedhore. Edhe këtu koalicioni Fronti Evropian rrezikon të humbasë një deputet dhe atë ta fitojë ose Lidhja Social Demokrate ose VMRO-DPMNE-ja.

BDI-ja dhe partnerët e saj vlerësojnë se të gjitha partitë janë bërë bashkë për ta dëmtuar atë sepse në zgjedhjet parlamentare të 8 majit doli partia e dytë në vend me 19 ligjvënës, teksa LSDM-ja me një më pak, kurse koalicioni Vlen me 13 vende nga 120 sa ka parlamenti.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha pas një takimi të shtunën me drejtuesit e koalicionit Fronti Evropian se ata janë fituesit e zgjedhjeve të 8 majit, por se po bëhen marrëveshje në dëm të shqiptarëve, me synim rrezikimin e marrëdhëniet ndëretnike. “Rivotimi ka një prapaskenë të rrezikshme, por nuk do të lejohet që të realizohet strategjia e nxitjes së tensioneve”, tha zoti Ahmeti .

Ndërkohë, koalicioni Vlen ku bëjnë pjesë Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe fraksioni i Aleancës për Shqiptarët akuzojnë BDI-në për manipulime në zgjedhjet parlamentare të para dhjetë ditëve; për blerje votash dhe trysni e kërcënime ndaj votuesve.

“Vlen” është përfshirë në bisedimeve intensive me partinë VMRO-DPMNE për formimin e qeverisë së re. Zoti Arben Taravari ka theksuar se të premten që vjen mund të zyrtarizohet koalicioni i ri qeveritar.

Zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ku VMRO-ja shënoi fitore të thellë, janë ndjekur me interes jo vetëm në rajon por dhe më gjerë. Analistët në Shkup e shikojnë VMRO-në nacionaliste si frenuese e proceseve të integrimit të vendit në BE me retorikën e zyrtarëve të saj të lartë kundër marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, të cilat janë kyçe për rrugën e vendit të vogël ballkanik drejt Brukselit.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times May 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Koalicioni për Familjen angazhohet për kategoritë e dala nga lufta

Kosova Times Kosova Times January 28, 2025
Foda e publikon listën kundër Norvegjisë, pesë lojtarë nga Superliga
Rusia kërcënon, Europa gati: Polonia po ndërton “Murin e Berlinit”, tri vende dërgojnë trupa në kufij
Osmani: Moment krenarie për vendin fitorja e Donjeta Sadikut
Një cisternë me naftë po fundoset në portin Ust-Luga në rajonin e Leningradit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?