By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po i përgjigjet industria e mikpritjes transformimit të turizmit në Arabinë Saudite
January 31, 2026
E shijshme! Recetë për supë pule të bërë në shtëpi që lufton gripin dhe ftohjet
January 31, 2026
Copa toni nga një konservë: 5 ide për pjata të shijshme që nuk do t’ju marrin shumë kohë
January 31, 2026
“IA na ka bllokuar në majë të malit”: Këshilla të rrezikshme të IA-së që mund t’ju prishin udhëtimin
January 31, 2026
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për “agjentë të huaj”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për “agjentë të huaj”
Ballina 2Rajon / Botë

Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për “agjentë të huaj”

Kosova Times
Last updated: 2024/05/18 at 5:25 PM
Kosova Times Published May 18, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, e ka përdorur veton për të ashtuquajturin projektligj për agjentë të huaj që shënjestron mediat dhe organizatat joqeveritare, të cilat financohen prej qeverive të huaja.

Tash e sa javë banorët e Gjeorgjisë janë duke protestuar pasi konsiderojnë që ky ligj rrezikon rrugën e shtetit drejt integrimeve në Bashkimin Evropian.

Ligji do t’iu kërkonte mediave dhe organizatave joqeveritare që të regjistrohen si “përmbushës të interesave të një fuqie të huaj”, nëse marrin më shumë se 20 për qind të fondeve prej jashtë.

Zurabishvili ka thënë më herët gjatë javës se e konsideron këtë ligj si “të pranueshëm”.

Zurabishvili, që ka mospajtime në rritje me partinë në pushtet, Ëndrrat Gjeorgjine, ka treguar edhe më parë që synon t’i vendosë veton projektligjit, i cili është miratuar nga parlamenti më 14 maj.

Kundërshtarët e këtij dokumenti, të miratuar nga Parlamenti i Gjeorgjisë më herët gjatë javës, janë sulmuar të shtunën nga mbështetësit e partisë në pushtet, jashtë Universitetit Shtetëror të Tbilisit, ku kanë qenë duke pritur kryeministrin e shtetit, Irakli Kobakhidze.

Protestuesit kundër besojnë se dokumenti ka ngjashmëri me legjislacionin e përdorur prej presidentit rus, Vladimir Putin për t’i heshtur kundërshtarët në Rusi dhe për t’i mbyllur institucionet e pavarura.

Prandaj shumë gjeorgjianë po i referohen masës si “ligji rus”.

Partia Ëndrra Gjeorgjiane është themeluar prej miliarderit të afërt me Rusinë dhe ish-kryeministrit të shtetit, Bidzina Ivanishvili.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times May 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

FSB hapi një çështje kundër një gazetari të CNN për punë nga Suja

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
Një kroat i rrëmbyer nga alienet: Edhe pas 44 vitesh ende nuk e dimë se çfarë i ka ndodhur!
Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri
Krasniqi: Distria po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë
Perëndimi nuk dëshiron një luftë civile brenda një vendi që është fuqia më e madhe bërthamore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?