By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse
May 15, 2025
Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Prioritet mbetet rendi kushtetues
May 15, 2025
Gjenden në Prishtinë mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftë
May 15, 2025
Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarave për rastin e çerdhes në Prishtinë
May 15, 2025
Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si është të arrestohesh nga “policia e moralit” e Iranit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Si është të arrestohesh nga “policia e moralit” e Iranit
Ballina 2Rajon / Botë

Si është të arrestohesh nga “policia e moralit” e Iranit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/19 at 9:31 AM
Kosova Times Published May 19, 2024
Share
SHARE

Dhjetëra gra janë arrestuar në Iran në javët e fundit për shkak se nuk e kanë veshur mbulesën e detyrueshme islamike të kokës. Autoritetet iraniane janë duke e forcuar zbatimin e detyrueshëm të ligjit kundërthënës për hixhabin dhe duke i luftuar shkelëset e dyshuara.

Për këtë çështje u mbajtën protesta të papara që e tronditën Iranin në vitin 2022.

Homa [emri jo i vërtetë i saj], një nënë 42-vjeçare e dy fëmijëve, foli për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, për atë se si është të pësosh nga kjo shtypje. Rrëfimin e saj mund ta lexoni më poshtë.

“Tërheqja zvarrë”

Isha duke u kthyer nga shtëpia e nënës sime dhe kisha bërë blerë ca gjëra. Po i mbaja në dorë qeset me sende pazari në njërën dorë dhe çelësat në dorën tjetër, për ta hapur derën time. Shamia e kokës më kishte rënë në poshtë.

[Një burrë] me motoçikletë kaloi pranë dhe më tha: “Zonjushë, vure shaminë në kokë përsëri”. Unë i thashë: “Jo”. Ai më kërkoi përsëri, por e shpërfilla. Ai e nxori telefonin pastaj dhe më fotografoi. Pa humbur kohë, një furgon i “policisë së moralit” u shfaq.

 

Motoçiklisti, shoferi i furgonit dhe dy gra erdhën në drejtimin tim. Iu kërkova atyre që, së paku të më lejonin t’i fusja brenda gjërat që kisha vlerë, por më thanë t’i merrja të gjitha me vete. Iu thashë se nuk është se e keni kapur një hajdute. Sikur mos të futesha në furgon, me gjasë ata do të më kishin tërhequr zvarrë brenda tij.

Mendoj se brenda furgonit ndodheshin tetë njerëz, përfshirë mua. Nuk kishte hapësirë në të gjithë, prandaj u ula në një mbështetës krahu. Përveç meje dhe një gruaje tjetër e cila ishte mbi 40 vjeçe, të gjitha të tjerat ishin të reja. Aty ishin edhe një nënë me të bijën, të cilat thanë se kishin qenë duke ngrënë në një restorant kur ishin arrestuar. Ato nuk ishin lejuar as ta mbaronin ushqimin madje.

“U përpoqën të na frikësonin”

Ata na dërguan në stacionin policor. Zbritëm nga furgoni dhe u shoqëruam në një sallë, ku na rreshtuan të gjithave mbështetur për muri. Na e bënë një fotografi në grup dhe na thanë të uleshim dhe prisnim në korridorin e një dhome.

Në ndërkohë, dy studente universiteti po qanin. [Një oficer] u tha atyre të mos shqetësoheshin, sepse arrestimi i tyre nuk do të shfaqej në historinë e tyre penale.

Në dhomë, tre burra dhe një grua qëndronin ulur mbrapa një tavoline. Mua ma dhanë një dokument për ta nënshkruar. U thashë se doja ta lexoja së pari. Në dokument shkruhej se unë e kisha hequr shaminë e kokës dhe kisha vepruar kundër përulësisë publike. E lexova me përbuzje, qesha, e nënshkrova dhe e vulosa duke vënë shenjën e gishtit.

Pastaj, ata më thanë se kisha nevojë për një garant. Unë u thashë se jam mjaft e rritur dhe se mund të garantohem për veten time. Ata nuk pranuan dhe ngulën këmbë që, burri im, babai, nëna apo një anëtar familje, duhej të vinte në stacionin policor. Ata thanë gjithashtu se duhej t’i dorëzoja dokumentet e identifikimit dhe të dilja para gjykatës të nesërmen.

Të gjithë oficerët ishin sarkastikë dhe u përpoqën të na frikësonin. Një vajzë kërkoi ta shihte fotografinë që ia kishin bërë asaj [kur e kishin arrestuar]. Një oficer u kthye dhe me përbuzje i tha: “Do ta bëjmë atë fotografi të profilit tuaj [në sistemin tonë]”. Të gjithë oficerët ishin nën moshën 30 vjeç.

“Mbase do ta bëja përsëri”

Ne u paraqitëm në gjykatë. Kishte shumë njerëz atje, të cilët ishin arrestuar një ditë më herët. Ishin rreth 15 gra. Shumë prej tyre ishin atje, sepse veturat e tyre ishin sekuestruar [si ndëshkim] për mosbartjen e hixhabit. Vetura ime u sekuestrua dy herë.

Ne pritëm për kohë të gjatë në korridor [para se të futeshim në dhomën e gjykatës]. Stafi po qeshte. Studentet e reja universitare ishin të frikësuara, të gjitha.

Kur dosja e një personi futej në sistem, atij personi i jepej një kod dhe dërgohej për të dalë para gjykatësit. Kishte plot njerëz pranë gjykatës. Disa prej grave ankoheshin se procesi po zgjaste shumë. Sekretari i gjykatësit po i shqyrtonte disa raste vetë.

Në disa raste, sekretari i gjykatësit i mbushte vetë formularët e grave. Ai shkruante fjali, si: “Pendohem, dhe nuk do ta bëj përsëri”, dhe u thoshte [grave] vetëm ta nënshkruanin atë. Unë i thashë sekretarit të gjykatësit të mos e shënonte se unë pendohesha, sepse nuk u pendova dhe mbase do ta bëja përsëri.

Unë nuk u gjobita. Por, studenteve të universitetit iu kërkua ta nënshkruanin një dokument tjetër. Arrita ta shoh shifrën prej 5.000.000 rialë [8 dollarë].

“Trysnia po rritet”

Trysnia është duke u rritur. Ata po i detyrojnë baballarët, vëllezërit, tërë familjen, dhe madje nënat, t’i detyrojnë gratë ta bartin hixhabin.

Një mike më tha se e kishte pyetur një mik të vetin në polici të shpjegonte si kishte mundësi që ajo po gjobitej vazhdimisht, edhe pse jetonte dhe punonte në një vend ku nuk kishte kamera të sigurisë.

Miku i saj polic tha se ata kanë njerëz nëpër rrugë, të cilët, kur e shohin një grua pa shami në kokë, e ndjekin atë deri te vetura e saj dhe ia marrin numrin e tabelave të veturës. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Studentët serbe do të vizitojnë Kosovën

Detajet e incidentit në Estoni: “Su-35 rus hyri në hapësirën e NATO-s, kjo është serioze”

Pas tre dekadave bie në prangat greke nje nga kriminelët më të kërkuar ne BH

Sanchez: Ne nuk tregtojmë me një shtet gjenocidal

Turqia kërkoi një shtyrje, negociatat do të zhvillohen pasdite pa Trumpin dhe Putinin. Zelensky zbarkoi

Kosova Times May 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

USAID, program rehabilitimi për gratë ish-ushtarake në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times December 4, 2024
Szunyog takon krerët e shtetit në përmbyllje të mandatit
Arrestohet i dyshuari për shpërthim të veturës së u.d. të drejtorit në QKUK
Lirohen dy aktivistet që u arrestuan në protestën për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë
Kërkohet shkarkimi krerëve të Klinikës së Kardiologjisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?