By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Spanjë, 48 persona u arrestuan, u sekuestruan pothuajse katër ton kokainë
June 7, 2025
Një shtetas amerikan u përpoq të bashkohej me shërbimin e inteligjencës gjermane, informoi BND-ja CIA-n
June 7, 2025
Rusia sulmoi Ukrainën me 215 dronë, qyteti Kharkov është në flakë
June 7, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 7, 2025
Ekran gjigant për ndeshjen Shqipëri–Serbi në sheshin e Prishtinës
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë është GjNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çfarë është GjNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë është GjNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/20 at 10:03 PM
Kosova Times Published May 20, 2024
Share
SHARE

AP

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjNP) së shpejti mund të lëshojë urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, më shumë se shtatë muaj pas luftës midis dy palëve, bazuar në një kërkesë të kryeprokurorit të gjykatës.

Karim Khan tha se ai beson se Kryeministri Netanyahu, Ministri i tij i Mbrojtjes Yoav Gallant dhe tre udhëheqës të Hamasit: Yehia Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh, janë përgjegjës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe Izrael.

GjNP u krijua në vitin 2002 si gjykatë e përhershme për të ndjekur penalisht individët përgjegjës për mizoritë më të tmerrshme në botë – krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, gjenocidin dhe krimin e agresionit.

Statuti i Romës në bazë të të cilit u krijua GjNP-ja u miratua në vitin 1998 dhe hyri në fuqi kur u ratifikua nga 60 vende më 1 korrik 2002. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi pro GjNP-së, por gjykata është e pavarur.

Pa një forcë policore të vetën, GjNP-ja mbështetet tek vendet anëtare për të arrestuar të dyshuarit, gjë që është bërë shpesh pengesë e madhe për ndjekjet penale.

http://199.192.21.43/2024/05/20/prokurori-i-gjnp-se-kerkon-fletarrestime-per-netanyahun-dhe-lideret-e-hamasit/

Kryeministri Netanjahu tha muajin e kaluar se Izraeli “nuk do të pranojë kurrë asnjë përpjekje nga kjo gjykatë për të minuar të drejtën e tij të natyrshme për vetëmbrojtje”. Ai tha se ndërsa GjNP-ja nuk do të ndikojë në veprimet e Izraelit, ajo do të “vendoste një precedent të rrezikshëm”.

ÇFARË ËSHTË GjNP-ja?

124 shtetet anëtare të GjNP-së kanë nënshkruar Statutin e Romës. Dhjetëra vende nuk e nënshkruan dhe nuk e pranojnë juridiksionin e gjykatës mbi krimet e luftës, gjenocidin dhe krimet e tjera. Ato përfshijnë Izraelin, Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën.

GjNP-ja vihet në veprim kur vendet nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të ndjekin penalisht krimet në territorin e tyre. Izraeli argumenton se ka një sistem gjyqësor funksional. Mosmarrëveshjet mbi aftësinë ose vullnetin e një vendi për të ndjekur penalisht kanë nxitur mosmarrëveshje në të kaluarën midis gjykatës dhe vendeve të veçanta.

Në vitin 2020, Presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump, vendosi sanksione ekonomike dhe udhëtimi ndaj prokurorit të GJNP-së dhe një punonjësi tjetër të lartë të zyrës së prokurorisë. Ata po hetonin trupat dhe zyrtarët e zbulimit amerikan dhe aleatëve për krime të mundshme lufte në Afganistan.

Presidenti Joe Biden, administrata e të cilit ka ofruar mbështetje thelbësore ushtarake dhe politike për ofensivën izraelite në Gazë, i hoqi sanksionet në vitin 2021.

GjNP-ja po kryen aktualisht 17 hetime, ka lëshuar gjithsej 42 urdhër-arreste dhe ka marrë 21 të dyshuar në paraburgim. Gjyqtarët e saj kanë dënuar 10 të dyshuar dhe kanë liruar katër.

Në vitet e para të saj, gjykata u kritikua se u përqendrua tej mase në krimet e kryera në Afrikë, por tani ajo kryen hetime në Azi, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

ÇFARË MARRËDHËNIE KA GJNP ME IZRAELIN DHE TERRITORET PALESTINIZE?

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ndryshoi statusin e palestinezëve në vitin 2012 nga një autoritet vëzhgues në OKB në një shtet vëzhgues joanëtar. Kjo hapi rrugën që territoret palestineze të anëtarësoheshin në organizatat ndërkombëtare, përfshirë GjNP-në.

GjNP-ja pranoi “Shtetin e Palestinës” si anëtar në vitin 2015, një vit pasi palestinezët pranuan juridiksionin e gjykatës.

Kryeprokurorja e gjykatës në atë kohë njoftoi në vitin 2021 se ajo po hapte një hetim për krime të mundshme në territorin palestinez. Izraeli shpesh bën akuza për njëanshmëri ndaj OKB-së dhe organeve të tjera ndërkombëtare. Kryeministri Netanjahu e dënoi vendimin si hipokrit dhe antisemitik.

Zoti Khan, kryeprokurori i GjNP-së, vizitoi Ramallahun dhe Izraelin në muajin dhjetor, duke takuar zyrtarë palestinezë dhe familje të izraelitëve të vrarë ose të marrë peng nga militantët e Hamasit në sulmin e 7 tetorit që shkaktoi luftën Izrael-Hamas.

Kryeprokurori Khan i quajti veprimet e Hamasit si “disa prej krimeve më të rënda ndërkombëtare që trondisin ndërgjegjen e njerëzimit, krime për të cilat u krijua GjNP-ja” dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve.

ÇFARË RASTESH TË TJERA KA HAPUR GjNP-ja?

Vitin e kaluar, gjykata lëshoi urdhër-arrestin për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për krime lufte, të cilin e akuzon se është personalisht përgjegjës për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina. Rusia u përgjigj duke lëshuar urdhrat e saj të arrestit për zotin Khan dhe gjyqtarët e GjNP-së.

Udhëheqës të tjerë të lartë të akuzuar nga gjykata përfshijnë udhëheqësin sudanez të larguar nga pushteti Omar al-Bashir me akuzat që përfshijnë gjenocidin në rajonin e Darfurit. Ish-udhëheqësi libian Moammar Gadafi u kap dhe u vra nga rebelët menjëherë pasi GJNP-ja lëshoi një urdhër për arrestimin e tij me akuza të lidhura me shtypjen brutale të protestave antiqeveritare në vitin 2011.

You Might Also Like

Në Spanjë, 48 persona u arrestuan, u sekuestruan pothuajse katër ton kokainë

Një shtetas amerikan u përpoq të bashkohej me shërbimin e inteligjencës gjermane, informoi BND-ja CIA-n

Rusia sulmoi Ukrainën me 215 dronë, qyteti Kharkov është në flakë

Axhenda ndërkombëtare

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Kosova Times May 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani takohet me Escobarin në Nju Jork

Kosova Times Kosova Times September 21, 2022
Opozitari rus Gozman: “Rusia është sëmurë dhe sëmundja është, për fat të keq, e pashërueshme”.
U shpallën fituesit e ligave U19 (meshkuj dhe femra) dhe U15 (femra)
Joseph: Modeli maqedonas mund të shërbejë në Serbi, dhe SHBA-të mund të jenë ndërmjetës
Aktakuzë kundër personit i cili ka kryer sulm kibernetik ndaj portalit “Nacionale”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?