By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset një person tek Komuna e Parisit
May 18, 2025
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
May 18, 2025
Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën
May 17, 2025
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ditët e kujtesës së qëndresës kundër krimeve të komunizmit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ditët e kujtesës së qëndresës kundër krimeve të komunizmit
Ballina 2Rajon / Botë

Ditët e kujtesës së qëndresës kundër krimeve të komunizmit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/20 at 8:01 PM
Kosova Times Published May 20, 2024
Share
SHARE

Ditët e Kujtesës së Qëndresës Kundër Krimeve të Komunizmit u hapën sot në qytetin e Shkodrës nga Memoriali kushtuar viktimave të komunizmit me homazhe nga qytetarë dhe ish të burgosur dhe të përndjekur politikë të regjimit komunist. Memoriali është ndërtuar në vitin 2018 dhe është i vetmi në Shqipëri kushtuar viktimave të krimit komunist. Duke folur në emër të Shoqatës së ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, Filip Guraziu, tha se ende nuk është bërë sa duhet për zbardhjen e krimeve te komunizmit në Shqipëri.

“Fatkeqësisht, gjatë 33 viteve të fundit jemi ballafaquar me një indiferencë të qëllimshme të politikës shqiptare për kujtesën historike të krimit komunist. Si mundemi ne të harrojmë 6 mijë e 27 shqiptarë të vrarë dhe pushkatum, 984 shqiptarë të vdekur në burgje, 308 shqiptarë të sëmurë prej torturave në hetuesi dhe që i kanë kaluar në psikiatri?”

Pas Shkodrës, Ditët e Kujtesës së Qendresës Kundër Krimeve të Komunizmit do të vazhdojnë në ish burgun e Qafë Barit dhe atë të Spaçit në përkujtim të revoltave të ish të burgosurve politikë në këto burgje.

Zenel Drangu, i cili sot drejton Shoqatën e ish të burgosurve politikë të Shkodrës, ka vuajtur dënimin për arratisje në ish burgun e Spaçit. Ai tregon për vuajtjet që kaluan ish të burgosurit e këtij burgu famëkeq.

“Revolta e Spaçit ishte si rezultat i trajtimit çnjerëzor me punë skllavëruese dhe ushqimit shumë të dobët. Që t’i thuash tjetrit të jetojë me 3.5 gram voj, 7 gram sheqer dhe 8 gram oriz kjo nuk mund të imagjinohet. Dhe më duket çudi se si kemi mbijetu”.

Në fillim të këtij viti qeveria shqiptare vendosi kthimin në muze të ish burgut të Spaçit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hedhur për konsultim publik draft-planin për menaxhimin e tij, i cili synon t’i japë jetë godinave thuajse të shkatërruara, të cilat sot ruajnë një peshë të rëndësishme të kujtesës historike. Por ish të burgosurit politikë po kundërshtojnë idenë e ndërtimit të këtij muzeu në Rrëshen apo në Rreps, buzë Rrugës së Kombit.

“Kam qenë shumë herë në takime të ndryshme dhe kundërshtoja jonë është se muzeun nuk duan ta bëjnë tek ish burgu. Në rast se muzeu nuk bëhet tek ish burgu, atij i humbet interesi, se njerëzit shikojnë muzeun dhe pastaj nuk shkojnë për të parë vuajtjet tek ish burgu. Muzeun kërkojnë ta bëjnë, o në Reps, o në Rrëshen, gjë për të cilën ne nuk jemi dakord”.

Muzeu i ish burgut të Spaçit parashikohet të ndërtohet në tre faza, brenda vitit 2025, me një fond prej rreth 4.2 milion eurosh. Ai kërkon ta bëjë të vizitueshëm ish burgun, si zonë muzeale dhe simbol të kujtesës së krimeve të regjimit komunist.

You Might Also Like

Si po u merret prona ukrainasve në Krime

Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën

Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

Kosova Times May 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti per mediet gjermane: “Në veri të Kosovës njerëz me karakteristika të Wagnerit dhe Ujqërve të Natës”

Kosova Times Kosova Times January 2, 2023
Murtezaj: Arritëm ta parandalojmë dëmtimin e buxhetit për 2.7 milionë euro
‘Demokracia në Veprim’, gati për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025
Prezantohet programi ‘Super Sportistët’
Celulari magjik: Google njoftoi datën zyrtare të prezantimit të telefonave të rinj, me fokus Pixel 8 Pro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?