By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Dugin dërgoi një mesazh misterioz
January 11, 2026
Sa i detyrohet Serbia Kinës?
January 11, 2026
Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zvicër, mësimi plotësues i gjuhës shqipe, hap drejt dialogut institucional
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zvicër, mësimi plotësues i gjuhës shqipe, hap drejt dialogut institucional
Lajme

Zvicër, mësimi plotësues i gjuhës shqipe, hap drejt dialogut institucional

Kosova Times
Last updated: 2024/05/20 at 11:21 AM
Kosova Times Published May 20, 2024
Share
SHARE

Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, hapën punimet e seminarit në nivel nacional për institucionalizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe për mërgatën që jeton dhe vepron në Konfederatën e Zvicrës.

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se në këtë punëtori, që u zhvillua më datën 18 dhe 19 maj, 2024 në Döttingen/Konfederatën e Zvicrës, zëvendësministrja Gashi dhe ministrja Nagavci, së bashku me mësuesit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, diskutuan për hapat e institucionalizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, rolit institucional në këtë drejtim, mundësitë dhe hapat që duhet të ndërmerren, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet mësimdhënësve të gjuhës shqipe në Diasporë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Zëvendësministrja Gashi dhe Ministrja Nagavci, në kuadër të kësaj punëtorie, theksuan hapat konkret që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në adresimin e nevojave të parashtruara dhe që janë në funksion të këtij qëllimi.

“Punëtoritë që po mbajmë nëpër shtete të ndryshme ku jeton Diaspora jonë, i shohim si hapa drejt ndërtimit të një dialogu institucional, me fokus tek fuqizimi i trekëndëshit nxënës, prind dhe mësues“, ka thënë zëvendësministrja Gashi, teksa ka shprehur një falënderim të veçantë për të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe për kontributin e tyre në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Tutje, në komunikatë theksohet roli i misioneve diplomatike dhe konsullore në procesin e institucionalizimit të mësimit plotësues në Zvicër dhe Seminari Mbarëkombëtar i Mësimit Plotësues në Diasporë, që do të mbahet këtë vit në Kosovë, në muajin korrik, 2024, ishin disa nga temat e tjera që u diskutuan gjatë kësaj punëtorie.

Punëtoria për institucionalizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Konfederatën e Zvicrës zhvillohet pas asaj që u mbajt në Republikën Federale të Gjermanisë, më datën 10 dhe 11 maj, 2024, thuhet në komunikatë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar

Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri

Kosova Times May 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Spanja është kampion olimpik në futboll për meshkuj

Kosova Times Kosova Times August 9, 2024
Zgjedhjet në BE: Cilat janë arritjet e Parlamentit të BE-së?
Superliga, ky është orari për dy javët e para
Përgatitjet për mbërritjen e sondës “Starliner” në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës
Ambasadori britanik në SHBA shkarkohet për shkak të email-eve me Jeffrey Epstein
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?