By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 dhjetor
December 30, 2025
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Bujanocit
December 29, 2025
KQZ: Në 4 komuna përmbyllet numërimi i votave të kandidatëve
December 29, 2025
Eurodeputeti austriak: Koha për një qeveri të qëndrueshme
December 29, 2025
Kuvendi i Komunës së Prishtinës nesër me seancë të jashtëzakonshme
December 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Franca dhe Belgjika përkrahin kërkesën për fletarrestime ndaj liderëve të Izraelit dhe Hamasit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Franca dhe Belgjika përkrahin kërkesën për fletarrestime ndaj liderëve të Izraelit dhe Hamasit
Ballina 2Rajon / Botë

Franca dhe Belgjika përkrahin kërkesën për fletarrestime ndaj liderëve të Izraelit dhe Hamasit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/21 at 1:14 PM
Kosova Times Published May 21, 2024
Share
SHARE

Franca dhe Belgjika kanë thënë të martën se e mbështesin kërkesën e kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GjNP), për lëshimin e fletarrestimeve për liderët e Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ministria e Jashtme e Francës tha se e “mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësinë e saj, dhe luftën kundër mosndëshkueshmërisë në të gjitha situatat”.

“Krimet e kryera në Gazë duhet të ndiqen penalisht patjetër në nivelet më të larta, pavarësisht se kush është kryerësi”, tha ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib.

Kryeprokurori i GjNP-së, Karim Khan, tha të hënën se beson se Netanyahu, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe tre liderë të Hamasit – Yehia Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh – janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael, së paku nga 7 tetori 2023.

Si Izraeli, ashtu edhe Hamasi, e kanë dënuar kërkesën e Khanit për fletarrestime kundër liderëve të tyre.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden, e denoncoi kërkesën e kryeprokurorit për të arrestuar Netanyahun dhe Gallantin, duke thënë se “çfarëdo që ka dashur të thotë prokurori, nuk ka asnjë paralelizëm mes Izraelit dhe Hamasit.”

Prokurori duhet të kërkojë lëshimin e fletarrestimeve nga një panel prej tre gjyqtarësh, të cilëve mund t’iu duhen deri në dy muaj kohë për t’i shqyrtuar provat dhe për të vendosur nëse mund të procedohet.

Zëdhënësi i GjNP-së, Fadi Al-Abdallah, i tha Radios Evropa e Lirë se gjykatësit do të “marrin vendimin e tyre brenda afateve”, por nuk specifikoi ndonjë datë.

Të martën më herët, forcat izraelite e kryen një operacion kundër një bastioni militant në Bregun e uzurpuar Perëndimor, duke i vrarë së paku shtatë palestinezë, përfshirë një mjek, sipas autoriteteve lokale.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj goditën militantët gjatë një operacioni në Xhenin, një qytet në veri të Bregut Perëndimor. Ky qytet, së bashku me një kamp refugjatësh ngjitur, kanë qenë për kohë të gjatë bastion i luftës së armatosur kundër Izraelit.

Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Lufta izraelite i ka vrarë më shumë se 35.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve të Hamasit.

Por, lufta izraelite ka shkaktuar edhe krizë humanitare në Gazë, duke bërë që rreth 80 për qind e popullsisë të zhvendoset dhe qindra mijëra njerëz të vuajnë nga uria, sipas zyrtarëve të OKB-së.

You Might Also Like

2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar

Turqi: Policia përleshet me anëtarë të ISIS për orë të tëra në rrugët e Gjalovës – Shtatë oficerë policie të plagosur

Fox News: Putin dhe Zelensky mund të telefonojnë me njëri-tjetrin për herë të parë që nga fillimi i luftës pas bisedimeve me Trump

Zogjtë e Madyarit godasin forcat speciale ruse në Ukrainën e pushtuar, të paktën 120 viktima

Presidenti francez njofton takim historik për të ardhmen e Ukrainës

Kosova Times May 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KFOR-i kryen stërvitje në pjesë të ndryshme të Kosovës

Kosova Times Kosova Times August 23, 2024
Avokati i njohur serb: “Nuk jam avokat i policëve të arrestuar të Kosovës, por nëse më angazhojnë familjet e tyre, me kënaqësi do ta pranoj…”
Patriot, ATACMS, Starlink, zbulim. Çfarë nuk mund të bëjë Ukraina pa ndihmën ushtarake të SHBA
Vuçiq deklarohet në Instagram, përsë shokon të gjithë…
Receta e integrimit: Shkolla e gatimit për emigrantët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?