By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë
December 14, 2025
Bleron Ademi siguron medalje në Kampionatin Evropian
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë
Ballina 2Rajon / Botë

Ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/21 at 12:19 PM
Kosova Times Published May 21, 2024
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, ka deklaruar se situata në Kosovë dhe rajon është jo e kënaqshme dhe jo e mirë. Anushiq këto komente i bëri në ceremoninë e dërgimit të kontingjentit të 41-të të Forcave të Armatosura Kroate në operacionin paqeruajtës të KFOR-it.

Ministri kroat ka thënë se nëse situata do të ishte e mirë, nuk do të ishte e nevojshme të dërgonim forcat e armatosura në misionin e KFOR-it.

“Shpresojmë që NATO dhe KFOR të arrijnë të stabilizojnë situatën, që të mos ketë përshkallëzim të dhunës”, ka theksuar ai, duke shtuar se kishte disa situata që “ishin në kufi”, shkruan HRT.

Anushiq është shprehur se situatat e kohëve të fundit janë shkaktuar nga pala serbe.

“Të gjitha këto situata u shkaktuan nga pala serbe. Për këtë arsye, është e nevojshme të ruhet paqja dhe rendi në atë zonë. Prania e kontingjentit kroat dhe të gjithë të tjerëve që janë në Kosovë sigurisht që na jep të drejtën të mendojmë se siguria në Kosovë do të ruhet dhe mbrohet”, ka theksuar Anushiq, raporton HRT.

Ai ka thënë se lufta është një fjalë e pa hijshme, por se lufta nuk do të ndodhë sepse forcat kroate janë aty pikërisht për të ruajtur paqen.

“Ne jemi një ushtri që është gati për parandalim, nuk po përgatitemi për ndonjë sulm ose luftë, por për parandalim. Ne duhet të jemi të fortë për të penguar këdo që mendon se mund të përsërisë ngjarjet e vitit 1991, dhe kur flasim konkretisht për Kosovën dhe sinqerisht edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën, shpresoj që nuk do të ketë përshkallëzim të konfliktit”, ka deklaruar ai.

Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor.

Ai përbëhet nga 131 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, nga të cilët tetë janë gra, të cilat do të zëvendësojnë kontingjentin e 40-të.

 

You Might Also Like

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive

Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin

Të shtëna në plazhin e famshëm të Sidneit. Ka të vdekur

Kosova Times May 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kështu duket tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të sotme

Kosova Times Kosova Times February 10, 2024
Dështon votimi për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve
Veriu i Mitrovicës nesër pa ujë të pijes, shkak një defekt
Shtëpia e Bardhë i konsideron “të tmerrshme” komentet e Trumpit për Rusinë dhe NATO-n
UP me Qendrën për studimin e gjenocidit, holokaustit dhe drejtësisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?