By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gazimestani i Kosovës është shndërruar në vend të urrejtjes raciste serbomadhe ndaj shqiptarëve ilirian
June 29, 2025
Mendoni se ChatGPT po ju ndihmon: Në fakt po ju vret trurin
June 29, 2025
Bota do të zhytet në errësirë: Data e saktë kur dielli do të bjerë në hije
June 29, 2025
Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë
June 29, 2025
Rusët dhe bjellorusët nuk do të jenë më në gjendje të transferojnë euro përmes Alta Bank të Serbisë
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: SaCouto: GjNP-ja ka juridiksion mbi krimet e kryera në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > SaCouto: GjNP-ja ka juridiksion mbi krimet e kryera në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

SaCouto: GjNP-ja ka juridiksion mbi krimet e kryera në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/21 at 5:02 PM
Kosova Times Published May 21, 2024
Share
SHARE

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjNP) “ka juridiksion mbi krimet e kryera nga shtetas të vendeve që nuk janë palë, nëse ato krime kryhen në territorin e shteteve palë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Susana SaCouto, drejtore e Zyrës së Kërkimeve për Krime Lufte në Kolegjin e Drejtësisë në Uashington.

Një ditë më herët, kryeprokurori i GjNP-së, Karim Khan, tha se ka kërkuar të lëshohen urdhra për arrestimin e disa udhëheqësve të Izraelit dhe Hamasit – grup i shpallur terrorist nga ShBA-ja dhe fuqi të tjera.

Lufta mes tyre është përshkallëzuar nga tetori i vitit të kaluar, kur Hamasi ka sulmuar i pari Izraelin dhe ky i fundit është përgjigjur me një fushatë intensive sulmesh në Gazë.

Khan tha se ka arsye për të besuar se udhëheqësit izraelitë – përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu – ashtu si edhe udhëheqësit e Hamasit kanë kryer krime të dyshuara lufte dhe krime të dyshuara kundër njerëzimit.

Izraeli nuk është anëtar i GjNP-së, ndërsa GJNP-ja ka juridiksion në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, kujton SaCouto.

“Nëse lëshohen urdhrat për arrestim, hapi tjetër është sigurimi i paraburgimit të të dyshuarve” dhe “shtetet anëtare të GJNP-së e kanë detyrim t’i zbatojnë urdhrat e gjykatës”, thotë ajo.

Njëqind e njëzetekatër vende janë shtete palë në Statutin e Romës – traktatin që ka themeluar Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Radio Evropa e Lirë: Zonja SaCouto, fillimisht, çfarë mendoni për vendimin e prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të kërkuar urdhra arrestimi për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe udhëheqësit e Hamasit?

Susana SaCouto: Ka pasur shumë debat nëse duhet të lëshohen urdhrat e tillë ose jo. Perspektivat për lëshimin e tyre kanë qenë subjekt i shumë bisedave në media.

Por, ajo që dua të them është se hetimi i GjNP-së për situatën në Palestinë, ka nisur vite më parë. Dhe, shumë hapa kritikë që na kanë sjellë deri këtu sot, janë vendosur shumë kohë përpara 7 tetorit [ditës kur Hamasi ka sulmuar Izraelin].

Këtu mendoj në vitin 2009, kur Autoriteti Kombëtar Palestinez ka depozituar në GJNP një deklaratë – në përputhje me Nenin 12(3) të Statutit të Romës – e cila i mundëson një shteti jo palë ta pranojë ushtrimin e juridiksionit nga GjNP-ja.

Prokurori në atë kohë, që ka qenë Luis Moreno Ocampo, ka nisur ekzaminimin preliminar – diçka që ndodh përpara fillimit të një hetimi zyrtar. Por, më pas, ai ka nxjerrë një vendim, duke thënë se nuk mund ta pranojë atë deklaratë, sepse statusi i Palestinës në OKB është vëzhgues dhe jo shtet joanëtar.

Më vonë, në vitin 2012, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar rezolutën që i ka dhënë Palestinës statusin e vëzhguesit joanëtar. Dhe, pastaj, në janar të vitit 2015, Autoriteti Palestinez ka depozituar sërish deklaratën, me të cilën ka kërkuar juridiksionin e GjNP-së për krimet e dyshuara në territoret e pushtuara palestineze që nga qershori i vitit 2014. Dhe, kështu, Statuti i Romës ka hyrë në fuqi për Palestinën në vitin 2015.

Atë vit, prokurorja Fatou Bensouda ka hapur hetimet preliminare, për të përcaktuar nëse kriteret e statutit për hetime janë përmbushur. Kjo ka marrë kohë deri në dhjetor të vitit 2019, kur Bensouda ka deklaruar se kriteret e Statutit të Romës, në rastin e Palestinës, janë përmbushur. Por, me këtë rast, ka thënë se “marrë parasysh çështjet unike dhe çështjet shumë të kontestuara ligjore dhe faktike që lidhen me situatën”, do të ishte e udhës që të merrej një vendim nga gjykata, për të sqaruar shtrirjen territoriale të juridiksionit të gjykatës.

Në shkurt të vitit 2021, gjykata ka konstatuar se juridiksioni territorial shtrihet në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor. Në mars të atij viti, prokurorja Bensouda ka njoftuar për hapjen e hetimeve zyrtare. Pra, në mars të vitit 2021 – që është më shumë se tre vjet më parë – kanë nisur hetimet.

Dhe, deklarata nga prokurori i tretë, Karim Khan, vjen tani pas gjithë kësaj historie.

Radio Evropa e Lirë: E, meqë Izraeli nuk është anëtar i GjNP-së, a përbën kjo ndonjë dallim?

Susana SaCouto: Juridiksioni i GjNP-së vlen mbi shtetasit e vendit palë. Kjo do të thotë se nuk ka juridiksion mbi izraelitët. Por, ajo ka juridiksion mbi krimet e kryera nga shtetas të vendeve që nuk janë palë, nëse ato krime kryhen në territorin e shteteve palë.

Meqë Palestina është palë në GjNP, palë e Statutit të Romës, dhe krimet janë kryer në territoret që janë subjekt i hetimeve, GjNP-ja ka juridiksion.

Radio Evropa e Lirë: A ka kohë të caktuar që i duhet gjykatës për lëshimin e urdhrave për arrestim?

Susana SaCouto: Kjo është një pyetje e mirë. Vendimi tani është në duart e dhomave të procedurës paraprake. Historikisht, këtyre dhomave u janë dashur disa muaj kohë për të vendosur nëse do të lëshojnë një urdhër për arrestim.

Në rastin e [presidentit rus] Vladimir Putin është dashur një muaj kohë. Por, në rastin e [presidentit të Sudanit] Omar Al Bashir ka marrë kohë nga korriku i vitit 2008 deri në mars të vitit 2009. Pra, mund të marrë ca kohë.

Radio Evropa e Lirë: Ka pasur reagime të kundërta nga politikanët në botë, pas deklaratës së prokurorit Khan. Nëse GjNP-ja lëshon urdhra për arrestim, a prisni që ata të zbatohen?

Susana SaCouto: Nëse lëshohen urdhrat për arrestim, hapi tjetër është sigurimi i paraburgimit të të dyshuarve. Shtetet anëtare të GjNP-së e kanë detyrim t’i zbatojnë urdhrat e gjykatës. Ky detyrim del nga neni 86 i Statutit të Romës. Por, në disa raste, është sfiduese të sigurohet bashkëpunimi i shteteve. Në këtë rast mund të jetë po ashtu sfiduese.

Edhe kur ka pasur njëfarë bashkëpunimi shtetëror, është dashur kohë të sigurohej paraburgimi i të dyshuarve. Pra, nganjëherë duhen ditë, nganjëherë duhen muaj e nganjëherë vite.

Siç e dini, urdhri për arrestimin e Putinit është lëshuar në mars të vitit 2023 dhe ai nuk është sjellë para gjykatës ende. Ish-presidenti i Omanit, Omar Al Bashir, ka një urdhër për arrestim nga viti 2009.

Radio Evropa e Lirë: A ka ndëshkime për vendet që nuk e zbatojnë vendimin e GjNP-së?

Susana SaCouto: Nëse një shtet nuk bashkëpunon, asambleja e shteteve anëtare, e cila është një lloj organi drejtues i GjNP-së, mund të nxjerrë një lloj rezolute, e cila vë në dukje se shteti ka vepruar në kundërshtim me detyrimet e tij për arrestimin dhe dorëzimin [e të dyshuarit].

Nëse është një çështje që është dërguar në gjykatë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, atëherë Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund ta bëjë të njëjtën gjë.

Ky rast vjen nga prokurori dhe nuk është çështje e referuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Pra, do t’i shkonte asamblesë.

Radio Evropa e Lirë: Kush do të mund të arrestonte – le të themi – Netanyahun ose udhëheqësit e Hamasit?

Susana SaCouto: Kushdo që ka urdhër për arrestim dhe udhëton në një vend anëtar të GjNP-së, duhet të arrestohet dhe dorëzohet në gjykatë nga sistemi gjyqësor i atij vendi. Mund të jetë përpjekje e përbashkët e shteteve, mund të jetë shteti individual që e përdor sistemin e vet të zbatimit të ligjit për t’i arrestuar dhe dorëzuar [të dyshuarit].

Radio Evropa e Lirë: Të dyja palët e kanë kundërshtuar paralajmërimin e GjNP-së. Por, çfarë do të thotë ai për luftën mes tyre, sipas jush?

Susana SaCouto: Është një pyetje, ndoshta, përtej kapacitetit tim për ta parashikuar.

Por, mendoj se prokurori shpreson se me vazhdimin e hetimeve dhe lëshimin e urdhrave për arrestim, mund të çojë në ndërprerjen e krimeve të supozuara të secilës palë. Një nga arsyet përse lëshohen urdhrat për arrestim, është edhe që të parandalohen krimet e mëtejshme.

You Might Also Like

Rusët dhe bjellorusët nuk do të jenë më në gjendje të transferojnë euro përmes Alta Bank të Serbisë

Thirrje nga Moska: Pse Serbia ndalon eksportimin e municioneve

Krasniqi: Haxhiu nuk i ka e nuk do t’i ketë votat

Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli

Që nga sot në Francë, pirja e duhanit është e ndaluar në parqe, rreth shkollave, në plazhe…

Kosova Times May 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Gjeopolitikë

Ofensiva diplomatike e Izraelit në Ballkan: Ish-aleatët e Palestinës ndryshojnë anën

Kosova Times Kosova Times September 23, 2024
Kërkohet drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës
Afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta deri më 5 shkurt
Yaacov: Izraeli nuk e ka ndërmend të pushtojë Gazën
Kanalet Z raportuan largimin e komandantit të grupit rus të trupave në Siri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?