By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja e shqetësuar me trajtimin e pakicave në Kosovë, u kërkon liderëve t’i dëgjojnë partnerët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ShBA-ja e shqetësuar me trajtimin e pakicave në Kosovë, u kërkon liderëve t’i dëgjojnë partnerët
Ballina 1Lajme

ShBA-ja e shqetësuar me trajtimin e pakicave në Kosovë, u kërkon liderëve t’i dëgjojnë partnerët

Kosova Times
Last updated: 2024/05/21 at 2:35 PM
Kosova Times Published May 21, 2024
Share
SHARE

Zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të Shtetit në Byronë për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, tha se është e rëndësishme që Kosova të bashkëpunojë me partnerët e saj për të forcuar kandidaturën për anëtarësim në të gjitha institucionet euroatlantike, ashtu si edhe në Këshillin e Evropës.

Chulick i bëri komentet të martën, në një takim me një grup gazetarësh në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Ajo përsëriti se vizion i ShBA-së për Kosovën është që ajo të jetë pjesë e institucioneve euroatlantike.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t’i dëgjojë këshillat e partnerëve të saj më të afërt, në mënyrë që të garantojë një rezultat pozitiv kur del në një votim”, tha Chulick.

Gjatë vizitës në Kosovë, Chulick u takua me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Ajo tha se u ka shprehur atyre disa shqetësime të partnerëve evropianë në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që e ndalon përdorimin e dinarit serb.

“Kosova duhet të vazhdojë të punojë në këto çështje, t’i adresojë ato dhe të ecë sërish përpara”, tha zyrtarja amerikane.

“Duke i ditur edhe përgjegjësitë që i ka Banka Qendrore e Kosovës, ne vazhdimisht i kemi shprehur shqetësimet tona për mënyrën e zbatimit [të rregullores]. Nuk kemi ndjerë se ajo e ka marrë në konsideratë mënyrën se si do t’i ndikojë komunitetet, sidomos komunitetin serb. Ndaj, jemi duke e vëzhguar situatën dhe jemi të shqetësuar”, shtoi Chulick.

Kosova është nën presion nga partnerët ndërkombëtare për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të dakorduar me Serbinë qysh në vitin 2013, si dhe për të pezulluar rregulloren e BQK-së që e bën euron valutë të vetme për pagesa me para të gatshme.

Ndërkombëtarët kërkojnë më shumë kohë derisa komuniteti serb të përshtatet me praktikën e re, pasi ai, prej vitesh, ka pranuar pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia.

“Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet më shumë me komunitetet”

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i pranishëm gjithashtu në takimin me gazetarët, shprehu zhgënjimin e tij me aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, gjatë të cilit u mbyllën disa institucione financiare serbe.

Hovenier tha se ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe, sipas tij, i përshkallëzon tensionet.

Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës angazhim konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke e cilësuar “si kanalin e duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Chulick, në anën tjetër, shtoi se një prej arsyeve përse gjendet në Kosovë, është për të treguar mbështetjen e ShBA-së për një Kosovë demokratike, të begatë dhe multietnike.

Ajo theksoi se është e rëndësishme që Qeveria të angazhohet në mënyrë më aktive me pjesëtarët e komuniteteve pakicë dhe t’i përfshijë ata në procesin e politikëbërjes.

“Kosova është shtëpi e shumë serbëve etnikë dhe ata meritojnë t’i mbajnë familjet dhe bizneset e tyre këtu”, tha Chulick.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës duhet të punojë për të gjithë qytetarët e Kosovës, “pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo dallimet e tyre”.

Chulick tha, po ashtu, se ShBA-së i vjen keq që Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk mori pjesë në votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri, më 21 prill.

“Ne do të donim që ata të përfitonin nga mjetet demokratike që i kanë në dispozicion”, tha ajo.

Chulick theksoi se ShBA-ja mbetet e shqetësuar nga trajtimi i pakicave në Kosovë dhe tha se do të vazhdojë të punojë në këtë çështje.

Sipas saj, një nga përfitimet e të qenët pjesë e Këshillit të Evropës do të ishte “respekti më i madh për qytetarët e pakicave dhe gjithashtu qasja në procese ndërkombëtare, përmes të cilave Kosova mund të adresojë çështje të tilla si: përfshirja e pakicave dhe pjesëmarrja e plotë në qeverinë dhe demokracinë e vendit të tyre – për shembull përmes Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

Javën e kaluar, Kosova mbeti jashtë agjendës së Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës – ku do të duhej të merrej vendimi përfundimtar për pranimin e saj – për faktin se nuk ndërmori hapa për ta çuar përpara çështjen e Asociacionit.

“Oportunistët politikë mund të përpiqen t’i shfrytëzojnë rrethanat ndërkombëtare në dobi të tyre”

E pyetur nëse druan se udhëheqësit nacionalistë në Ballkan do ta shfrytëzojnë vakumin politik ndërkombëtar, që rezulton nga zgjedhjet në BE-së dhe në ShBA, për ta komplikuar më tej situatën në terren, zyrtarja e Departamentit amerikan të Shtetit tha se “oportunistët politikë mund të përpiqen t’i shfrytëzojnë rrethanat ndërkombëtare në dobi të tyre në çdo kohë, por ne jemi vigjilentë ndaj atyre përpjekjeve, jo vetëm këtu në Kosovë, por në mbarë botën”.

“Është e rëndësishme për ne që të theksojmë se – janë interesa të sigurisë së ShBA-së dhe Evropës – ne mund të varemi nga partnerët tanë dhe ata mund të varen nga ne, pa marrë parasysh partinë politike apo lëvizjen. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për një Ballkan Perëndimor më të qëndrueshëm, më të sigurt dhe më të begatë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në mbështetje të këtij qëllimi”, përfundoi Chulick.

You Might Also Like

Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe

Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Kosova Times May 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Politikëbërja kosovare, e pa aftë dhe e pa përgjegjshme përball zhvillimeve ndërkombëtare

Kosova Times Kosova Times March 8, 2025
Pelegrinazhi ndryshe i hebrenjve hasidikë në Ukrainë
Dhjetëra dronë sulmuan katër rajone të Rusisë
Vendet e NATO-s do të vendosin pothuajse 250 avionë luftarakë pranë kufijve rusë
Valë e re sulmesh godet Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?