By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA kërkon nga Izraeli të përmbysë vendimin për të sekuestruar pajisjet e agjencisë së lajmeve “Associated Press”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA kërkon nga Izraeli të përmbysë vendimin për të sekuestruar pajisjet e agjencisë së lajmeve “Associated Press”
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA kërkon nga Izraeli të përmbysë vendimin për të sekuestruar pajisjet e agjencisë së lajmeve “Associated Press”

Kosova Times
Last updated: 2024/05/21 at 9:59 PM
Kosova Times Published May 21, 2024
Share
SHARE

Zyrtarët izraelitë sekuestruan të martën kamerat dhe pajisjet e transmetimit të agjencisë së lajmeve “The Associated Press”, duke akuzuar atë për shkelje të ligjit të ri për median, duke vënë në dispozicion të televizionit ‘Al Jazeera’, pamjet filmike të tyre, qofshin ato të drejtpërdrejta apo të xhiruara paraprakisht.

Por përmes kanaleve private, Shtetet e Bashkuara kanë nxitur qeverinë izraelite ta kthejë mbrapsht vendimin, sipas dy zyrtarëve amerikane.

Televizioni Al Jazeera, me seli në Katar, është një prej mijëra klientëve të agjencisë së lajmeve “The Associated Press” dhe si i tillë merr transmetimet e drejtpërdrejta të kësaj agjencie dhe të organizatave të tjera mediatike.

“Agjencia “Associated Press” i dënon ashpër veprimet e qeverisë izraelite për të ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë, të cilin e kryejmë prej një kohë të gjatë, duke treguar pamjet e Gazës nga larg dhe sekuestrimin e pajisjeve të AP-së”, deklaroi nën-presidentja e agjencisë Lauren Easton. “Ndërprerja nuk është bazuar në përmbajtjen e transmetimit, por përmes keqpërdorimit të ligjin e ri për mediat e huaja nga qeveria izraelite. Kërkojmë nga autoritetet izraelite t’i kthejnë pajisjet tona dhe ta lejojnë kthimin e transmetimit tonë të drejtpërdrejtë menjëherë në mënyrë që të vazhdojmë të ofrojmë pamje të rëndësishme për gazetarinë mijëra mediave rreth e qark botës”.

Të martën pasdite zyrtarë nga Ministria e Komunikimit shkuan në vendndodhjet e AP-së në Sderot dhe sekuestruan pajisjet. Ata i dhanë AP-së një copë letre, të nënshkruar nga Ministri për Komunikim Shlomo Karhi, me pretendimin se ishte shkelur ligji izraelit për mediat e huaja.

“Ministria e Komunikimit do të vazhdojë të ndërmarrë çdo veprim që duhet për të kufizuar transmetimet që cenojnë sigurinë e shtetit,” thuhet në deklaratën e ministrisë.

Më 5 maj, zyrtarët izraelitë përdorën këtë ligj për të mbyllur zyrat e Al Jazeera-s. Ata sekuestruan pajisjet e kanalit televiziv, ndërprenë transmetimin dhe bllokuan faqet e tij të internetit.

Pak para sekuestrimit të pajisjeve të martën, AP-ja po transmetonte një pamje të përgjithshme të pjesës veriore të Gazës. Sipas agjencisë, AP-ja i përmbahet rregullave ushtarake të Izraelit për censurë, që ndalojnë transmetimin e detajeve siç janë lëvizja e trupave që mund të rrezikojnë ushtarët. Transmetimi i drejtpërdrejtë zakonisht tregon tymin mbi territorin e Gazës.

Agjencia e lajmeve ka marrë urdhër verbal për ta ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë të enjten e kaluar, gjë që ka refuzuar ta bëjë.

Udhëheqësi opozitar Yair Lapid e quajti veprimin ndaj AP-së “akt çmendurie”.

“AP nuk është Al Jazeera. Është agjenci amerikane lajmesh”, tha ai. “Kjo qeveri po vepron sikur të ketë vendosur me çdo kusht që Izraeli të izolohet nga e tërë bota”.

Ministri Karhi u përgjigj duke thënë që ligji i miratuar njëzëri nga qeveria thotë se çdo pajisje që përdoret për t’i dërguar përmbajtje Al Jazeera-s, mund të sekuestrohet.

You Might Also Like

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Axhenda ndërkombëtare

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor

Kosova Times May 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

LDK: Vetëvendosje bllokoi seancën e konstituimit të Kuvendit

Kosova Times Kosova Times April 17, 2025
Gjimshiti merr çmimin `Lojtari i Vitit i Kombëtares`
Në këtë qytet askush nuk di për sëmundjen
Bislimi: Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës
Kievi zmbraps një sulm ‘masiv’ me dronë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?