By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermani, rritje rekord e kriminalitetit me motive politike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjermani, rritje rekord e kriminalitetit me motive politike
Ballina 2Rajon / Botë

Gjermani, rritje rekord e kriminalitetit me motive politike

Kosova Times
Last updated: 2024/05/22 at 9:32 AM
Kosova Times Published May 22, 2024
Share
SHARE

Kriminaliteti me motive politike e fetare ka shënuar rritje, thuhet në bilancin vjetor për vitin 2023 të bërë publik nga Ministria e Brendshme dhe Enti Federal i Kriminalistikës. Arsyeja: edhe në Gjermani ndihen pasojat e sulmit terrorist të Hamasit radikal-islamik ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe të luftës që pasoi në territorin e Gazës.

“Gjendja në Lindjen e Mesme ka influencuar në të gjitha nivelet me veprime të radikalizuara në Gjermani – me rritjen e qëndrimeve antisemitiste, protestave në rrugë dhe rritjen e kriminalitetit me motive politike. Potenciali i përshkallëzimit është i madh.” Kështu u shpreh përmbledhtas presidenti i Entit Federal të Kriminalistikës, Holger Münch, lidhur me këto zhvillime, kur bashkë me ministren e Punëve të Brendshme Nancy Faeser, prezantuan në Berlin raportin me rastet e regjistruara gjatë vitit 2023.

Mbi 60.000 akte penale të regjistruara me motive politike

“Ata, që mbjellin indinjatë dhe urrejtje në shoqërinë tonë, janë bërë edhe më të zhurmshëm. Urrejtja në rrjet ka shpërthyer edhe më tej”, thotë ministrja socialdemokrate Faeser. Për herë të parë numri i të gjitha akteve të regjistruara arrin në mbi 60.000 – një rritje me rreth 1100 akte më shumë se në vitin 2022 dhe dyfish më shumë se vite më përpara.

Shumica e rasteve të regjistruara kanë të bëjnë me kundërvajtje propagandistike. Në statistikën aktuale këto raste përbëjnë rreth një të tretën. Ndër to bie në sy kryesisht përdorimi i simboleve të organizatave antikushtetuese, si kryqi i thyer i nacional-socialistëve. Por edhe nxitja e urrejtjes në popull, fyerjet dhe dëme materiale bëjnë pjesë në statistikë me kuota nga 13 deri në 15 për qind.

Rreziku më i madh vazhdon të mbetet ekstremizmi i djathtë: Gati gjysma e të gjitha akteve penale vjen nga radhët e këtij grupi. “Në asnjë sektor tjetër numri i viktimave nuk është kaq i lartë sa në rastin e ekstremizmit të djathtë”, thekson ministrja e Brendshme Faeser. Për të shqetësim të madh përbëjnë sulmet ndaj zyrtarëve të shtetit dhe politikanëve. Prej dhunës ndaj tyre janë të prekura të gjitha partitë.

Në fokus janë gjithnjë e më shumë edhe ekstremizmi i majtë dhe islamizmi. Sikurse theksoi ministrja Faeser, këto janë veprime, që drejtohen kundër shoqërisë sonë të hapur dhe të lirë. “Janë vepra, që drejtohen kundër dinjitetit të njeriut dhe kundër demokracisë sonë.” Organet e rendit dhe të sigurisë do të veprojnë me të gjitha instrumentet ligjore në dispozicion për të parandaluar dhunën dhe veprimet ekstreme.

You Might Also Like

India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit

Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin

Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak

Zelensky i përgjigjet ashpër Trumpit dhe Putinit

Kapiteni i një anijeje kroate i dënuar me 30 vjet burg, lirohet nga burgu turk

Kosova Times May 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Mbyllja e Postës së Serbisë në Kosovë: A mund të jetë çështje dialogu?

Kosova Times Kosova Times August 6, 2024
Kusari-Lila: Askush nuk guxon të shkelë lirinë e fjalës
Kina, ish-trajneri i kombëtares së futbollit dënohet me 20 vjet
Pjesëtarët e FSK-së certifikohen për artileri dhe xhenio luftarake
LVV: Mbyllet sesioni pranveror i Kuvendit me 36 ligje të miratuara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?