Dhe frika e Vuçiqit qëndron edhe në faktin se me rezolutën, historia e gjenocidit në Srebrenicë do të bëhet temë globale.

Do të jetë një pjesë integrale e kalendarit global nga i cili bota do të mësojë se çfarë ndodhi në Srebrenicë në vitin 1995.

Ata do të mësojnë për viktimat, për kriminelët dhe publiku i gjerë do të jetë në gjendje ta njohë më lehtë mohimin e gjenocidit.

Sepse politika e Vuçiqit, Dodikut dhe të ngjashme nuk do të mund të kontrollojë historinë globale dhe të vërtetën se është kryer gjenocidi.

Për të gjitha këto, Vuçiq sot fshihet pas popullit, krejtësisht pa nevojë, shkruan Klix.