By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: QIKA në aksion simbolik, kërkon heqjen e taksës për pecetat menstruale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > QIKA në aksion simbolik, kërkon heqjen e taksës për pecetat menstruale
Ballina 1Lajme

QIKA në aksion simbolik, kërkon heqjen e taksës për pecetat menstruale

Kosova Times
Last updated: 2024/05/22 at 12:41 PM
Kosova Times Published May 22, 2024
Share
SHARE

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, ka zhvilluar një aksion para objektit të qeverisë së Kosovës, përmes së cilës ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, heqjen e taksës për pecetat menstruale.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion, nëpërmjet një aksioni simbolik ka kërkuar që produktet menstruale t’i nënshtrohen normës së ulur të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe që të lirohen nga tatimi doganor.

“Simbolikisht, ia sollëm 7.500 nënshkrimet e peticionit “Peceta nuk është luks” , si dhe vendimin të cilin Murati do të duhej të kishte vetë guximin dhe vullnetin që ta hartonte. Taksimi i produkteve menstruale është seksist. Shteti po takson funksionimin normal fiziologjik të grave dhe të gjithë personave që menstruojnë. Menstruacionet nuk janë zgjedhje, as higjiena menstruale nuk është luks, e si të tilla nuk mund te taksohen”.

Pasojat ekonomike të këtij taksimi, sipas QIKA-s, prekin drejtpërdrejtë gratë, e sidomos ato nga familjet e varfra të cilat janë veçanërisht të goditura.

“Përkundër kërkesave të aktivisteve feministe për heqjen e taksës, Murati nuk e tha as edhe një fjalë në publik për këtë çështje. Ministër, nuk mund të qëndrosh indiferent dhe të mos flasësh mbi varfërinë menstruale. Ajo ekziston”, thuhet në komunikatë.

QIKA beson se taksa e cila thellon pabarazitë gjinore ekzistuese është antikushtetuese dhe e kundërligjshme, andaj duhet të largohet menjëherë.

“Arsyetimin politik, bazën ligjore, lapsin… të gjitha i ke këtu. Ministër merre guximin e dil nënshkruaje vendimin! Qasja në produkte menstruale është e drejtë bazike, jo privilegj”, përfundon komunikata. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

Mitrovica ripozicionon kiosqet në hapësira më të përshtatshme për operatorë

Kosova Times May 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

IPK rekomandon suspendimin e tre punonjësve të policisë

Kosova Times Kosova Times March 18, 2025
Koreja e Veriut lëshoi ​​një sërë raketash balistike
Rama nuk tërhiqet, nisin sërish punimet në sheshin `Xhorxh Bush`
Irani instalon kamera në vende publike për të identifikuar gratë pa shami
Krasniqi letër krerëve partiak, propozon datat për zgjedhje të parakohshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?