By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtegtimi i bagëtive si pasuri botërore e UNESCO-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Shtegtimi i bagëtive si pasuri botërore e UNESCO-s
Ballina 2Bujqësi

Shtegtimi i bagëtive si pasuri botërore e UNESCO-s

Kosova Times
Last updated: 2024/05/23 at 9:25 PM
Kosova Times Published May 23, 2024
Share
SHARE

Çdo vit, në pranverë dhe në vjeshtë, barinjtë organizojnë shtegtimin e bagëtive, një rit që në Shqipëri transmetohet prej shekujsh. Fundvitin e shkuar kjo traditë shqiptare iu bashkua disa vendeve të Mesdheut duke e përfshirë në Listën e Trashëgimisë Jomateriale Botërore të UNESCO-s. Barinjtë shqiptarë tek përballen me sfidat e shpopullimit të mjaft zonave rurale synojnë të nxisin përmes kësaj tradite tërheqjen e turizmit. Tufat e deleve dhe dhive këmbejnë njëra-tjetrën nën ritmet e këmborëve dhe valëzimin e barit në fushën e Çajupit në Gjirokastër.

Kjo fushë, nën një dekor malesh madhështorë rrethuar, është një mrekulli e natyrës , mbi 1500 metër mbi niveli e detit, me rreth 2500 metër katrorë sipërfaqe dhe vetëm 25 kilometër larg qytetit historik të Gjirokastrës.

Barinjtë shtegtojnë me bagëtitë e imta në pranverë drejt vendeve malore të freskëta dhe në dimër duke zbritur në fusha.

Kjo traditë të lashtë shqiptare, së fundi iu bashkua disa vendeve të Mesdheut, por jo vetëm, duke u bërë pjesë e listës së trashëgimeve jomateriale botërore që mbrohet nga UNESCO.

Veshur me një shark të trashëguar nga babai Pëllumb Koko thotë se po e mbart këtë traditë në tre breza.

“Është një traditë që është e hershme. Në familjen tonë unë jam brezi i tretë që e trashëgoj shtegtimin pasi gjyshi merrej me blegtori dhe po kështu edhe babai, që sot është 92 vjeç. Dhe tradita do të vazhdojë si na e kanë lënë të parët”, thotë ai.

Pëllumbi ka njëmijë krerë bagëti dhe thotë se shtegton në pranverë këtu në fushën e Çajupit dhe në dimër në dhjetor zbret nga malet ku nis dëbora drejt fushave të Luginës së Drinos.

“Ka dy shtegtime, shtegtimi veror dhe shtegtimi dimëror. Shtegtimin veror unë e kam bërë në prill, pasi edhe kullota, aty ku jam, dimërore, nuk është e favorshme për prodhimin, ndërsa në dimër ikim në varësi të kohës. Ka momente që ikim në 10 dhjetor apo më 25 nëntor, pasi mund të na zërë bora në male. Shtegtimet për shumë tufa bagëtish zgjasin me ditë të tëra në shtigjet tradicional baritore”, thotë ai.

Ky rit nuk është një lëvizje e thjeshtë e bagëtive, por ka ngarkesë shpirtërore dhe mjaft simbolika thotë Pëllumbi.

“Shtegtimi mbart një pjesë shumë shpirtërore. Gjithçka është e ndjeshme, edhe tradita, edhe shtegtimi edhe simboli i këmborëve dhe zileve, i përgatitjes së karvanëve, i zbukurimit të prijësve të kopesë deri tek përgatitja e stanit të ri.”

Blegtoria, sidomos e bagëtive të imta po shënon vitet e fundit një rënie të theksuar në Shqipëri prej shpopullimit të zonave rule por edhe mospërfshirjes së të rinjve në këtë sektor.

Vetëm barinjtë mbi 50 vjeçare vijojnë ta mbajnë këtë traditë, thotë Pëllumbi.

“Mosha mbi 50 vjeç që janë aktualisht me dele pasi e kanë traditë, e kanë zanat por në pamundësi për ta shtuar tufën dhe përmirësuar gjërat. Por të rinjtë nuk e kanë për dëshirë të përfshihen me stanet dhe bagëtitë dhe po largohen nga zonat rurale”, thotë ai.

Kohët e fundit në disa zona barinjtë por edhe agjenci turistike dhe njësi vendore synojnë të tërheqin vëmendjen e turistëve, pikërisht me këto tradita duke zhvilluar turizmin e staneve. Pëllumbi thotë se mikpritja shqiptare është një magnet i çmuar.

You Might Also Like

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive

Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin

Miliarda ruse në BE: Brukseli ndryshon rregullat e lojës, Moska padit

Kosova Times May 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Festimet për Vitin e Ri në botë

Kosova Times Kosova Times January 1, 2024
Rasti i Jabllanicës, Koalicioni për Familje anulon aktivitetet
Qofte me kungulleshka dhe patate të ëmbla me një salcë të shijshme
Blonden: Belgjika do të vijojë mbështetjen e Kosovës në integrimin evropian
Abazi: Qeveria me qasje të gabuar për kërkesat e ndërkombëtarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?