By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre
May 14, 2025
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: GjND urdhëron Izraelin që “menjëherë të ndalë” ofensivën në Rafah
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > GjND urdhëron Izraelin që “menjëherë të ndalë” ofensivën në Rafah
Ballina 2Rajon / Botë

GjND urdhëron Izraelin që “menjëherë të ndalë” ofensivën në Rafah

Kosova Times
Last updated: 2024/05/24 at 4:13 PM
Kosova Times Published May 24, 2024
Share
SHARE

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) urdhëroi Izraelin që “menjëherë të ndalë” ofensivën e tij ushtarake në Rafah, në jug të Gazës.

Sipas GjND-së, Izraeli duhet të ndalë edhe çdo veprim tjetër në Rafah, që mund të përkeqësojë jetesën e palestinezëve në Rafah të Gazës.

Izraeli ka pak të ngjarë që të zbatojë një urdhër të tillë, teksa GjND-ja tha se situata në Rripin e Gazës është përkeqësuar.

Në vendimin e GjND-së po ashtu u tha se Izraeli “duhet të mbajë të hapur pikëkalimin në Rafah” që e lidh Gazën me Egjiptin, “për ofrimin e papenguar të shërbimeve bazike dhe ndihmës humanitare”.

Gjykata tha se Izraeli duhet t’iu ofrojë qasje hetuesve në territorin e rrethuar dhe të raportojnë brenda një muaji për përparimin e bërë.

Vendimi u mor nga një panel prej 15 gjyqtarësh nga e mbarë bota, me 13 vota për dhe dy kundër. Gjyqtari nga Uganda dhe ai nga Izraeli votuan kundër vendimit.

Afrika e Jugut i kishte kërkuar gjykatës, me seli në Hagë, që të urdhërojë ndalimin e ofensivës izraelite në Rafah dhe tërheqjen e trupave nga i gjithë Rripi i Gazës.

Çfarë është GjND-ja?

GjND-ja, që njihet edhe si Gjykata Botërore, është organi më i lartë ligjor i Kombeve të Bashkuara, i themeluar në vitin 1945 për të trajtuar mosmarrëveshjet midis shteteve. Nuk duhet të ngatërrohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GjNP), të bazuar në traktat, gjithashtu në Hagë, e cila trajton rastet e krimeve të luftës kundër individëve.

Kolegji prej 15 gjyqtarësh i GjND-së – i cili zgjerohet nga një gjyqtar shtesë i zgjedhur nga Izraeli në këtë rast, sepse tashmë ka një gjykatës nga Afrika e Jugut – merret me mosmarrëveshjet kufitare dhe gjithnjë e më shumë çështje të ngritura nga shtetet që akuzojnë të tjerët për shkelje të detyrimeve të Traktatit të OKB-së.

Afrika e Jugut dhe Izraeli janë nënshkruese të Konventës së Gjenocidit të vitit 1948 që i jep GjND-së juridiksionin për të vendosur rreth mosmarrëveshjeve mbi traktatin. Ndërsa, çështja ka të bëjë me territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli, palestinezët nuk kanë asnjë rol zyrtar në procedurë.

Të gjitha shtetet që e kanë nënshkruar Konventën e Gjenocidit, janë të detyruara të mos kryejnë gjenocid dhe ta parandalojnë dhe ndëshkojnë atë. Traktati e përkufizon gjenocidin si “akte të kryera me qëllim për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar”.

Çfarë është rasti i Afrikës së Jugut?

Dosja fillestare prej 84 faqesh, e dorëzuar nga Afrika e Jugut tre muaj pas luftës, thotë se duke vrarë palestinezët në Gaza, duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda mendore dhe trupore dhe duke krijuar kushte për jetën “të llogaritura për të sjellë shkatërrimin e tyre fizik”, Izraeli po kryen gjenocid ndaj tyre.

Në seancat dëgjimore në janar, Afrika e Jugut u fokusua në dështimin e Izraelit për të siguruar gjëra elementare si ushqim, ujë, ilaçe, karburant, strehim dhe ndihma të tjera humanitare për Gazën gjatë luftës me grupin militant palestinez, Hamas – i shpallur terrorist nga ShBA-ja dhe BE-ja. Ajo, gjithashtu, iu referua fushatës së vazhdueshme të bombardimeve të Izraelit, për të cilën autoritetet shëndetësore të Gazës thonë se ka vrarë më shumë se 35.000 njerëz.

Më 16 maj, Afrika e Jugut bëri një apel të ri në gjykatë, duke i kërkuar asaj që të urdhëronte forcat izraelite t’i ndalnin operacionet në Rafah, në Gazën jugore, ku afërsisht gjysma e 2.3 milionë banorëve të territorit kishin kërkuar strehim nga ofensiva. Ajo, po ashtu, kërkoi nga gjykata që të urdhërojë Izraelin të tërhiqet plotësisht nga i gjithë Rripi i Gazës.

Cila është përgjigja e Izraelit?

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka hedhur poshtë akuzat për gjenocid si të egra. Izraeli thotë se bën gjithçka që mundet për t’i mbrojtur civilët palestinezë në Gaza dhe akuzon Hamasin për përdorimin e civilëve palestinezë si mburoja njerëzore – një akuzë që Hamasi e mohon.

Izraeli thotë se duhet të ketë të drejtën për të mbrojtur veten pas sulmeve të 7 tetorit të udhëhequra nga Hamasi në Izrael, në të cilat u vranë 1200 njerëz dhe më shumë se 250 u rrëmbyen, sipas të dhënave izraelite. Gjatë paraqitjes së kundër-argumenteve më 17 maj, Izraeli tha se kërkesa e Afrikës së Jugut është “tallje me Konventën e Gjenocidit” dhe i kërkoi gjykatës ta hedhë poshtë kërkesën.

Çfarë ka vendosur GjND-ja në këtë rast deri tani?

Pas rundit të parë të seancave mbi masat emergjente në janar, gjykata gjeti se ishte e besueshme se Izraeli kishte shkelur disa të drejta të garantuara për palestinezët në Gaza sipas Konventës së Gjenocidit. Gjyqtarët urdhëruan Izraelin të përmbahej nga aktet që mund të bien nën Konventën e Gjenocidit dhe të sigurojë që trupat e tij të mos kryejnë akte gjenocidale kundër palestinezëve.

Sipas Konventës së Gjenocidit, aktet e gjenocidit përfshijnë vrasjen e anëtarëve të një grupi, shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore ose mendore ndaj tyre dhe shkaktimin e qëllimshëm të kushteve të jetës që llogariten se sjellin shkatërrimin e plotë ose të pjesshëm të grupit.

Gjyqtarët gjithashtu urdhëruan Izraelin të ndërmarrë veprime për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza. Në mars, gjykata lëshoi masa të tjera urgjente dhe urdhëroi Izraelin të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe efektive për të siguruar furnizimet bazë ushqimore për palestinezët në Gaza.

Më 24 maj, gjykata do të marrë një vendim lidhur me kërkesën e fundit për një ndërhyrje të menjëhershme, ose masa urgjente, të kërkuara nga Afrika e Jugut, jo vetëm për rastin e gjenocidit. Vendimi për rastin e gjenocidit mund të marrë disa vjet.

Vendimet e GjND-së janë përfundimtare dhe pa ankesë, por GjND-ja nuk ka asnjë mënyrë për t’i zbatuar ato. Një vendim kundër Izraelit mund të dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të vendit dhe të krijojë një precedent ligjor.

You Might Also Like

Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë

Analistët: Ofensiva Ruse e Verës po Vjen, Me ose Pa Marrëveshje Paqeje

Këshilli i Evropës ka nisur krijimin e një gjykate të posaçme për Ukrainën

Presidenti brazilian do të përpiqet ta bindë Putinin të udhëtojë në Stamboll

Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës

Kosova Times May 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Lajçakut takohet me Escobari, thotë se ishte produktiv

Kosova Times Kosova Times May 7, 2024
A duhet Vuçiq të arrestojë Milan Radoiçiqin apo Macron po vjen në Serbi për të shitur aeroplanë dhe pajisje të tjera ushtarake?
Suhareka mposht Prishtinën, Malisheva dhe Drita ndahen baras
Turistët italianë “pushtojnë” Shqipërinë
Franca thotë se konfiskimi i aseteve të ngrira ruse është i rrezikshëm, ka nevojë për “kornizë” të BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?