By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Oda Amerikane kërkon ndërprerjen e ndërhyrjes së shtetit në tregun e naftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Oda Amerikane kërkon ndërprerjen e ndërhyrjes së shtetit në tregun e naftës
Lajme

Oda Amerikane kërkon ndërprerjen e ndërhyrjes së shtetit në tregun e naftës

Kosova Times
Last updated: 2024/05/24 at 3:12 PM
Kosova Times Published May 24, 2024
Share
SHARE

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin lidhur me ndërhyrjen e stërzgjatur të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Republikës së Kosovës në tregun e derivateve të naftës.

“Oda Amerikane beson se përcaktimi i çmimeve të produkteve të naftës shkel drejtpërdrejt parimet e një ekonomie të tregut të lirë, duke ndikuar negativisht në operacionet e kompanive që tregtojnë karburantet e naftës, duke kërcënuar rrjedhimisht edhe qëndrueshmërinë e tyre ekonomike. Ndërhyrjet e tilla paraqesin disa rreziqe për ndërmarrjet e sektorit privat, duke përfshirë paqëndrueshmërinë financiare, çrregullimin e tregut, uljen e konkurrencës, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe rreziqet ligjore dhe rregullative”, thuhet në reagimin e OEAK-së.

Oda Amerikane siç thuhet më tej në reagim, e konsideron të gabueshëm interpretimin nga ana e Ministrisë të Ligjit nr. 08/L-018 për me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme, duke vlerësuar se asnjëra nga rastet e cekura në nenin 15 të Ligjit nuk vazhdon të jetë e zbatueshme.

“Oda Amerikane u kujton zyrtarëve më të lartë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë se ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikë së Kosovës. Gjatë vlerësimit të kushtetutshmërisë së një akti të ngjashëm juridik, konkretisht të Ligjit nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se dispozitat e këtij ligji nuk ishin në përputhje me aktin më të lartë juridik të Republikës së Kosovës, duke e shpallur atë të pavlefshëm në tërësinë e tij”, konsideron OEAK.

Bazuar në këto konkluzione, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u bënë thirrje Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që të revokojnë menjëherë vendimin për përcaktimin e çmimit të naftës.

Ky veprim, sipas OEAK-së, do të demonstronte përkushtimin për respektimin e Kushtetutës, promovimin e sundimit të ligjit dhe shmangien e tendencave ndërhyrëse në ekonominë e tregut të lirë, duke shmangur në këtë mënyrë rreziqet me të cilat përballen kompanitë e sektorit privat, si dhe duke nxitur një mjedis biznesi më të qëndrueshëm dhe konkurrues. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

Kosova Times May 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Borrell i kërkon BE-së përforcimin e industrisë së mbrojtjes për kërcënime të mundshme

Kosova Times Kosova Times March 11, 2024
Inicim disiplinor për drejtorin e Dritës
Erdogan sot në Stamboll pret në takim kryeministrin Kurti
SHBA ka vendosur sanksione shtesë kundër ambicieve të Rusisë energjetike
Horoskopi ditor për 30 Nëntor 2023!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?