By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 qershor 2025
June 8, 2025
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Premtimi bosh: Të moshuarit në nevojë mbeten me vetëm 5 shtëpi nga shteti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Premtimi bosh: Të moshuarit në nevojë mbeten me vetëm 5 shtëpi nga shteti
Ballina 1Lajme

Premtimi bosh: Të moshuarit në nevojë mbeten me vetëm 5 shtëpi nga shteti

Kosova Times
Last updated: 2024/05/24 at 8:29 AM
Kosova Times Published May 24, 2024
Share
SHARE

Në Lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, 70-vjeçarja Sakibe Jashari përballet me realitetin e ashpër të vetmisë dhe varfërisë.

Këto rrethana sfiduese e bënë atë të bindet për një vendim, siç e quan, të vështirë, por të domosdoshëm: të aplikojë për banim në një shtëpi të pleqve.

“Është shumë e vështirë të jetoj vetëm”.

“Do të doja të jetoja në një shtëpi me të moshuar të tjerë. Nuk do të kisha nevojë të paguaja qira dhe kam nevojë edhe për shoqëri”, thotë Sakibja për Radion Evropa e Lirë.

Sakibe Jashari

Sipas Kryqit të Kuq të Kosovës, ajo është vetëm një nga rreth 800 të moshuarit në vend që kanë nevojë për kujdes të ngjashëm nga shteti.

Nën menaxhimin shtetëror, Kosova ka pesë shtëpi të pleqve me kapacitet prej 127 vendesh.

Kur e mori detyrën në vitin 2021, Qeveria e Kosovës premtoi ndërtimin edhe të pesë të tjerave, por sot, në vitin e fundit të mandatit të saj, ato nuk janë ndërtuar.

Derisa Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për komente në këtë temë, organizatat e shoqërisë civile thonë se rritja e kapaciteteve për strehimin e të moshuarve është e domosdoshme.

Sakibja jeton në një shtëpi në kushte të vështira dhe e vetme

Numri i pleqve pa përkujdesje, në rritje

Sakibja nuk e di ende nëse do të pranohet në ndonjë shtëpi të pleqve.

Ajo duhet t’i mbledhë disa dokumente që dëshmojnë se ka gjendje të mirë psikike dhe nuk ka ndonjë sëmundje infektive.

Me një udhëzim administrativ të vitit 2014, të hartuar nga Ministria e atëhershme e Punës dhe Mirëqenies Sociale, aplikuesit duhet t’i plotësojnë edhe disa kushte të tjera: të jenë së paku 65 vjeç dhe të mos kenë pasardhës. Vendosja në shtëpi të kujdesit për pleq u lejohet edhe nëse kanë vajzë, por ajo është e martuar.

Sakibja thotë se jeton vetëm nga viti 1992, kur edhe i ka vdekur bashkëshorti.

Ajo merr pensionin e pleqërisë prej 100 eurosh në muaj. Për qiranë e shtëpisë ku jeton, paguan 75 euro në muaj.

“… e me pjesën e mbetur [të pensionit] jetoj si të mundem. Ka pasur raste kur s’kam pasur as bukë, kur dikush nuk më ka sjellë ndihma”, rrëfen Sakibja, e cila me prejardhje është nga Bosnje e Hercegovina.

Një monedhë prej 2 eurosh shihet në një komodinë me disa gjësende personale. Për shtëpinë ku jeton, Sakibe Jashari, paguan 75 euro qira.

Atë e vizitojnë kohë pas kohe organizata të ndryshme të bamirësisë.

Antigona Gashi Sopjani, koordinatore e mirëqenies sociale në Kryqin e Kuq të Kosovës, thotë se të moshuarit e vetmuar, përfshirë edhe Sakiben, kanë nevojë për të gjitha llojet e ndihmës – nga ushqimi, higjiena, veshmbathja e deri te vizitat mjekësore dhe medikamentet.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon se numri i tyre është në rritje.

Thotë se në periudhën 2019-2021, organizata e saj ka evidentuar 500 të moshuar në nevojë për përkujdesje, ndërsa ky numër sot është rreth 800.

Arsyeja kryesore për këtë, sipas saj, është “migrimi i familjeve të reja në vendet tjera për punë dhe për jetë më të mirë”.

“Do të doja të jetoja në një shtëpi me të moshuar të tjerë”, thotë Sakibja

Sa ka kapacitet Kosova?

Kosova ka pesë shtëpi për pleq, që menaxhohen nga shteti, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa janë edhe disa të tjera private.

Më e madhja prej tyre është në Prishtinë me kapacitet për 60 persona. Aktualisht ka të strehuar 53.

Drejtoresha e këtij institucioni, Raza Aliqkaj, thotë se me staf dhe financa qëndrojnë mirë, por se objekti është i vjetër.

“Jemi në kuadër të Komunës së Prishtinës. Na është thënë se do të ndërtohet një objekt i ri për të moshuarit. Shpresojmë që t’i rrisim standardet, sepse infrastruktura është e vjetërsuar”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Katër shtëpitë e tjera për pleq gjenden në Skenderaj, Istog, Novobërdë dhe Graçanicë.

Ajo në Skenderaj është e mbushur me aq sa ka kapacitet – prej 23 personash – sipas Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka nën menaxhim dikasterë të mirëqenies sociale.

Të moshuarit pa përkujdesje kanë nevojë për të gjitha llojet e ndihmës – nga ushqimi, higjiena, veshmbathja e deri te vizitat mjekësore dhe medikamentet.

Shtëpia në Istog strehon 19 të moshuar dhe ka kapacitet për 20; ajo në Novobërdë ka 8 të moshuar, kurse kapaciteti i saj është për 14, ndërsa në Graçanicë janë të strehuar 3 të moshuar, e kapaciteti është për 10.

Në deklaratën dhënë REL-it, Ministria e Drejtësisë thotë se numri i kërkesave për t’u vendosur në shtëpi të pleqve ndryshon nga viti në vit.

Në vitin 2023, sipas saj, kanë qenë tetë kërkesa, prej tyre tri janë aprovuar, tri janë refuzuar dhe dy janë tërhequr. Kjo ministri tha se nuk ka informacione nëse është duke u punuar për ndërtimin e kapaciteteve të reja për të moshuarit pa përkujdesje.

Arian Lumezi, hulumtues në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”, thotë se Qeverisë së Kosovës i mungon “qasja progresive në politikat e saj.

“E, në fushën e banimit social kjo gjë vërtetohet nga mungesa e përparimit në ndërtimin e shtëpive të reja për të moshuarit”, thotë Lumezi për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, ato do t’ua siguronin atyre jo vetëm banimin, por edhe përkujdesjen shëndetësore.

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, rreth 6.7 për qind e popullsisë në Kosovë është mbi moshën 65-vjeçare.

Në vitin 2018, Iniciativa Kosovare për Stabilitet publikoi një raport me titull “Mos u plaksh”, sipas të cilit, në vend funksionojnë 25 shtëpi private për pleq, pos atyre të shtetit.

Raporti nxori në pah kushte jo të mira në shtëpitë e pleqve në Kosovë, si: mungesë e ujit të ngrohtë për çdo ditë, hapësira jo të mjaftueshme për të gjithë personat dhe hapësira jo të ndara për personat e moshuar dhe ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje.

Statistikat se sa persona banojnë në shtëpitë e pleqve në Kosovë, nuk janë të qarta.

You Might Also Like

Vdes atdhetari Selim Shala

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti

Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve

DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës

Kryetarja e Speciales arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë

Kosova Times May 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

BE pret përfundimin e hetimeve për sulmin në veri para se të marrë masa

Kosova Times Kosova Times September 27, 2023
Arrestohet me para të falsifikuara, 100 dollarë i shiste për 40 euro
Tuhina: Zgjedhjet për PE-në, pritet të ndodhë tërmet politik
Donjeta Sadiku “Boksierja e Vitit” 2024
Krasniqi-Goodman: Bota nuk po bën mjaft për të ndëshkuar përdorimin e dhunës seksuale si armë lufte
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?