By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Erëza që ata e quajnë “ushqimi i perëndive” thuhet se është e shkëlqyer për zemrën, trurin dhe humbjen e peshës
January 6, 2026
Çantat që do t’i shohim kudo në vitin 2026: 3 trende të papritura retro që po rikthehen
January 6, 2026
Shqiperia ne destinacionet më të mira evropiane për kulturë dhe aventurë në vitin 2026
January 6, 2026
Telefonata Trump-Erdogan
January 6, 2026
Pse Trump ia ktheu shpinën Machados
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raporti paraprak: Rrëzimi i helikopterit me të cilën udhëtonte presidentin iranian, jo i qëllimtë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Raporti paraprak: Rrëzimi i helikopterit me të cilën udhëtonte presidentin iranian, jo i qëllimtë
Ballina 2Rajon / Botë

Raporti paraprak: Rrëzimi i helikopterit me të cilën udhëtonte presidentin iranian, jo i qëllimtë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/24 at 7:07 PM
Kosova Times Published May 24, 2024
Share
SHARE

Në një raport paraprak të ushtrisë iraniane thuhet se deri tani nuk ishte gjetur asnjë provë që të tregojë se rrëzimi i helikopterit me të cilin udhëtonte Presidenti Ebrahim Raisi, ishte vepër e një akti të qëllimtë apo sulmi. Lajmi u njoftua të premten nga mediat shtetërore.

Ebrahim Raisi, një udhëheqës i linjës së ashpër, i cili shihej si pasardhës i mundshëm i Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei, gjeti vdekjen kur helikopteri me të cilin udhëtonte u rrëzua të dielën e kaluar, mes motit të keq në malet pranë kufirit me Azerbajxhanin.

“Nuk janë vënë re shenja plumbash apo diçka e ngjashme tek mbetjet e helikopterit i cili u rrëzua në një zonë në lartësi të madhe dhe shpërtheu në flakë”, thuhet në raportin e lëshuar nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura iraniane.

“Asgjë e dyshimtë nuk është vërejtur në bisedat e kullës së kontrollit me ekuipazhin e fluturimit”, shtohej me tej në raport, ku njoftohej se më shumë detaje do të publikohen ndërsa hetimi përparon.

Ebrahim Raisi u varros të enjten në qytetin e shenjtë mysliman shiit të Mashhadit, katër ditë pas aksidentit gjatë të cilit gjeti vdekjen gjithashtu edhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian si dhe gjashtë persona të tjerë.

Ekspertët thonë se Irani njihet për sigurinë e dobët ajrore dhe të dhënat tregojnë për përplasje të përsëritura, shumë prej të cilave përfshijnë avionë të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, të blerë para revolucionit islamik të vitit 1979.

Teherani thotë se sanksionet amerikane e kanë penguar atë prej kohësh të blejë avionë të rinj ose pjesë këmbimi nga Perëndimi, për të përditësuar flotën e tij të dobët.

Irani shpalli pesë ditë zie për nder të Ebrahim Raisin. Ky i fundit njihej si një zbatues i politikave të Ali Khameneit, për qëndrimin e ashpër ndaj mospajtimeve publike si dhe mbështeste një linjë gjithashtu të ashpër mbi çështjet e politikës së jashtme, përfshirë bisedimet me Uashingtonin, për ringjalljen e paktit bërthamor të Iranit, të vitit 2015.

Zgjedhjet e reja presidenciale janë caktuar të mbahen më 28 qershor.

You Might Also Like

Telefonata Trump-Erdogan

Pse Trump ia ktheu shpinën Machados

Trump bëri në gjysmë ore atë që Putini nuk mundi ta bënte në katër vjet

VIDEO Rusët pësuan një katastrofë në sulmin ndaj Kupyanskut

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times May 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Një muaj paraburgim ndaj S.S, i dyshuar për krime të luftës në Vushtrri

Kosova Times Kosova Times August 19, 2025
“Oaza e paqes” e të mbijetuarave të përdhunimeve në Bosnjë
Gjendet pa ndjenja pjesëtari i KFOR-it në Brezovicë
Afrika e Jugut nuk arriti të garantonte imunitetin e Putinit nga një urdhër nga Haga në samitin e BRICS
Austria dhe Gjermania pezullojë operacionet e shpëtimit në Turqi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?