By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’
May 12, 2025
Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë
May 12, 2025
ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014
May 12, 2025
Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”
May 12, 2025
Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Siguria e sezonit turistik, Balla: 1 635 punonjës policie të angazhuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Siguria e sezonit turistik, Balla: 1 635 punonjës policie të angazhuar
Ballina 2Rajon / Botë

Siguria e sezonit turistik, Balla: 1 635 punonjës policie të angazhuar

Kosova Times
Last updated: 2024/05/24 at 5:57 PM
Kosova Times Published May 24, 2024
Share
SHARE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se në kuadër të planit “Stay safe Albania” për turizëm të sigurt, janë të angazhuar 1 635 punonjës policie.

I pranishëm në aktivitetin për prezantimin e planit “Qëndro i Sigurt në Shqipëri”, ku u prezantuan masat për një turizëm të sigurt, Balla shtoi se me investimin e akseve rrugore është bërë një punë shumë e mirë dhe cilësore.

Ai ka bërë me dije se këtë vit pritet që Shqipëria të vizitohet nga 30-40 për qind më shumë turistë krahasuar me 2023, ndërsa shtoi se numri aksidenteve është ulur me 44% krahasuar me dhjetë vite më parë.

“Kemi hyrë në fazën intensive të sezonit turistik veror. Përveç mbërritjen në Rinas apo pikat kufitare, edhe në rrugë tregohet një prezencë e turistëve të cilët hyjnë në territor kryesisht me makinat e tyre. Presim një rritje 30-40 për qind të turistëve më shumë se në 2023”, tha Balla.

“Ministria e Brendshme ka nisur zbatimin e planit kombëtar “Safe stay in Albania” për të siguruar një sezon të qetë. Në aksion parashikohet të marrin pjesë 1 635 punonjës policie. Cilësia e rrugëve sidomos vitet e fundit ka një ndryshim të madh për mirë”, tha Balla.

Duke folur për turizmin, Balla tha se objektivi Shqipëria kampionë në turizëm dhe siguri është një fakt. “Ne presim të kemi një rritje krahasimisht me vitin 2023 me 30-40% të vizitorëve të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pasur pushimet e tyre. MB përmes policisë së Shtetit, inspektoratit të mbrojtjes së territorit, shërbimit zjarrfikës, të ndërlidhur në të gjitha bashkitë e vendit, ka nisur zbatimin e planit kombëtarë “Stay safe in Albania”, pra qëndrim të sigurtë në Shqipëri, qofshin vendas apo të huaj, për të rikonfirmuar certifikimin tonë si një destinacion turistikë me siguri mbresëlënëse, duke sjell në vëmendje vizionin Shqipëria 2030 që ka në fokus pa-kthyeshëmrinë e progresit në të gjitha fushata, me fokus të veçantë Shqipëria kampione e Ballkanit në turizëm me sigurinë e nivelit më të lartë”, tha Balla.

Sipas tij, rrugët në Shqipëri kanë tashmë nocion evropian.

“Pozicioni gjeografik i Shqipërisë, i ka bërë rrugët tona jo vetëm rrugë kombëtare, por janë kthyer në korridore evropiane. Nga veriu në jug, nga perëndimi në lindje të vendit. Kjo është një tjetër sfidë e shtuar për sa i takon fluksit të shfrytëzimit të rrugëve shqiptare”, tha ministri i Brendshëm.

Balla tha se në kuadër të sezonit turistik është zhvilluar një aksion pastrimi, ku janë larguar 600 pika grumbullimi mjetesh motorike.

“Prej muajit shkurt kemi ndërmarrë një operacion të përbashkët me Inspektoratin Kombëtarë të Mbrojtjes së territorit për të larguar vendgrumbullimin e mbetjeve motorike, që ofronin pamje jo të përshtatshme, por dhe burim aksidentesh. Gjatë këtij aksioni u zhvilluan në shkallë kombëtare një numër i konsiderueshëm ndërhyrje dhe u identifikuan 600 pika grumbullimi mjetesh, pjesësh dhe zotëruesit të cilave, janë detyruar ti zhvendosin vullnetarisht brenda një afati të arsyeshëm. Dhe më pas sipas ligjit ndërhymë në masat, që lidhen me ato administrative, apo sekuestrime apo mbyllje aktivitetesh”, tha Balla.

Më tej duke folur për planin e masave, ai shtoi se “në planin e madh të masave të marra nga Policia e Shtetit janë parashikuar të angazhohen në këtë operacion “Stay Safe in Albania”, 1635 punonjës policie të angazhuar. Pjesa më e madhe e tyre, pjesë e forcës kombëtare të sigurisë publike, që u krijua si një forcë për të përballuar nevojën që ka sezoni turistik. Por, brenda kësaj, një numër i rëndësishëm është numri i oficerëve të policisë rrugore, që në bashkëpunim me entet e tjera publike për të garantuar siguri rrugore gjatë këtij sezoni. Ka një konsensus kombëtar, që cilësia e rrugëve në Shqipëri ka ndryshim shumë t madh cilësor. Dhe të dhënat që vijnë nga DPSHTR, sa i përket statistikave dëshmojnë këtë përmirësim të cilësisë së rrugëve, që lidhet drejt për drejt me uljen e incidenteve rrugore”.

Ndër masa e tjera, për lehtësimin e lëvizjes në dy krahët e kufirit, ministri përmendi marrëveshjen me Kosovën.

Ndërsa si risi për këtë sezon e në vijim do të jetë “Trupa e Ndërhyrjes Teknike”, e cila parashikon bashkëveprimin dhe koordinimin mes shërbimeve të Urgjencës Mjekësore, Zjarrfikëses dhe Policisë së Shtetit, në raste ngjarjesh me pasoja.

Balla përmes shifrave ilustroi dhe punën e mirë të realizuar për uljen e aksidenteve. “Në vitin 2023 numri i aksidenteve u ul me 44%, në krahasim me 2013. Edhe numri qytetarëve të aksidentuar u ul me 43% Dhe mos harrojmë që në këto dhjetë vite kemi dyfishim të mjeteve motorike në përdorim të shtetasve shqiptarë. Pa harruar këtu se është rritur me disa fish numri i mjeteve motorike me targa të huaja që kanë hyrë në Shqipëri. Pra në 3600 km rrugë, kanë kaluar 3.6 milionë mjete”, tha Balla.

You Might Also Like

Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’

Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë

ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014

Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”

Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të

Kosova Times May 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Raportohet e zhdukur një vajzë në Mitrovicë

Kosova Times Kosova Times March 1, 2025
Madonna publikoi foto të AI në një përqafim me Papën dhe tha: Më vjen mirë të shoh
Kaos në studio: Avokati i njohur godet një nga një të ftuarit mesin e tyre edhe kriminelin e luftës
Trupat ruse sulmuan Kievin dhe Kharkovin me raketa. Ka viktima
Hoti i dërgon letër Kaja Kallas, kërkon hapjen e arkivave të Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?