By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët: Masat e vëna nga BE-ja, ndikuan në ekonomin e vendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Ekspertët: Masat e vëna nga BE-ja, ndikuan në ekonomin e vendit
Ballina 1Financa

Ekspertët: Masat e vëna nga BE-ja, ndikuan në ekonomin e vendit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/25 at 2:38 PM
Kosova Times Published May 25, 2024
Share
SHARE

Masat e vëna nga BE-ja për Kosovën, kanë pasur ndikim të negativ në ekonominë e vendit, vlerësojnë drejtuesit e Odës Ekonomike dhe njohësit e kësaj fushe. Ndërkaq Qeveria thotë se Bashkimi Evropian duhet t’i largojë masat e vëna, pasi që konsideron se janë plotësuar të gjitha kushtet.

Në fund të qershorit bëhet një vit prej kur Kosova është nën masat e Bashkimit Evropian, të cilat kanë pasur ndikim negativ në ekonominë e vendit. Kështu thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, sipas të cilit vendit i është prishur imazhi.

“Janë projekte që kanë qenë të planifikuara në investime kapitale dhe këto do të kishin ndikuar në rritje ekonomike, por edhe në përmirësimin e mirëqenies sociale për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne jemi dëshmitarë që prej atyre shumave  ose projekteve që kanë qenë të paraqitura edhe publikisht, që shkojnë deri afër 300 milionë. Mirëpo, përtej kësaj, jemi të dëmtuar edhe në kuptimin e imazhit të Kosovës, për arsye se të qenit nën sanksione nuk është një imazh i mirë për t’i motivuar investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë”, tha Rafuna për Radio Kosovën.

Ndërsa për ekonomistin Flamur Keqa, këto masa kanë ndikim në gjithë sektorët.

“Masat e ndërmarra nga BE-ja kanë ndikim të madh edhe në ekonomi, por edhe në jetën, qoftë shoqërore apo politike, dhe në sektorë të tjerë. Por, në mënyrë specifike janë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës, sepse kemi të bëjmë me suspendinim e programit të fondeve të IPA ku dihet se në vitin 2022 nga ky program i fondeve, Kosova ka përfituar 62 milionë euro, kurse në vitin 2023, ka përfituar 75 milionë euro, e sa mund të përfitonte në vitin 2024”, ka thënë Keqa për Radio Kosovën.

Në një përgjigje me shkrim nga Qeveria e Kosovës thonë se e mirëpresin gatishmërinë e Bashkimit Evropian që t’i largojë masat e padrejta ndaj Kosovës.   Qeveria thekson se më 22 prill, me rastin e përfundimit procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të katër komunave veriore, e ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi në Bratisllavë me Bashkimin Evropian për deeskalimin e situatës në veri të vendit.

“Sipas çdo parametri, deeskalimi në katër komunat në veri të vendit tashmë ka ndodhur dhe se Bashkimi Evropian ka i të gjitha arsyet për të larguar masat e vëna”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e Qeverisë.

You Might Also Like

Osmani takon Prattipatin flasin për zhvillimet e fundit në vend

Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë

Nisin hetimet për grupin e dytë në Prizren për manipulim votash

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Kosova Times May 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Emily Ratajkowski del në bikini rrugëve të New York-ut

Kosova Times Kosova Times June 1, 2024
Reali fiton Superkupën e Spanjës për të 13-ën herë në histori
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
Trupi i gjymtuar i një gruaje pa kokë u gjet në një pyll në rajonin e Odesa te Ukraines
Regjimi taliban e kthen sistemin e “ndëshkimit hakmarrës” në Afganistan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?