By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg
December 13, 2025
Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare
December 13, 2025
SHBA-ja dhe Ukraina do të negociojnë një armëpushim në Berlin
December 13, 2025
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit
December 13, 2025
Miliona ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra ruse gjatë natës
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Orban: Hungaria jo pjesë e operacioneve të NATO-s në ndihmë të Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Orban: Hungaria jo pjesë e operacioneve të NATO-s në ndihmë të Ukrainës
Ballina 2Rajon / Botë

Orban: Hungaria jo pjesë e operacioneve të NATO-s në ndihmë të Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2024/05/25 at 9:16 AM
Kosova Times Published May 25, 2024
Share
SHARE

Hungaria do të kërkojë të mos marrë pjesë në operacionet e NATO-s që synojnë të mbështesin Ukrainën, tha të premten kryeministri Viktor Orban, duke sugjeruar se aleanca ushtarake dhe Bashkimi Evropian po shkojnë drejt një konflikti më të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Orban i tha radios shtetërore se Hungaria është kundër një plani që po shqyrtohet nga NATO për t’i ofruar mbështetje më të qëndrueshme ushtarake Ukrainës në vitet në vazhdim, për t’iu kundërvënë sulmit frontal nga Moska, ndërsa forcat më të mirë pajisura ruse po përpiqen të dominojnë në fushëbetejë.

“Nuk e miratojmë këtë dhe as nuk duam të jemi pjesë e mbështetjes financiare apo me armatime (për Ukrainën), qoftë edhe në kuadrin e NATO-s”, tha zoti Orban, duke shtuar se Hungaria është pozicionuar si “jopjesëmarrëse” në operacionet e ardhshme të NATO-s për të ndihmuar Kievin.

“Duhet të ripërkufizojmë pozicionin tonë brenda aleancës dhe juristët dhe oficerët tanë po punojnë për këtë… se si Hungaria mund të ekzistojë si anëtare e NATO-s, por duke mos marrë pjesë në veprimtarinë e NATO-s jashtë territorit të saj”, tha ai.

Kryeministri Orban, i konsideruar partneri më i afërt në BE i presidentit rus Vladimir Putin, theksoi rolin e NATO-s si një organizatë mbrojtëse dhe tha se nuk ndan të njëjtat shqetësime si ato të disa vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore se ushtria ruse nuk do ta ndalte agresionin e saj edhe nëse do ta fitonte luftën në Ukrainë.

“Fuqia e NATO-s nuk mund të krahasohet me atë të Ukrainës”, tha ai. “Nuk e konsideroj propozim logjik që Rusia, e cila mezi po merret me Ukrainën, do të vijë krejt papritur dhe do të gllabërojë të gjithë botën perëndimore”.

Hungaria ka refuzuar ta ndihmojë Ukrainën me ndihma ushtarake në dallim nga shumica e vendeve të tjera të BE-së dhe zoti Orban ka kundërshtuar me forcë sanksionet e unionit ndaj Moskës, megjithëse në përfundim ka votuar gjithnjë pro miratimit të tyre.

Udhëheqësi nacionalist po përgatitet për zgjedhjet për Parlamentin Evropian që mbahen në 6-9 qershor dhe e paraqet partinë e tij si garantuese të paqes në rajon. Ai i ka karakterizuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e BE-së që kërkojnë mbështetje më të madhe për Ukrainën si vende “pro luftës” që po përgatisin një konflikt global.

You Might Also Like

Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg

SHBA-ja dhe Ukraina do të negociojnë një armëpushim në Berlin

Miliona ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra ruse gjatë natës

LIVE/ Nga protesta ne Shkup, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Ndihma humanitare e Kosovës niset drejt Gazës

Kosova Times May 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Presidentja Osmani në Washington: Takime në Senat dhe fjalim kryesor në Simpoziumin e US Naval War College

Kosova Times Kosova Times December 12, 2024
Vuçiq: Nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë në takim me Kurtin
Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me bizneset nga Sektori i Ushqimit dhe Pijeve për identifikimin e profileve të nevojshme
Pas hulumtimit të REL-it, Zyra e prokurorit maqedonas nis hetime për “kartelat Trump”
DHTIK kërkon zgjidhje urgjente për pengesat në regjistrimin e automjeteve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?