By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll
January 6, 2026
Erëza që ata e quajnë “ushqimi i perëndive” thuhet se është e shkëlqyer për zemrën, trurin dhe humbjen e peshës
January 6, 2026
Çantat që do t’i shohim kudo në vitin 2026: 3 trende të papritura retro që po rikthehen
January 6, 2026
Një burrë dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës
January 6, 2026
Shqiperia ne destinacionet më të mira evropiane për kulturë dhe aventurë në vitin 2026
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Turqia ndjek me vëmendje se kush do të jetë Presidenti i ri i Iranit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Turqia ndjek me vëmendje se kush do të jetë Presidenti i ri i Iranit
Rajon / Botë

Turqia ndjek me vëmendje se kush do të jetë Presidenti i ri i Iranit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/25 at 5:47 PM
Kosova Times Published May 25, 2024
Share
SHARE

Turqia po ndjek më vëmendje se kush do të zëvendësojë presidentin iranian Ebrahim Raisi, pas vdekjes së tij si pasojë e rënies së helikopterit me të cilin udhëtonte. Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, marrëdhëniet mes dy fuqive rajonale janë në një moment kyç.

Vdekja e presidentit iranian Ebrahim Raisi ndodhi në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet e Turqisë me Iranin.

Një dron ushtarak turk ndihmoi për gjetjen e helikopterit të rrëzuar, por analistët thonë se gjeste të tilla të dukshme ndihme bëhen ndërsa në sfond ekziston një rivalitet në rritje mes dy vendeve.

“Konkurrenca politike dhe ekonomike vazhdon. Por, kur shohim deklaratat e presidentit turk, ai është shumë i kujdesshëm që të shmangë diskursin negativ strategjik. Madje Turqia mbajti edhe një ditë zie. Asnjë vend tjetër nuk e bëri këtë; as vendet arabe”, thotë Huseyin Bagci, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme, në Ankara.

Turqia mbajti një ditë zie kombëtare për presidentin iranian, duke u përpjekur të fshehë faktin se Ankaraja dhe Teherani po konkurrojnë për ndikim në rajone të ndryshme.

“Për Turqinë, tashmë e ardhmja e Kaukazit jugor, Irakut dhe Sirisë është shumë jetike për sigurinë e saj kombëtare. Në këto zona, Turqia përballet me Iranin që vepron kundër interesave kombëtare të Turqisë”, thotë Bilgehan Alagoz, profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Marmarasë, në Stamboll.

Ushtria turke është përgatitur për një ofensivë madhore në Irak dhe Siri ndaj bazave të grupit rebel kurd PKK, që lufton kundër shtetit turk. Ankaraja e ka kritikuar vazhdimisht Teheranin se nuk mbështet përpjekjet e saj.

Me vdekjen e presidentit Raisi, Irani pritet të organizojë zgjedhje të reja presidenciale. Analistët thonë se Ankaraja mund ta shohë këtë si një mundësi për të përmbushur objektivat e saj, në veçanti duke pasur parasysh ndasitë e brendshme në Iran.

“Tashmë kemi një luftë për pushtet, që do të vazhdojë. Kryesorët janë ushtria dhe klerikët, që kanë një partneritet mes tyre. Por njëkohësisht edhe luftojnë me njëri-tjetrin”, thotë profesor Bagci.

Analistët thonë se nëse Garda Revolucionare e Iranit rrit pushtetin e saj, kjo mund të sjellë edhe një aktivizim më të lartë të grupeve të mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri, të cilat shpesh sfidojnë interesat e Turqisë. Kjo do të nxiste më tej rivalitetin mes Turqisë dhe Iranit.

“Një vetëbesim i shtuar nga Garda Revolucionare, i kombinuar me pushtetin politik, do të jetë një faktor paqëndrueshmërie në Lindjen e Mesme. Prandaj Turqia do ta trajtojë këtë çështje me shqetësim”, thotë profesoresha Alagoz.

Ndërsa Ankaraja dhe Teherani konkurrojnë për influencë në Siri, Irak dhe Sudan, analistët thonë se tranzicioni në Iran drejt një presidenti të ri mund të ketë pasoja të rëndësishme për mbarë rajonin.

You Might Also Like

Telefonata Trump-Erdogan

Pse Trump ia ktheu shpinën Machados

Trump bëri në gjysmë ore atë që Putini nuk mundi ta bënte në katër vjet

VIDEO Rusët pësuan një katastrofë në sulmin ndaj Kupyanskut

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times May 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kurti: Dardanët i dalin zot Kosovës

Kosova Times Kosova Times February 23, 2024
Amerika e përjashtoi Hungarinë për një vit nga sanksionet për shkak të blerjes së naftës dhe gazit rus
Feronikeli 74 rikthehet në Superligë, Liria në barazh
Mehaj: Qershori i viti 1999, ishte muaji kur qytetet dhe zonat e Kosovës u çliruan një pas një
Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, policia kontrollon disa lagje dhe dy shtëpi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?