By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 korrik
July 21, 2025
Ish-kryeministri britanik thotë se është i trishtuar që britanikët po humbasin interesin për Ukrainën
July 20, 2025
Koka të prera dhe të hedhura nga ballkoni: Masakra në Sirinë Jugore
July 20, 2025
Aksident mes tre automjeteve në Gllarevë, nëntë të lënduar
July 20, 2025
VLEN: Korridori Shkup–Bllacë në fazën përfundimtare, BDI ankohet për vonesa
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Debati për zgjedhjet eventuale mbulon dështimet qeveritare në veçanti dështimin në Këshillin e Evropës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Debati për zgjedhjet eventuale mbulon dështimet qeveritare në veçanti dështimin në Këshillin e Evropës
Opinion

Debati për zgjedhjet eventuale mbulon dështimet qeveritare në veçanti dështimin në Këshillin e Evropës

Kosova Times
Last updated: 2024/05/26 at 2:40 PM
Kosova Times Published May 26, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Safet GËRXhALIU

Fuqia e një shteti varet shumë nga partneriteti strategjik që ka me aleatët ndërkombëtar e në veçanti me shtetet mike evropiane dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë partneritet Qeveria e Kosovës e ka luhatur dhe dëmtuar në masë të madhe sa që e rrezikon mbështetjen e nevojshme që do të ketë Kosova në të ardhmen. Në rrugën e saj integruese në shumë Institucione ndërkombëtare e në veçanti në KiE, BE dhe NATO, Kosova e ka të pa mundur progresin apo edhe anëtarësimin pa ndihmën dhe lobimin e partnerëve dhe miqve ndërkombëtar e në veçanti pa mbështetjen e SHBA-ve që janë më meritorët për lirinë e Kosovës por edhe Pavarësinë e saj dhe për ndërkombëtarizimin e Republikës së Kosovës në mbarë botën.

Është momenti kur politikanët e Kosovës duhet të kuptojnë të vërtetën se edhe kur ne mendojmë se ShBA-të janë gabim ata kanë të drejtë.

George Friedman në librin ” 100 vitet e ardhshme” me shumë analiza dhe parametra ekonomik, politik, gjeostrategjik, inovativ dhe zhvillimor e argumenton faktin se shekulli i 21-të është shekulli i fillimit të dominimit të ShBA-ve dhe a e dinë këtë apo a e kanë lexuar politikanët e Kosovës që sillen në këtë mënyrë?!

Dështimet Qeveritare janë të shumta e në veçanti në rrafshin ekonomik, politik, social kulturor, integrues, edukativ, shëndetësor, në aspektin diplomatikë e në veçanti në ruajtjen e imazhit të saj në arenën ndërkombëtare.

Rasti i Banjskës që ndodhi në shtatorin e vitit të kaluar që ishte një kthesë tragjike por edhe në favor të Kosovës ku u krijua një momentum i ri për Kosovën por nuk u shfrytëzua sa e si duhet.

Hapja e “kutisë së pendores” me çështjen e dinarit serb është një autogol që e dëmtoj dhe e goditi Kosovën ndoshta sikur trazirat e marsit 2004.

Të jemi shkaku i faktorizimit të Serbisë në Këshillin e Sigurimit, të qortohet Kosova edhe nga miqtë evropianë dhe amerikan për këtë veprim është dhurata më e mirë për Serbinë dhe Rusinë e dhuruar nga vetë institucionet kosovare.

Çështja e dinarit u politizua deri në atë masë sa që tani është temë e dialogut në Bruksel.

Tani dinari për serbët në veri nuk është vetëm mjet parësor, por është emocion dhe “mollë e ndaluar”, dhe prapë partneriteti me miqtë ndërkombëtar u anashkalua.

Pas liberalizimit të lëvizjes pa viza në BE si proces të shumë pritur nga qytetarët e Kosovës, anëtarësimi në Këshillin e Evropës dukej se do të rritë shpresat për përshpejtimin e integrimit në BE dhe me kohë në NATO por edhe në këtë proces dështuam si pasojë e mos dëgjimit dhe mos koordinimit me miqtë ndërkombëtar.

Duke pasur parasysh faktin se opozita aktuale është inerte dhe e pa vizion ra pre e “darkës së gabuar” por shumë mirë të gatuar nga Kryeministri Kurti.

Në vend që opozita të merret me dështimet qeveritare në çdo pore të shoqërisë ajo ra në grepin e zgjedhjeve që janë në duart e Kryeministrit e jo të Qeverisë.

Zgjedhjet eventuale mund të jenë të shpallura atëherë kur ai mendon se është momenti e jo kur opozita kërkon.

Fati i Kurtit është që në opozitë nuk e ka Albinin si opozitar profesional!

Opozita, analistët dhe gazetarët nëpër studio televizive sot debatojnë për zgjedhje eventuale pa datë e me konspiracion në vend që të debatojnë për dështimet e shumta të cilat e kanë shndërruar Kosovën në shtet nga i cili duhet ikur e jo në shtet me vizion dhe për të jetuar e qëndruar në të.

Ikën qytetarët dhe kapitali i bizneseve vendore nga Kosova e qeveria në heshtje i realizon objektivat e veta për pushtet e në interes të partisë politike e jo për shtet e në interes të qytetarëve të Republikës sonë.

Masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian po vazhdojnë të jeni fuqi e si duket edhe të qëndrojnë edhe gjatë në qoftë se nuk rritet përgjegjësia dhe llogaridhënia për dështimet në kontinuitet.

Zgjedhjet nuk janë fontanë dëshirash por vizion dhe mision për zhvilluar shtetin e për të mbështetur qytetarin e jo për të kapur pushtetin.

You Might Also Like

Paniku i një pjesë të PDK-së nga marrëveshja e mundshme Kurti-Limaj

Kur shteti pret, e liderët i ikin përgjegjësisë

A jemi njësoj apo thjesht të humbur në përkthim?!

Agjenda ndërkombëtare dhe Kosova: Midis shpresës dhe realpolitikës

Nëse nuk bashkohemi tani – kush do ta mbrojë nesër Kosovën?

Kosova Times May 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mond francez analizon: “Sundimi autokratik i Vuçiqit, i cili mbyt shtypin dhe abuzon me opozitën”

Kosova Times Kosova Times August 30, 2024
Drejtësi për Agon Zejnullahun – jo heshtje për dhunën me uniformë!
Boksieri nga Kosova shpallet kampion i Evropës
Al Pacino i kërkoi partneres së tij 54 vite më të re prova mjekësore se ai është babai i fëmijës, ai dyshoi…
Zhvillimet në veri frikësojnë investitorët e huaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?