By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Nostradamusi i shekullit të 21-të” zbuloi një profeci për vitin 2025: Do të zbulohen shumë sekrete botërore!
August 3, 2025
Horoskopi ditor për 3 gusht 2025
August 3, 2025
Bloomberg: Agjencitë perëndimore të inteligjencës vërejnë një rënie në numrin e operacioneve sabotuese ruse
August 2, 2025
Greta Thunberg në protestat në Sarajevë: E veshur me një bluzë “Neretva” dhe Lulen e Srebrenicës, ajo lexoi emrat e fëmijëve të vrarë në Gaza
August 2, 2025
Papa mbërrin me helikopter te besimtarët entuziastë në Romë
August 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti përkujtoi 27 martirët e Tusuzit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti përkujtoi 27 martirët e Tusuzit
Lajme

Kurti përkujtoi 27 martirët e Tusuzit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/26 at 4:07 PM
Kosova Times Published May 26, 2024
Share
SHARE

Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e nisi me homazhe në qytetin e Prizrenit, duke vendosur kurora me lule tek varret e të vrarëve në masakrën e Tusuzit, në nderim dhe përkujtim të martirëve e dëshmorëve të Lagjes së Trimave.

Martirët dhe dëshmorët e kombit janë në njërën anë dëshmi e qëndresës sonë, e rezistencës së popullit, e atdhedashurisë për të jetuar në liri e në paqe në tokën stërgjyshore, por në anën tjetër janë gjithashtu edhe dëshmi e krimeve të Serbisë, e krimeve të kryera gjatë luftës, ku bëjnë pjesë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi, tha Kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti përkujtoi martirët e lagjes së Trimave-Tusuzit, që para 25 vitesh u vranë mizorisht dhe në mënyrë të pamëshirshme. “27 martirët e Tusuzit, janë sot 27 lule nga të cilët rritet liria jonë dhe gëzohet shteti ynë”, tha ai.

“Nuk ka asnjë brez të shqiptarëve që nuk ka kaluar së paku në një luftë. Ka breza të shqiptarëve edhe me nga dy e tri luftëra. Por, duhet të angazhohemi e të punojmë për shtet, për shtëpinë e përbashkët të popullit e të shoqërisë që ta kemi atë të fortë dhe brezi i pasluftës të jetë brezi i parë i cili nuk do të përjetojë luftë. Për këtë na nevojitet shteti i drejtë, demokratik dhe i zhvilluar, me ushtri dhe me polici që na mbron. Andaj, me këtë përkushtim si Kryeministër i Republikës, por edhe si njëri nga ju, si qytetar i Kosovës së pavarur, unë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim më të thellë për qëndresën tuaj gjatë këtyre plotë 25 viteve,” tha Kryeministri Kurti.

Në këto homazhe, teksa përkujtoi të rënët e masakrës, Kryeministri u shpreh se në lapidarin e të rënëve është i skalitur emri i Behar Abdylmexhitit, i cili atë kohë ishte vetëm 17 vjeçar, si dhe Fazile Maqkaj, e cila u dogj e gjallë në karrocën invalidore të saj. Më tej, kryeministri duke përmendur djegien e mbi 300 shtëpive, dhe dhembjen për vrasjen e 27 civilëve nga forcat armike serbe, që sot janë martirë të kombit, theksoi se nevojitet edhe drejtësia e jo vetëm pavarësia e shtetit.

Teksa foli për këtë masakër, për të cilën vetëm dy persona mbahen në burg dhe katër të tjerë ndiqen, ai shtoi se numri i ekzekutorëve dhe urdhërdhënësve është shumë më i madh se kaq. Prandaj, me këtë rast ai i bëri thirrje Prokurorisë së shtetit që me fuqinë dhe dijeninë e saj të bëjë gjithçka, në mënyrë që të ketë drejtësi për më të dashurit tanë që mungojnë tash e 25 vite. “Sepse drejtësia i mbyllë plagët që kullojnë dhe sjellë paqe të qëndrueshme”, përfundoi kryeministri.

Së bashku me Kryeministrin Kurti, për të nderuar të vrarët me homazhe, ishin deputetët nga Kuvendi i Kosovës, Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj dhe anëtarë të kabinetit qeveritar,  të cilët u mirëpritën nga familjarët e martirëve.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Të nderuara familje të martirëve të Tusuzit, të Prizrenit,

I nderuari Imam,

Të nderuar, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Deputetë të Kuvendit të Republikës, Artan Abrashi e Arbër Rexhaj, 

Motra dhe vëllezër,

Zonja dhe zotërinj,

Unë jam i nderuar që jam sot në mesin tuaj, por njëkohësisht edhe ndaj bashkë me juve pikëllimin dhe dhembjen, për më të dashurit tuaj që u vranë mizorisht para 25 vjetëve.

Martirët dhe dëshmorët e kombit janë në njërën anë dëshmi e qëndresës sonë, e rezistencës së popullit, e atdhedashurisë për të jetuar në liri e në paqe në tokën stërgjyshore, por në anën tjetër janë gjithashtu edhe dëshmi e krimeve të Serbisë, e krimeve të kryera gjatë luftës, ku bëjnë pjesë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi.

27 martirët e Tusuzit, janë sot 27 lule nga të cilët rritet liria jonë dhe gëzohet shteti ynë, para së gjithash e mbi të gjitha për brezin që ka lindur pas luftës dhe për të cilin ne kujdesemi për ditë që të mos përjetojë asgjë të ngjashme gjatë jetës së tyre, siç e bëmë ne të tjerët.

Nuk ka asnjë brez të shqiptarëve që nuk ka kaluar së paku në një luftë. Ka breza të shqiptarëve edhe me nga dy e tri luftëra. Por, duhet të angazhohemi e të punojmë për shtet, për shtëpinë e përbashkët të popullit e të shoqërisë që ta kemi atë të fortë dhe brezi i pasluftës të jetë brezi i parë i cili nuk do të përjetojë luftë. Për këtë na nevojitet shteti i drejtë, demokratik dhe i zhvilluar, me ushtri dhe me polici që na mbron. Andaj, me këtë përkushtim si Kryeministër i Republikës, por edhe si njëri nga ju, si qytetar i Kosovës së pavarur, unë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim më të thellë për qëndresën tuaj gjatë këtyre plotë 25 viteve.

Në këtë lapidar këtu në Tusuz e kemi Behar Abdylmexhitin që ka qenë veç 17 vjeçar para 25 vjetëve kur u vra, por e kemi edhe Fazile Maqkajn, e cila u dogj e gjallë në karrocën invalidore të saj. Mbi 300 shtëpi u dogjën, e 27 civil u vranë, që sot i kem i martirë të kombit, e për të cilët nevojitet edhe drejtësia e jo vetëm pavarësia e shtetit. Nevojitet edhe drejtësia institucionale, vendore e ndërkombëtare.

Dy vetë mbahen në burg për këtë masakër, edhe katër të tjerë po ndiqen, mirëpo ne e dimë shumë mirë që numri i ekzekutorëve edhe i atyre urdhërdhënësve është shumë më i madh se kaq. Andaj, gjithnjë i bëjmë thirrje Prokurorisë së shtetit që të bëjë gjithçka që ka në fuqinë dhe dijeninë e saj, në mënyrë që për martirët e popullit tonë, për dëshmorët e kombit, për më të dashurit tuaj e tonë që na mungojnë tash e 25 vjet të ketë drejtësi, sepse drejtësia i mbyllë plagët që kullojnë dhe sjellë paqe të qëndrueshme.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të Tusuzit dhe të mbarë kombit shqiptar dhe mirënjohje e përzemërt të gjithë juve që qëndroni kaq të fortë dhe na inkurajoni neve në punët e përditshme shtetërore.

Ju falemnderit! /Kosovatimes/

You Might Also Like

Të shtëna në një dasmë në Ferizaj, policia sekuestron dy armë

Kurti e Baker në darkë pune, diskutojnë për fuqizimin e bashkëpunimit

Policia sekuestron 73 motoçikleta në kuadër të planit `Siguria në trafik`

Transformimi i tulltores, Rama optimist, opozita e quan projekt të dështuar

Çeku: Një tjetër zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë

Kosova Times May 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Minatorët e `Trepçës` qe dy muaj pa paga

Kosova Times Kosova Times July 30, 2024
Shtetet e Bashkuara i dhanë Ukrainës një hua prej 20 miliardë dollarësh nga asetet ruse
Ka filluar takimi Kurti – Krasniqi
Një kanadez goditi dy persona me thikë dhe më pas vritet nga policia
Lajçak: Do të thërras takim për rregulloren e BQK-së, nëse ka gatishmëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?