By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Amerikanja iku me femiet ne Kroaci per shkak te fundit te botes
January 26, 2026
Një parajsë italiane pa rrugë dhe turistë
January 26, 2026
Ja sa para duhet të keni nëse doni të udhëtoni rreth botës – me anije
January 26, 2026
Republikanët kërkojnë hetim për vrasje
January 26, 2026
Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ASK: Kosova pritet të ketë rreth 1.6 milionë banorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > ASK: Kosova pritet të ketë rreth 1.6 milionë banorë
Ballina 1Financa

ASK: Kosova pritet të ketë rreth 1.6 milionë banorë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 11:04 AM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Rreth 1.6 milionë banorë të Kosovës besohet se kanë marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Në procesin e mëparshëm të regjistrimit të popullsisë, të mbajtur në vitin 2011, patën marrë pjesë rreth 1.74 milionë banorë.

Kjo do të thotë se popullsia në Kosovë besohet të ketë rënë për rreth tetë për qind.

“Ne e dimë të gjithë që ka tkurrje [të popullsisë], por ka edhe ndryshim edhe brenda Kosovës. Disa qytete janë rritur në mënyrë enorme, ndërsa disa janë zvogëluar”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, në konferencën e mbajtur më 27 maj.

Për dallim nga regjistrimi paraprak, këtë vit, diaspora e Kosovës e ka pasur mundësinë të regjistrohej online përmes portalit eKosova.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë të ditur se ky proces tani është zgjatur deri në fund të gushtit.

Sipas të dhënave të ASK-së, deri më tani besohet do të jenë rreth 600 mijë pjesëtarë të diasporës, të cilët nuk janë përfshirë në shifrën prej 1.6 milion banorëve që besohet se jetojnë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës e ka zgjatur procesin e regjistrimit sivjet – që ka nisur më 5 prill dhe duhej të përfundonte më 17 maj – për shtatë ditë, pas kërkesave nga disa komuna për zgjatje të afatit.

Kastrati është shprehur i kënaqur me procesin e regjistrimit dhe ka thënë se janë plotësuar të gjitha parimet ndërkombëtare për procese të tilla.

“Në përgjithësi të gjitha komunitetet në Kosovë kanë qenë të hapura dhe kanë qenë në favor të regjistrimit të popullsisë. Pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve ka qenë masive, përveç komunitetit serb në katër komunat në veri, që kanë marrë pjesë pjesërisht”, ka thënë ai.

Kastrati ka thënë, po ashtu, se janë mbajtur tri herë trajnime për regjistrues nga komuniteti serb, meqë disa kanë dhënë dorëheqje, pas nisjes së procesit.

Ai ka thënë se për pasojë, disa shërbime institucionale nuk do të mund t’iu ofrohen qytetarëve që nuk kanë qenë pjesë e procesit të regjistrimit të popullsisë.

Më 5 prill, kur edhe pati filluar regjistrimi – Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka thënë se serbët nuk do të merrnin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Një bojkot i ngjashëm ka ndodhur edhe në regjistrimin paraprak të popullsisë, në vitin 2011.

Ai proces nuk është mbajtur në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – të banuara me shumicë serbe, ndërsa edhe serbët në komunat e tjera në jug, me ftesë të Beogradit, kryesisht e patën bojkotuar procesin.

Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2.000 euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi.

Gjobat janë edhe më të mëdha, deri në 20.000 euro, për biznese.

Kastrati ka thënë se tani do të punohet në përpunimin, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave.

Sipas tij, të dhënat preliminare mund të publikohen dikur gjatë pjesës së parë të muajit korrik, ndërsa të dhënat finale pritet të publikohen rreth gjashtë muaj pas datës së nisjes së regjistrimit.

Kastrati ka thënë se, gjatë procesit, janë kursyer rreth 2.5 milionë euro për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të regjistrimit, blerjen e pajisjeve dhe për pagat e regjistruesve.

Sipas tij, regjistrimi i ardhshëm do të mbahet në vitin 2031.

You Might Also Like

Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën

Osmani në takim me McGurk, në fokus zgjedhjet dhe forcimi i demokracisë

Presidentja Osmani uron Australinë për Ditën Kombëtare

Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Arrestohet aktori Gerard Depardieu në Francë për rastin e dhunës seksuale

Kosova Times Kosova Times April 29, 2024
Vdes gruaja, fëmijë të plagosur në një aksident automobilistik në Vir
Korcok dhe Pellegrini vazhdojnë garën për president në Sllovaki
Mba kalon te Partizani
Kurti: Vlerat themeltare të KiE-së i rrinë natyrshëm qeverisjes sonë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?