By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”
November 21, 2025
Trafikanti shqiptar në Oropos dhe marrëveshja në Ishujt Kanarie
November 21, 2025
Thriller diplomatik para “orës zero”
November 21, 2025
Pije të nxehta dimërore që nuk kërkojnë radiator
November 21, 2025
Serbise zyrtarisht i hiqet medalja olimpike
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dënohet sulmi vdekjeprurës i Izraelit në Rafah
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dënohet sulmi vdekjeprurës i Izraelit në Rafah
Ballina 2Rajon / Botë

Dënohet sulmi vdekjeprurës i Izraelit në Rafah

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 5:17 PM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Një sulm ajror izraelit vdekjeprurës në qytetin Rafah në Rripin e Gazës, ka nxitur reagime të ashpra nga liderët botërorë, të cilët bënë thirrje për zbatimin e urdhrit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ndaljen e sulmeve.

Në mesin e të vrarëve kishte edhe të zhvendosur që po jetonin në tenda, të cilat u përfshinë nga zjarri.

Kritikat ndërkombëtare ndaj Izraelit janë duke u rritur për luftën e tij kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Madje, edhe aleatët më të ngushtë, përfshirë ShBA-në, kanë shprehur zemërim për shkak të vrasjes së civilëve.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, dhe shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, thanë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet të respektohet.

“Ligji ndërkombëtar vlen për të gjithë, edhe për mënyrën se si po e zhvillon luftën Izraeli, gjithashtu”, tha Baerbock.

Izraeli ka thënë se po i heton vdekjet e civilëve, dhe se në sulmin e së dielës e goditi një pikë të Hamasit dhe se vrau dy pjesëtarë të lartë të grupit radikal.

Sulmi i së dielës, i cili duket të jetë njëri prej më vdekjeprurësve, bëri që numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë gjatë luftës mbi shtatë muajsh në Gazë të arrijë mbi 36.000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Kjo Ministri tha se rreth gjysma e të vrarëve janë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Franca, një aleat i ngushtë evropian i Izraelit, tha se është e “indinjuar” me dhunën.

“Këto operacione duhet të ndalen patjetër. Nuk ka zona të sigurta në Rafah për civilët palestinezë. Bëj thirrje që ligji ndërkombëtar të respektohet plotësisht dhe ketë armëpushim të menjëhershëm”, shkroi presidenti francez, Emmanuel Macron, në rrjetin social X.

Në Rafah, qytetin jugor të Gazës në kufi me Egjiptin, janë strehuar më shumë se një milion njerëz – rreth gjysma e popullsisë së përgjithshme të Gazës – pasi janë zhvendosur nga pjesë të tjera të enklavës.

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka thënë se bombardimet si ai në Rafah do të kenë pasoja afatgjate për Izraelin.

“Izraeli, me këtë zgjedhje, po përhap urrejtje, urrejtje e rrënjosur që do t’i përfshijë fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre. Unë do të parapëlqeja tjetër vendim”, tha ai për SKY TG24.

Katari, një ndërmjetës i rëndësishëm mes Izraelit dhe Hamasit në bisedimet për të arritur marrëveshje për armëpushim dhe lirim të pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi, tha se sulmi do t’i “koklavit” bisedimet. Bisedimet kanë dështuar vazhdimisht për shkak të kërkesave të Hamasit për armëpushim afatgjatë dhe për tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza, të cilat Izraeli i ka hedhur poshtë publikisht.

Vendet fqinje, Egjipti dhe Jordania, të cilat kanë bërë marrëveshje paqeje me Izraelin dekada më parë, e dënuan sulmin në Rafah gjithashtu.

Ministria e Jashtme e Egjiptit e përshkroi sulmin si “shkelje të re dhe flagrante të ligjit ndërkombëtar”. Ministria e Jashtme e Jordanisë e quajti atë “krim lufte”.

Sulmi i së dielës ndodhi dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka urdhëruar Izraelin për t’i dhënë fund ofensivës ushtarake në Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës është strehuar, para se të niste ofensiva izraelite aty, më herët gjatë këtij muaji.

Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Lufta izraelite i ka vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Por, lufta izraelite ka shkaktuar edhe krizë humanitare në Gazë, duke bërë që rreth 80 për qind e popullsisë të zhvendoset dhe qindra mijëra njerëz të vuajnë nga uria, sipas zyrtarëve të OKB-së.

You Might Also Like

“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”

Trafikanti shqiptar në Oropos dhe marrëveshja në Ishujt Kanarie

Thriller diplomatik para “orës zero”

“Vuçiç nuk dëshiron një marrëdhënie partneriteti me BE-në, dhe tani kjo është e qartë për të gjithë”

Shtetasi serb dyshohet për aksident të rëndë trafiku me fatalitet në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Malisheva dhe Prishtina ndajnë pikët

Kosova Times Kosova Times May 14, 2023
Lista Serbe nuk ndryshon qëndrim për pjesëmarrje në zgjedhje, as pas Ohrit
Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re
Hajdari premton zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm në Tërstenik
Shembet një pjesë të Shtëpisë së Bardhë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?