By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE thotë se Witkoff ‘ka nevojë të vizitohet nga një psikiatër’ për shkak të planit të ngrirjes së aseteve ruse
November 22, 2025
“Mos e refuzoni menjëherë.” Ekspertë amerikanë mbi planin e paqes të Trump
November 22, 2025
Me kanellë dhe gjalpë: Një tortë me pamje modeste plot shije dhe kujtime
November 22, 2025
Sigurisht – me rum: A keni provuar verë të nxehtë karaibiane që të kënaq?
November 22, 2025
Hamburgerët më të mirë me qoften më lëngshme: Një truk i pazakontë që vërtet “funksionon”
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Islami: Tani Kosova mund t`i demantojë gënjeshtrat e Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Islami: Tani Kosova mund t`i demantojë gënjeshtrat e Serbisë
Lajme

Islami: Tani Kosova mund t`i demantojë gënjeshtrat e Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 6:50 PM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Më shumicë të votash, Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar të kësaj organizate.

Njohësi i sigurisë Avni Islami tha se meqë Kosova tashmë është pjesë e Asambles Parlamentare të NATO-s do t’i dëgjohet zëri dhe do ta ketë më lehtë që t’i demantojë gënjeshtrat e Serbisë.

“Aty ku dëgjohej zëri i Serbisë tashmë do të dëgjohet edhe zëri i përfaqësuesve të Republikës së Kosovës dhe kjo është një argumentim i mirë dhe është shumë më e lehtë që të demantohen gënjeshtrat e Serbisë të cilat në çdo forum ndërkombëtar duke përfshirë Këshillin e Sigurimit dhe organizmat e tjerë përpiqet që me gënjeshtrat e saj ta manipulojë me shtete të ndryshme. Tashmë mëqë Kosova është pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s do ti dëgjohet zëri dhe do ta ketë më lehtë që ti neutralizoj gënjeshtrat e Serbisë”, tha ai në “Info Plus”, në RTK.

Ai shtoi se gjëja e vetme qe tani nuk mund të bëjë Kosova si anëtare e asociuar është se nuk mund të votojë.

“Zëri i parlamentit të Kosovës, kërkesat të cilat janë të nevojshme t’i paraqesin institucionet e Kosovës përmes Asamblesë Parlamentare të NATO-s, do të adresohen më lehtë dhe do të jenë prezent në çdo instancë, çdo forum nëpër komitete”, tha ai.

Islami tha se shteti i Kosovës, Ushtria e Kosovës aspiron që në një periudhë sa më të shpejtë të  bëhet pjesë e Aleancës Veriatlantike.

“Deri me tani përveç konsumit të paqes dhe sigurisë brenda territorit të Kosovës aspirojmë që Kosova me ushtrinë e vet të prodhojë paqe dhe siguri jo vetëm për vendin tonë, por së bashku me Aleancën Veriatlantike të kontribuojnë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon edhe në botë”, tha Islami.

Sa i përket situatës së përgjithshme, Islami tha se gjendja në Kosovë sidomos në veri është e qetë dhe pa tendenca të destabilizimit.

“Që nga 24 shtatori i vitit të kaluar, kur është ndërmarr një aksion terrorist, paraushtarak i militarëve nga forcat serbe të dirigjuara nga Aleksandër Vuqiçi, dhe pas një fitore në teren nga ana e Forcave të Sigurisë së Kosovës, dhe një fitore e madhe në rrafshin ndërkombëtar institucionet e sigurisë së Kosovës kanë arritë ta shtrijnë sovranitetin, integritetin cep më cep edhe në veriun e Kosovës. Kjo tregon se gjendja e sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës por dhe në veçanti në katër komunat e veriut të Kosovës ku në vazhdimësi kemi pasur probleme me grupe të ndryshme kriminale, dhe me strukturat paralele të Serbisë, tashmë në atë pjesë të Kosovës vepron rendi dhe ligji, kushtetutshmëria e jonë dhe se kemi një gjendje stabile, ku nuk pres që edhe në të ardhmen të ketë destabilitet”, tha ai.

You Might Also Like

Arrestohen dy persona në Podujevë, u kapën me 2000 euro të dyshuara

Sekuestrohen 20 euro dhe 1.000 franga të falsifikuara që u deponuan në Pejë

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Rama për Ditën e Alfabetit: Shqipja vulosi rrugën drejt së ardhmes

Trafiku Urban’: Qarkullimi i autobusëve rrezikon të pezullohet plotësisht

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Fitues Zelensky, Vuçiç do të vazhdojë të njollosë imazhin e pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor”: Analiza e samitit të fundit në Athinë në Kyiv Post

Kosova Times Kosova Times August 26, 2023
Ratifikohet marrëveshja prej 20.2 mln. Euro mes MBPZhR-së dhe GIZ-it gjerman
Ismaili: Kurti, arkitekt i një mentaliteti bllokues
BQK: Provizionet për kredi u zvogëluan për 4.80 milionë
Plani i Rritjes i BE, Marta Kos uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?