By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raportohet për 35 persona të vdekur në Rafah nga sulmet ajrore izraelite
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Raportohet për 35 persona të vdekur në Rafah nga sulmet ajrore izraelite
Ballina 2Rajon / Botë

Raportohet për 35 persona të vdekur në Rafah nga sulmet ajrore izraelite

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 9:01 AM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Punëtorët shëndetësorë palestinezë kanë thënë se sulmet ajrore izraelite kanë lënë të vdekur të paktën 35 persona të dielën, si dhe kanë goditur tendat e personave të zhvendosur në qytetin jugor Rafah.

Shumë persona tjerë është raportuar të jenë përballur me flakët e zjarrit.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës ka thënë se gratë dhe fëmijët përbëjnë numrin më të madh të të vdekurve dhe plagosurve.

Për këto sulme raportohet dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka urdhëruar Izraelin për t’i dhënë fund ofensivës ushtarake në Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës është strehuar, para se të niste ofensiva izraelite aty, më herët gjatë këtij muaji.

Dhjetëra mijëra njerëz vazhdojnë të jenë ende në Rafah, ndërsa shumë të tjerë kanë ikur.

Pamjet prej skenës së sulmit ajror izraelit kanë shpërfaqur shkatërrim të madh.

Ushtria izraelite e ka konfirmuar sulmin dhe ka thënë se ka goditur instalime të Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – dhe që ka vrarë dy militantë të lartë të grupit.

Sulmi ajror është realizuar disa orë pasi Hamasi ka thënë se ka nisur një mori raketash prej Gazës deri në Tel Aviv të Izraelit, si shenjë qëndrese pas më shumë se shtatë muajve, prej kur ka nisur ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit.

Izraeli nuk ka raportuar për ndonjë viktimë apo dëm nga raketat e Hamasit dhe ka thënë se disa prej tyre janë kapur dhe shkatërruar në ajër.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, lufta në mes të Izraelit dhe Hamasit ka lënë të vrarë rreth 36.000 palestinezë.

Izraeli e fajëson Hamasin, me arsyetimin se po operon në zona të banueshme.

Hamasi e ka nxitur këtë luftë më 7 tetor të vitit të kaluar, pas një sulmi në tokën izraelite.

Në atë sulm, militantët e Hamasit kanë vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe kanë marrë peng 250 të tjerë.

Hamasi ende i mban peng rreth 100 persona.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu beson se Izraeli duhet të marrë kontrollin e Rafahut për të eliminuar batalionet e mbetura të Hamasit dhe që të arrijë “fitore të plotë” ndaj militantëve, të cilët së fundi janë rigrupuar në pjesë tjera të Gazës.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Greta Thunberg: Izraelitët futën 60 persona në kafaze dhe thanë se do të na vrisnin me gaz

Kosova Times Kosova Times October 8, 2025
Publikohet një listë e vendeve më të sigurta nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore
Haradinaj: Beogradi të heqë dorë nga instrumentalizimi i serbëve të Kosovës
Osmani takon ministren e Turizmit të Shqipërisë, e falënderon për përkrahje
Peru, arkeologët zbulojnë vendin 600-vjeçar ku mendohet se sakrifikoheshin fëmijët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?