By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë në vlerë 1 miliard euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ukraina dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë në vlerë 1 miliard euro
Ballina 2Rajon / Botë

Ukraina dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë në vlerë 1 miliard euro

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 5:40 PM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, e kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe për sigurinë, sipas të cilës Madridi do t’i ofrojë Kievit ndihmë ushtarake në vlerë 1 miliard euro këtë vit.

Lajmi u bë i ditur gjatë një konference të përbashkët për media mes dy liderëve në Madrid, ku Zelensky mbërriti të hënën për bisedime me Sanchezin dhe Mbretin Felipe VI të Spanjës.

Para vizitës së tij, gazeta spanjolle El Pais raportoi se Madridi synon t’i dërgoj Ukrainës raketa për kundërajrorin Patriot dhe tanke Leopard, në kuadër të një pakoje të ndihmës ushtarake.

“Për periudhën deri në vitin 2027, Ukraina do t’i pranojë 5 miliardë euro nga Spanja përmes Fondit Evropian për Paqe”, tha Zelensky në konferencë për shtyp.

Marrëveshja dypalëshe për sigurinë është e 10-ta që Ukraina e nënshkruan me aleatët e vet perëndimorë, pas atyre me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Danimarkën, Kanadanë, Italinë, Holandën, Finlandën dhe Letoninë.

Zyra e Zelenskyt tha se është duke u punuar gjithashtu për marrëveshje dypalëshe për sigurinë me Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Rumaninë, Norvegjinë, Greqinë dhe Bashkimin Evropian.

Zelensky ishte detyruar ta shtynte vizitën në Spanjë në vende të tjerë në fillim të këtij muaji, pasi trupat ruse e nisën një ofensivë në rajonin e Harkivit.

Së paku 14 njerëz u vranë nga bombardimet ruse në një qendër tregtare në Harkiv në fundjavë. Dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmi i 25 majit, i cili goditi një qendër tregtare të mbushur me vizitorë.

Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur ditëve të fundit nga rajoni lindor ukrainas i Harkivit, ku Rusia më 10 maj nisi një ofensivë tokësore, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë më 21 maj.

Rusia ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nis mbledhja e mbeturinave në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times March 15, 2023
Ramadani: E merituam fitoren, ndaj Legia-s nuk shkojmë me flamur të bardhë
Mbahet mbrëmja japoneze
Krimi qe tmerron: Shiti mbesën si nuse për 6 mijë euro, ekzekutohet 45-vjeçari, familjarët i vënë flakën shtëpisë së autorit
Chollet kërkon uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kthimin në dialog
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?