By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
December 13, 2025
Witkoff udhëton për në Berlin: A mund të arrihet paqja në Ukrainë deri në Krishtlindje?
December 13, 2025
Kritikëve publikë të qeverisë ruse do t’u hiqet e drejta për të ardhura në Rusi dhe për shërbimet konsullore jashtë vendit, si dhe do t’u ndalohet shitja e apartamenteve dhe makinave
December 13, 2025
Qyteti çek ku lindi dollari
December 13, 2025
Shtëpia e Bardhë më e pasur në histori: Administrata Trump ka 12 miliarderë
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Veseli në Speciale: Gjykimi të jetë i drejtë, fer dhe në kohë të arsyeshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Veseli në Speciale: Gjykimi të jetë i drejtë, fer dhe në kohë të arsyeshme
Ballina 1Lajme

Veseli në Speciale: Gjykimi të jetë i drejtë, fer dhe në kohë të arsyeshme

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 6:46 PM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq në konferencën e së hënës para trupit gjykues në Hagë ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, jo që nuk do të mund ta përfundojë çështjen e saj në prill të 2025, por as afër kësaj periudhe.

“ZPS bëri parashtrime më 21 maj sa i takon thjeshtësimit të provave të veta dhe kjo ka qenë në vijim të zotimeve të veta që ka pasur mbi ecurinë e çështjes në mars. Vërejmë që ZPS kanë propozuar disa reduktime dhe kanë reduktuar me 40 orë totalin e orëve që kanë kërkuar fillimisht. Megjithatë, ne mendojmë se është e drejta e të akuzuarve që të kenë të një proces të drejtë dhe të përshpejtuar. Me këtë parashikim që kanë dhënë ata, nuk ka të ngjarë të përfundojë në prill të 2025 dhe as afër të asaj periudhe”, ka deklaruar Luka Mistiq avokat mbrojtës i Hashim Thaçit.

Për ecurinë e procesit të stërzgjatur në këtë gjykatë, përplasje pati në seancë mes avokatit të Kadri Veselit Ben Emmerson dhe kryegjyqtarit Charles Smith.

Në këtë seancë ka folur edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili po gjykohet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Veseli kërkoi që procesi në këtë gjykatë të jetë, transparent, i drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Çështja e parë ka të bëjë me kohëzgjatjen e këtij procesi, që nga dita e parë kur jemi futur në këtë sallë, Prokuroria ka kërkuar në mënyrë transparente 545 orë. Prej ditës së parë, faktikisht, secili e kemi ditur se 545 orë me procesin që do ta zhvillojmë në këtë sallë, do të kalonin 3 vjet ose 4 vjet, edhe nëse fare asnjë pyetje nuk do të bënte as mbrojtja e as ju si trup gjykues. Nuk dua të paragjykoj, por dua të them se, besoj është në interes të publikut, jo vetëm tonin, që dikush duhet të merr përgjegjësinë e vendimmarrjes, që ky proces para popullit të Kosovës të jetë jo vetëm fer, jo vetëm transparent, jo vetëm të respektojë procedurat e Kushtetutën e Kosovës, por edhe të ruajë dhe garantojë një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme”, ka deklaruar Kadri Veseli.

Veseli po ashtu kërkoi të mos cenohet besimi i qytetarëve të Kosovës në drejtësinë ndërkombëtare derisa bëri edhe komentet e tij lidhur me përplasjet në mes të kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith dhe avokatit Ben Emmerson.

“Unë si njëri nga të akuzuarit, i nderuar, frikësohem se nëse nuk respektohen këto parime, nuk ka të bëjë me fatin tonë individual, por me një mesazh që do ta dërgojmë te populli i Kosovës i cili e ka krijuar, me vetëdije të plotë, por edhe me besim këtë gjykatë, tek ju si partner tanë ndërkombëtarë, dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të cenohet besimi që ka shtetin ligjor dhe drejtësinë ndërkombëtare. Është edhe një çështjet tjetër që ka të bëjë me mua si të akuzuar dhe me avokatin tim: i nderuar trupi gjykues, po e shoh një komunikim që nuk është normal e joprofesional. Nuk po paragjykoj, por si i akuzuar kam drejt të jap mesazh: nuk do të doja që në gjera që janë jashtë realitetit tim të ndikohet e paragjykohet, sepse ka një mospërmbajtje në adresimet e avokatit tim”, theksoi tutje Veseli.

Avokati Mishetiq këtë konferencë e kërkoi pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar më 25 maj ka njoftuar se ka bërë reduktimin e disa dëshmitarëve në listën e tyre të provave.

You Might Also Like

U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dyshuari në Obiliq

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

‘Liria ka emër’! Shkupi sot proteston, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Moti sot i vranët, me mjegull dhe me intervale me diell

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pivovarov ishte “viktima” e parë: Kështu u formua grupi i punës kundër “revolucioneve me ngjyra”, për të cilin Vulin udhëtoi për në Moskë

Kosova Times Kosova Times September 13, 2024
Shënohet sot Dita Nacionale e komunitetit Egjiptian të Ballkanit
Aktakuzë për krime të luftës kundër popullsisë civile
Horoskopi ditor për 16 Mars
Viktimat e Epsteinit hartojnë një listë me emra. “Fajtorët janë të mbrojtur sepse janë të pasur dhe të fuqishëm”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?