By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zeka: Masat e BE-së ndaj Kosovës, të paarsyeshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zeka: Masat e BE-së ndaj Kosovës, të paarsyeshme
Lajme

Zeka: Masat e BE-së ndaj Kosovës, të paarsyeshme

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 8:29 PM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës nuk janë të arsyeshme sepse prej tyre humbin mundësi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe nga to pësojnë qytetarët e shtetit.

“Në rrethana të tjera nga masat e tilla do duhej të ishin vendimmarrësit ata të cilët do duhet ballafaquar me to. Megjithatë kështu nuk funksionon politika. Kështu nuk funksionojnë as raportet gjeopolitike, as raportet ndërmjet shteteve. Për fat të keq ne si qytetarë të këtij vendi i vuajmë pasojat e gabimeve të institucioneve”, tha ai në një intervistë në Info Plus të RTK-së.

Sipas tij disa vendime ndonjëherë mund të merren shumë më lehtë se sa mund të revokohen. “Pastaj vjen mundësia që për shtete individuale, anëtare të Bashkimit Evropian që të vënë kushte që ne duhet t’i plotësojmë”, tha ai .

Ai ka folur edhe për çështjen e raporteve ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve dhe çështjen e dinarit.

“Natyrisht janë raporte që ne do duhej të bënim çmos që t’i kultivonim e t’i sillnim në nivelin më të lartë. Besoj që ne historikisht e dimë rëndësinë e raporteve të pacenueshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, prandaj është e pakuptimtë që institucionet tona nuk po e bëjnë të vetmen gjë e cila po kërkohet nga zyrtarët e lartë amerikanë, e që është koordinimi me ta”.

Duke folur për vendimin e BQK-së, Zeka theksoi se Kosova ka të drejtë të caktojë politikat e veta monetare, por sipas tij disa çështje janë më të ndjeshme sepse prekin edhe jetën e një komuniteti.

“Asnjëri prej tyre nuk e kanë mohuar të drejtën tonë, e as të BQK-së që të marrin vendime. Ajo çfarë është kërkuar nga zyrtarët amerikanë dhe të BE-së është një koordinim paraprak ndërmjet institucioneve tona dhe tyre”, tha Zeka.

E duke folur për deklarimin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, për heqjen e masave për produktet serbe, por jo për heqjen e sanksioneve të BE-së për Kosovën, Zeka tha se këto janë dy çështje të ndryshme .

“E para është një vendim që ka të bëjë më rregullimin ose prishjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore që është parakusht për integrimin e shteteve në Bashkimin Evropian. Unë besoj që Qeveria e Kosovës do të reflektojë dhe sa më shpejtë e mundur te rishikoj këtë vendim”, deklaroi Zeka. Ai tha se kjo është një pengesë që më shumë i godet kompanitë që përfaqësojnë interesat e huaja si ato amerikane, gjermane, zvicerane dhe belge, se sa ato serbe.

You Might Also Like

Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’

Haradinaj në Deçan:Ramosaj ka vullnet e energji për punë e projekte të reja

PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim

Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës

Limaj: Me Nismën e ardhmja e Prishtinës do të jetë në duar të sigurta

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

15,000 njerëz u evakuuan në Dresden për shkak të bombës së Luftës së Dytë Botërore

Kosova Times Kosova Times April 15, 2023
Policia dëboi në Beograd protestuesit nga stacioni hekurudhor i Prokopit
Punonjësit mjekësorë australianë mburreshin për vrasjen e pacientëve izraelitë
Kamberi njofton Kurtin për zgjedhjet në Serbi
Presion për ta shkarkuar drejtorin nga RTK, AGK-ja mbështet shqetësimet e organizatave ndërkombëtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?